Kryetari Abdiu: Po e firmosi Meidani, do e kthejmë në
Gjykata Kushtetuese rebelohet/ Jemi kundër ligjit për Shërbimin sekret
Faqe 3
Kosova në Rogner
NGA FRROK ÇUPI
Mikun tim e gjeta të ulur pranë njëres nga tavolinat e Kafesë, rreth së cilës rrinë edhe 2-3 vetë të tjerë. Ky u ngrit pak, dhe duke vështruar nga të tjerët, tha: “Ministra të Kosovës...”. Kishte dy-tri ditë që me kishin rënë në sy ata dy njerëz me fytyra të buta, me kostume rrëshqitëse ngjyrë mjalti, tek vështronin pak si të hutuar. Dukeshin që ishin kosovarë, dhe me poste, ndërsa mbanin gravatë në këtë pikë vape. Megjithatë nuk kisha mundur t’i mendoja si ministra.
Një kënaqësi që njeh dy miq të rinj, aq më tepër nga Kosova, të përzihesh natyrshëm me një ndjesi tjetër të dyfishtë: E para, është ndjesia shumë pozitive që disa shqiptarë të Kosovës vijnë të shijojnë Hotelin më luksoz të Tiranës, me emrin e thjeshtë “Rogner”. Ndërsa ndjesia e dytë është pak e hidhët: Që këtë nga Rogner ose nga një “Rogner” tjetër, pihet kafe e birrë gjithë ditën duke folur për luftën në Kosovë. Po të ishte Kosova një Zonë e bukur (sikurse është), por një gjallese që flet e reagon, me siguri do të thoshte: “Rrini bijtë e nënës, shijojeni jetën tuaj edhe në Rogner, por mos e përzieni dhunën time me jetën tuaj larg meje”. Kosova është një perlë dhe një frymë njerëzore e pashoqe dhe këtë gjë e thotë përditë.
Mirëpo, a mos vallë, në këtë artikull unë po them se këta njerëz që shijojnë bukurinë dhe luksin këtu në Tiranë, në Gjermani, në Amerikë, në Zvicër, etj, duhet të lënë gjithçka dhe të turren për në Kosovë ku po luftohet?! Jo, kështu po thërrasin “patriotët” dhe “nacionalistët” që lëshojnë plumba fjalësh për të nxitur njerëzit të futen në luftë, ndërsa për vete fshihen aty ku nuk i gjen as zbuluesi më i shkathët. Klasa politike, deri diku e dëshmuar kosovare, bëri gabimin fatal që bazuar mbi folklorizëm dhe nxitime të vogla, e futi popullin e vet në luftë duke mos ditur se si dilet, duke shkaktuar qindra të vrarë nga radhët e më të pafajshmëve. Në përgjithësi fjalët për luftë erdhën më së shumti nga politikanët që shijojnë hotelet luksoze të Europës.
Pra edhe një herë, nuk do të ishte aspak rëndësi që ministrat e Kosovës ndodhen në Rogner, në qofëse ata që nga “Rogneri” nuk do të bënin thirrje vetëm për luftë. Lufta është e bërë me fund dhe nuk e di mirë si mund t’u dërgosh njerëzve. Ne, njerëzit fisnikë të një vendi që të bukur sa është Shqipëria, kemi pasur një fat të keq, të krijuar prej vetes sonë, që në përgjithësi thirrjet “patriotike” i kemi lëshuar nga jashtë. Duke qenë jashtë Kosovës tani, dhe ndërkohë duke marrë poza et “shpëtimtarit”, njeriu i shkretë ngarkohet me mëkate të mëdha.
(vijon në faqen 3)
Gati predhat kundër serbëve
Faqe 5
Një grua e ikur nga Llausha duke i dhënë gji fëmijës në një shkollë të Drenicës. Foto REUTERS
Grabitët një 18-vjeçare në mes të Tiranës
Nuk dihet ende fati i saj. Prindërit në merak, policia po heton
Dje, pikërisht në mes të Tiranës, afër Piramidës (ish-Muzeu i Enverit) një 18 vjeçare është bërë pre e një rrembimi të dy njerëzve të armatosur, të dy djem të rinj, njëri prej të cilëve është identifikuar nga policia kriminale.
Pra, vajza e re, e cila po shkonte drejt vendit të punës kanë rënë në mënyrë të befasishme në duart e dy kriminelëve, të cilët më pas kanë udhëtuar drejt një qyteti, emri i të cilit mbahet sekret nga policia për shkak të hetimeve. Ngjarja ka ndodhur dje para paradite dhe si pasojë policia e disa rretheve me urdhër të zv.ministrit Ilir Cano u vu në të gadishmëri të plotë duke bllokuar pikat kryesore të lëvizjes,ndonëse policia u njoftua paksa me vonesë për rrëmbimin e vajzës. Zyrtari i lartë tha për “KJ” se po punohet në dy drejtime nga ku mund të jenë strehuar rrëmbyesit. Ngjarje të tilla, të rrëmbimeve të femrave, janë shtuar kohët e fundit,duke bërë që ato të furnizojnë tregun e pangopshëm të prostitucionit në Itali dhe Greqi. Ndaj këtyre kriminelëve, të cilët rrëmbejnë vajzat, duke ua shkatërruar atyre të ardhmen, ndërsa familjeve të tyre u shkaktojnë jetën, duhet vetëm një gjyq: plumbi. Ndryshe nuk mund të lufohet krimi në këtë vend të mbushur me krime pafund.
A.N.
Frikë në rrethe, sasira mielli s’janë kontrolluar
Bukë me helm 10 në spital
F 11
Intervistë me Kryetarin e SHIK-ut, z.Fatos Klosi
Ja terroristët në Shqipëri
F 2
Alarm, shefat e shkarkuar po grabisin dokumentat
Ikin sekretet e policisë
F 7
Rebeli Tusha paralajmëron: Baza, konflikt me qendrën
Vlora, rrezik për Nanon
F 4
Operacion në Itali, pranga për gjashtë shqiptarë
Prostitucion me minorenet
F 6
Alarmohet jugu i Italisë, një mal me canabis
Kapen 700 kg drogë
F 9