16/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 gusht 1998

Berisha, hetim për Allahun

Prokuroria: Sa ka ndihmuar shteti shqiptar në depërtimin e terroristëve Faqe 2

“Tyret e shqyera” dhe pakti

NGA GAVROSH LEVONJA Në mënyrë krejt të papritur, në harkun e vetëm pak ditëve, shteti i sotëm shqiptar e sheh veten përballë një sfide tepër të vështirë me tepër të njohurin “terrorizëm islamik”. Ato ditë kur në mediat shqiptare, pa fshehur euforinë, jepeshin njoftime mbi arrestimin apo ekstradimin e disa terroristëve të rrezikshëm, të veshur me petkun e Islamit, askush nuk e çonte ndër mend se nuk do të kalonte shumë kohë që Shqipëria ta shikonte veten në pozitën e atij fshatari të përrallës me gjarpërin e ngrirë të cilin e futi në shtëpinë e tij. Duke pasur parasysh rolin e hallkave të caktuara të shtetit shqiptar në ekstradimin e terroristëve egjiptianë, gjë që flitet të jetë shkaku i shpërthimeve në ambasadat amerikane në Afrikën Lindore, sipas logjikës së thjeshtë nuk përjashtohet që edhe Shqipëri apo në përfaqësitë tona jashtë vendit, terror-istët të godasin “në emër të Islamit”. Masat e marra nga ambasada amerikane dhe pe-tullimi i funksionimit të saj e bëjnë edhe më të pritshëm një reagim hakmarrës të njerëzve të Bin Ladenit apo El-Naggerit. Për më tepër kur tashmë ata kanë bazat e tyre në Shqipëri, pa përmendur mjetet dhe fondet e nevojshme për një gjë të tillë. Veç këtyre, strukturat e sotme nuk kanë as edhe ndonjë informacion të trashëguar lidhur me këta militantë të vendo-sur në Shqipëri zakonisht si punonjës të fonda-cioneve, kryesisht bamirëse. Në këtë aspekt, shtetit të tanishëm i duhet të paguajë pasojat e asaj që vite më parë opozita e dikushme e kishte përcaktuar si politikë e “dyerve të shqyera”. Në një Shqipëri në të cilën hyhej e dilje shumë lehtë, nuk mund të bëhej përjashtim edhe për njerëz të akuzuar si vrasës të ish-presidentit të Egjiptit apo pjesëmarrës në masakra të tjera dhe të dënuar me vdekje në vendet e tyre, të cilët ndonëse nën etiketën “wanted”, ndjeheshin të qetë e të sigurtë në Shqipëri. Ndoshta qeveri-të e atëhershme të Berishës ashtu si dhe me piramidat mund të jenë joshur nga paratë e shumta që ata mund të kenë hedhur. Po duke i shtuar mosinteresimin e qeverive të mëparshme, refuzimin për të bashkëpunuar me zbulimet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e terroristëve si dhe faktin se disa figura të rëndësishme të tyre, sot të kërkuara nga drejtësia shqiptare ndodhen të mërguar në vende islame, krijo-hen dyshime se strehimi i terroristëve të kërkuar islamikë në Shqipëri mund të ketë qenë fryt i ndonjë marrëveshjeje sekrete. Protagonistët e të cilës tani duhet të dëgjohen, të paktën duke dhënë sqarime për të shmangur më të keqen. Lidhur me këtë, në një nga informacionet e mbledhura nga CIA thuhet se “në fillim të viteve ’90 disa zyrtarë shqiptarë kishin vendosur lidhje të ngushta me radikale islamike”.

Brokaj, Vlorën kundër Nanos

Ish kryetari i Bashkisë akuzon ish ministrin F 5

Milano, mafiozët vinë nga Shqipëria

Antimafia arreston 100 anëtarë të një organizate F 10

Zyrtarët e lartë kanë shkelur ligjin e Deklarimit të Pasurive

Parlamenti: Mbledhëmi po na shkelën prapë serbët

Faqe 6 Polic serb duke shkelur flamurin shqiptar në fshatin Ajvalija, 80 km larg Prishtinës Foto REUTERS

Arrati nga qelita e burgut

Një prej të ikurve anëtar i bandës së Zanit, Arratisen kur po hanin bukë. Në qeli e zbrazura zënë vend 4 policë që në atë kohë ishin me shërbim Shpërthejnë birucat e Krujës 4 kriminelë të rrezikshëm Arratisja e bujshme nga burgu i Krujës. Katër të arrestuar e rrezikshëm, një prej tyre pjesëtar i bandës së Zanit, shpërthejnë qelitë e paraburgimit në policinë e Krujës dhe largohen në drejtim të paditur. Forcat speciale të RENEA-s, vihen në kërkim, kurse në vend të të arratisurve janë prangosur katër policët e shërbimit. Shpërndahen fotografitë e të arratisurve në çdo post-bllok policie në vend. Dhe pas disa kontrolleve të befasishme në banesat e tyre apo bazat ku policia mendonte se mund të ishin strehuar, asgjë nuk është gjetur. F 7

Mbrëmë vonë

Kërcënim për shkatërrimin të redaksisë së gazetës “KJ” Mbrëmë vonë telefonata anonime të bëra nga persona të panjohur, me një theks krejtësisht verilindor, kanë kërcënuar për hedhje në erë të godinës së redaksisë së gazetës “Koha Jonë” për arsye se gazeta ka kritikuar vazhdimisht fundamentalizmin islamik. “Atë që nuk ia bëmë amerikanëve do t’ua bëjmë juve!”. Kjo ishte telefonata anonime e bërë mbrëmë vonë. Pas kësaj u njoftua zv.ministri i Brendshëm Ilir Çano, i cili urdhëroi survejimin e plotë të godinës së gazetës “Koha Jonë”. Gjithashtu rojet e policisë private të kompanisë u trefishuan për t’iu shmangur ndonjë të papriture, të cilën e provoi “Koha Jonë” edhe me 2 mars 1997, kur u dogj e u shkatërrua e tëra nga shikasti fundamentalistë të Gazidetes.

Bllokohet dokumentacioni i Rinasit për hyrjet e të huajve që nga 1993/ Verifikohet roli i Gazidedes

vinin nga Shqipëria

vinin e Deklarimit të Pasurive Politika vjedh 10 milion lekë F 5 Frika e atentateve detyron SHIK të kontrollojë Ishatrat Bizë, “pastohen” malet e NATO F 9