Ambasadori i OSBE: Është koha që ata të pajtohen
Faqe 3
S’ka drita duke qarë
NGA ARIAN ÇANI Ka më shumë se dy javë që në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë janë shtuar ankesat e përhershme të qytetarëve për dritat dhe ujin. Por a mjafton vetëm të qahesh? Që pushtetarët të bëjnë detyrën kur dritat mungojnë në shtëpinë tënde, ti nuk duhet të jesh një qaramani i vetmuar e kokëulur. Që drejtuesit e këtij vendi të vrapojnë për të rregulluar transformatorin e shpërthyer të Fierzes, ti s’duhet të tregosh se përshtatesh kaq lehtë me çdo situatë absurde që pllakos papritur në jetën tënde. Ti duhet të reagosh me mençuri e gëzim qytetar. Ndryshe- edhe kur s’e çajnë kokën- mos u anko nga ata për të cilët ti ke ëndërruar t’i shohësh në kolltukun e pushtetit. Kështu në fund të këtij shekulli, shqiptarët kanë zgjedhur ende të rrinë duarkryq përballë absurdit të ditëve që ikin e vijnë sa herë të duan, të rubinetave që tashmë kanë zënë ndryshk dhe rrugëve që në krye të disa javëve tregojnë sërish vrimat e tyre të errëta. Ti bërtet me të madhe, i revoltuar se nuk bën dot një dush, ulërin nga dhimbja që të shkakton plaga e hapur edhe pas operacionit nën këtë vapë të çmendur; zhgënjehesh me lokalin tënd të preferuar ku akullorja të vjen e shkrirë; del me vrap nga zyra e punës sepse kondicioneri nuk funksionon; ziesh e bën sherr në familje kur papritur e gjen veten të bllokuar në shtëpi: as edhe një këmishë e larë, lavatriçja nuk mund të punojë pa drita. Nuk janë të gjitha këto që ty të bëjnë aq shpesh të thuash: “po më nxihët jeta”? Dhe ke gjithnjë tendencën të fajësosh ata, PUSHTETARËT, të cilët ikin me pushime jashtë Shqipërisë, të cilët e marrin me nge e nuk vrapojnë për të rivendosur në punë një “dreq” transformator elektrik, një digë gjigande qoftë ai. Ti shfryn lart e poshtë, nëpër korridoret e pallateve, nëpër shtëpi e kalene dhe thërret me të madhe se “ky vend është i destinuar të mos bëhet kurrë”. Por ti harron se kjo revoltë është vetëm e jotja dhe se zëri që lëshon nuk i kalon kufijtë e pragut të shtëpisë tënde. Sa mirë ti bindesh kaq lehtë kur nga e majta apo nga e djathta të bëjnë thirrje të vraposh në kutitë e votimit! Ndërsa ke mbi shpatë vijat që përpjetëshme me shirat, bidonat e kovët në korrid për të siguruar atë ujë, që për më tepër, del me një ngjyrë të dyshimtë. E pastaj pret që ata, PUSHTETARËT, të vrasin mendjen për ty, të nxitojnë për të të sjellë ujin dhe dritat, të alarmohen nga gjendja e frikshme që shkakton vapa në dhomat e errëta të spitaleve. Kot shpreson. Qeveritë e Greqisë, Italisë apo Francës, me siguri që do ta përcillnin me qejf çmimin e benzines apo cigareve, nëse popujt e këtyre vendeve do të qëndronin duarkryq, indiferentë apo të shfrynë sërish më vete nëpër kafene. E që pushtetarët shqiptarë të bëjnë detyrën, revolta jote nuk mund të jetë individuale. Që ata të ndërpresin eksperimentin e palum me durimin tënd, ti vetë duhet ta çosh këtë durim.
Kujdes nga Sigurimi
Godo dhe OSBE kundër ligjit për SHIK-un
F 3
Milloshi e Hasani: Do marrim elektoratin E PS
Komunistët në Korçë
F 4
Konsultime për Kosovën me ish- presidentin
NATO, 14 ushtri do të zbarkojnë në Shqipëri
Marinsa amerikanë gjatë manovrave të para në detin Adriatik
Foto REUTERS
Marinsa amerikanë gjatë manovrave të para në detin Adriatik. Foto REUTERS
Teta ankohet te Mejdani
Lista e spastrimeve, e hartuar më parë nga Nano
Teta ankohet te Mejdani
Diskutohen ndryshimet në polici. Jo shkarkime masive, mund të ketë revolta
Ministri i Rendit Teta “ankohet” tek Mejdani për shkarkimet masive nga detyra të krerëve lokalë të policisë me nismën e kryeministrit Nano, si dhe mungesën e burgjeve për të arrestuarit. Dje në orën 12.00, kreu i rendit ishte në zyrën e Presidentit, ku mes të tjerash mësohet se është diskutuar edhe për problemin më të mprehtë të ditëve të fundit. Ai të lëvizjes së krerëve të policisë. Mësohet se Teta nuk ka qenë shumë dakord me atë që ka vendosur Nano, pra shkarkimin masiv të drejtorëve në prefektura.
F 7
në Korçë
Everts takon Ramiz Alinë
F 3
Kushte çnjerëzore, tmerr në qelitë e tejmbushura
Të burgosurit lagen me ujë
F 9
Zbardhet misteri islamikut, kishte ardhur për trafik
Francezi ishte në kërkim
F 6