13/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 gusht 1998

Rrezik, buka e helm[u]ar

Të konsumohet brenda ditës. Gjithë mielli në Tiranë, i infektuar Faqe 19

Trojka thyejnë Berishën

NGA GAVROSH LEVONJA Në fillim të këtij viti, kur PD ndodhej jashtë parlamentit ishte një “trojkë” e Evropës ajo e cila u dha “dorën e fundit” përpjekjeve që partia e Berishës të rikthehej edhe një herë aty. Dukesh se edhe tani po një “trojkë” evropiane po e shtyn Berishën drejt dyerve të parlamentit. Që vendimi për të dalë nga parlamenti i marrë nga PD disa muaj më parë ishte i gabuar nuk kishte asnjë dyshim. Ajo që vihej në diskutim ishte vetëm forma dhe momenti në të cilin partia më e madhe e opozitës me Berishën në krye do të zinte edhe një herë vendet e saj në sallën e parlamentit. Mbi të gjitha, gjë për të cilën nuk dyshohej aspak, faktori i jashtëm, i cili qoftë edhe për shkak të zhvillimeve në Kosovë, është i interesuar për një klimë sa më të qetë në Shqipëri, do të përdorte të gjitha mjetet dhe mënyrat normale për t’i bërë presion PD-së që të hiqte dorë nga një vendim që në radhë të parë më shumë se çdo, dëmtonte vetë atë. Në fakt me një hap të tillë spektakolar, veç të tjerash, Berisha, dashje pa dashje, kishte marrë mbi vete një pjesë të madhe të përgjegjësisë për acarimin e klimës politike në vend. Është e qartë se një Berishë i vlerësuar sipas parametrave të disa muajve apo një viti më parë do të përbënte një arsye të rëndësishme që faktori i jashtëm ta “linte rahat” edhe për ca kohë qeverinë aktuale deri në daljen e një figure bindëse nga gjiri i opozitës. I ndërgjegjshëm për këtë, vetë ai, duke parashikuar sugjerimet nga jashtë, në ndonjë rast ishte shprehur se “nuk do të pyesim as për faktorin ndërkombëtar”. Por, nuk do të kalonte shumë kohë dhe sinjalet nga jashtë në drejtim të PD-së për t’u kthyer në parlament, do të mbërrinin në selinë e saj. Tani së fundi, është “trojka” evropiane e ndodhur në Shqipëri këto ditë, e cila u shpreh në mënyrë eksplicite lidhur me domosdoshmërinë e të bërit opozitë nga PD, në radhë të parë në parlament. Një rikthim në parlament pa dyshim që do t’i shërbente Berishës për të çuar më tej punën e mundshme të rehabilitimit të tij para bashkësisë ndërkombëtare, gjë të cilën lideri i PD-së e di mirë se kushedo. Jo më kot ai i ka moderuar së tepërmi opcionet e tij lidhur me Kosovën duke hequr dorë nga loja me kartën e nacionalizmit si dhe duke gjetur mënyrën për ta integruar partinë e tij në procesin e bërjes së vendit me kushtetutë. Në këtë mënyrë, kthimi në parlament do të ishte një komplementim i dy hapave të mësojrm duke bërë që forc[a?] e bindja jashtë, se Sali Berisha, është shndërruar në një lider të moderuar, dialogut dhe kompromisit. Ndoshta bashkësia ndërkombëtare ndoshta do të na flasë pa shumë komplimenta me kundërthëniet e tij që ndodhen në pushtet.

Hakmerren UÇK-ja, serbët tërhiqen

Faqe 5 Luftëtarë të UÇK në fshatin Llaushë Foto REUTERS

Zbul[o]het mafia e të miturve

Trafik fëmijësh e organesh, kupola janë 12 shqiptarë F 7

Avokati Nanos kundër Kondit

Saxhaku: E bën ministër, s’e dija se ishte i paaftë F 2

BE: Berisha në Parlament

Trojka këshillon qeverinë, bashkëpunoni me opozitën F 4

Një fëmijë merr gjakun e babait

I kishin varrë të atin kur ishte vetëm 7 vjeç F 9

Vret të dashurën pastaj veten

Ishte i martuar, por donte çmendurisht një tjetër F 6

Tjetër masakër mbi Hakajt

Atentat në Fushë-Krujë/ Policia: Është hakmarrje Tjetër masakër mbi Hakajt Përleshje me armë, vritet kushëriri i Muharrem Hakës dhe një grua 35-vjeçare Masakër në Fushë-Krujë. Si pasojë e përleshjes me armë zjarri midis dy grupeve rivale humbin jetën dy shtetas. Njëri prej viktimave, është pjesëtar i familjes Haka, në Nikël të Krujës, kushuri i Muharrem Hakës, njeriut shumë të akuzuar e të vrarë disa ditë më parë në qytetin e Tiranës. Ndërsa tjetra është një vajzë, e cila ishte në lokal bashkë me viktimën Hakaj. F 11