11/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 gusht 1998

Mafia stërvit fëmijët

Mbi 150 minorenë shqiptarë në duart e kriminelëve Faqe 7

Shija e rikthimit

NGA GAVROSH LEVONJA Duket se edhe projektligji për Agjencinë Informative të Sigurimit Kombëtar, i fundit i miratuar nga parlamenti para ikjes me pushime, do të ketë fatin e shumicës së projektligjeve të tjera, të cilët nuk kanë mundur të shndërrohen në ligj pa provuar shijen e hidhur të rikthimit për shqyrtim nga ana e presidentës. Në një përfundim të tillë të çojnë reagimet e shumta negative për defekte të ndryshme tek “ligji në fjalë, të ardhura nga drejtimet të shumta. Pakanëqësi për të metat ekzistuese në këtë ligj, erdhën jo vetëm nga opozita, duke përfshirë edhe atë “konstruktive” apo “të emëruar” siç e quan Berisha, por edhe nga institucionet të ndryshme të të drejtave të njeriut, përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri, si dhe specialistë të kësaj fushe. Hipoteza e kthimit të këtij projektligji për diskutim në parlament bëhet edhe më e besueshme kur një gjë e tillë paralajmërohet nga vetë kreu i parlamentit Gjinushi, ndonëse pasi e kishte firmosur projektligjin e miratuar nga Durrësi, ku ia kishin dërguar. Megjithatë, rikthehet apo jo në parlament Ligji për AISK, shiu i vërjetjeve mbi të nga mjedise të ndryshme të çon në përfundimin se hartuesit e tij e kanë ndërtuar atë ndoshta të prirur më shumë për t’u krijuar komoditet sa më të madh njerëzve të tjerë sekret në punën e tyre. Ndërsa, përsa u përket deputetëve, të cilët i ndezën dritën e gjelbër miratimit të tij, këta, kush e di nuk kanë dashur të lodhen për të gjetur të metat e tij, duke u a lënë këtë të tjerëve, pavarësisht se në këtë mënyrë reflektohet injorancë apo papërgjegjshmëri. Mundet që në nxitimin e parlamentareve për miratimin e tij të ketë ndikuar padurimi për të shkuar drejt plazheve apo dhe frika për ndonjë hakmarrje të integralistëve islamikë e lidhur pas shpërthimeve në Kenia e Tanzani. Duke lënë mënjanë këto, është një diçka tjetër që të shqetëson. Megjithë vërjetjet e shumta që të shoqësojnë. Megjithë vërjetjet e shumta që të bëra në adresë të këtij ligji, përfaqësues të qeverisë, e cila e ka dërguar projektligjin në parlament, në vend që t’i marrin në konsideratë këto vërjetje në mënyrë që të bëjnë korrigjime e nevojshme, vazhdojnë të shprehen me superlativa për të duke thënë se “është një ligj i shkëlqyer”, se “është kopjuar modeli i këtij apo atij vendi” e të tjera si këto. Qëndrime të tilla tregojnë se një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë nuk janë në gjendje të kuptojnë se ligji nuk bëhen vetëm për sot e nesër, po për disa periudha shumë më të gjatë. Nuk përjashtohet edhe aspekti edhe ndikimi i faktit që bëhet në këtë aspekt akoma me kushtetutë tek i cili mbështeten të gjitha ligjet.

Serbët shkelin qiellin shqiptar

Faqe 5 Ushtarë dhe helikopterë serbë pranë kufirit me Shqipërinë Foto REUTERS

Nis sherri për SHIK-un

Pas miratimit nga Parlamenti, pritet firma e Presidentit Fino: Ligji është shumë mirë. Gjinushi: Meidani ta kthejë edhe një herë në Kuvend Pas miratimit nga Parlamenti, pritet firma e Presidentit Nis sherri për SHIK-un Fino: Ligji është shumë mirë. Gjinushi: Meidani ta kthejë edhe një herë në Kuvend Gjinushi dhe Fino u gjendën dje kundër njëri-tjetrit për Ligjin e SHIK-ut. Kryetari i Parlamentit shprehet që pas miratimit-rrufe të ligjit për SHIK-un Presidenti ta kthejë atë për një riformulim. Bëhet fjalë për nenin 13, ku thuhet se personat juridikë dhe fizikë janë të detyruar t’u japin informacion punonjësve të SHIK-ut për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. F 3

Gjendet në Vlorë mjeti i parlamentar[it] italian / I vidhet skafi Kryedep[u]tetit

Gjendet në Vlorë mjeti i parlamentar[it] italian I vidhet skafi Kryedep[u]tetit F 9

Ministri Milo kundërshton lidhjet me terroristët “Xhihadi”, vepër e UDB

F 2

Komiteti Drejtues shkarkon Tushën. Theu statutin / Vlorë, PS heq rebelin

Komiteti Drejtues shkarkon Tushën. Theu statutin Vlorë, PS heq rebelin F 3

Gjinushi: Kush solli fondamentalizmin / Gazided[e] nxiti islamizmin

Gjinushi: Kush solli fondamentalizmin Gazided[e] nxiti islamizmin F 2

Elbasan, arrestohet grupi që vepronte prej 2 vjetësh / Kაპen trafikantët e prostitutave

Elbasan, arrestohet grupi që vepronte prej 2 vjetësh Kapեն trafikantët e prostitutave F 10

Interpol njofton Tiranën/ Në Greqi, Itali e Austri kampe të miturish nga Shqipëria