Nuk kapet asnjë. Të dyshuarit janë larguar drejt Greqisë Faqe 2
Nuk kapet asnjë. Të dyshuarit janë larguar drejt Greqisë
Faqe 2
NATO dhe Kosova
NGA BLENDI FEVZIU
Qielli i Rinasit është trazuar përsëri dje në mëngjes nga 60 avionë ushtarakë, mbi krahët e të cilëve, qenë stampuar emblemat e 14 shteteve. Operacioni i quajtur “Bashkëpunimi i Kordinuar”, produkt i një sërbashkimi të vendeve të NATO-s me ato të partneritetit për paqe, është mbështetur edhe nga 1.700 trupa. Shumica e tyre, marinsa, të përgatitur kryesisht për misione zbarkimi ose të ngjashme me to.
Jashtë kuadrit të shout ushtarak dhe politik, të pranuarshëm në një rast si ky, manovrat e fundit kanë marrë një vlerë tjetër në kontekstin e zhvillimeve në Ballkanin e jugut dhe më gjerë. Këtë nuk e ka fshehur as Kryekomandanti i NATO-s për Europën Jugore, Admirali Jozef Lopez. I pyetur nga gazetarët për lidhjen midis manovrave në Shqipëri dhe zhvillimeve në Kosovë, Lopez është përgjigjur se “trupat e NATO-s janë gati të ndërhyjnë në krizën e Kosovës, në rast se kjo ju kërkohet nga qeveritë e tyre”. Euforia nuk ka lënë jashtë saj as Kryeministrin Nano, kur ka deklaruar në fjalën e hapjes se “kjo po i dërgon një mesazh njerëzve që po masakrohen dhe atyre që masakrojnë”.
Që manovrat e djeshme kanë qenë një masë emergjente ndaj zhvillimeve më të fundit të Kosovës, nuk ka nevojë të diskutohet. Vetë Lopez e ka hedhur këtë ide kur ka deklaruar se “Beogradi dhe çdo luftënxitës në rajon do të marrë të njëjtin mesazh” dhe “ne po përdorim mësimet e nxjerra nga Bosnja”. Ajo që mbetet ende e pakuptueshme në të gjithë këtë është fakti real që ato kanë. Nëse mendohet se manovrat e NATO-s dhe futërimi i dhjetë avionëve mbi Shqipëri dhe Maqedoni trembë Beogradin, ky është një konkluzion i gabuar. Ndërsa NATO shpenzon disa qindra-milionë dollarë për manovra paqësore si këto, forcat luftëtare të Millosheviçit janë përfshirë në luftime në gjithë territorin e Kosovës. Luftimet janë krejtësisht frontale dhe ato nuk kanë kurrë si pasojë e pambrojtur dhe kërkesat e tyre. Nuk është e qartë se cili veprim përbën “mëkat” për perëndimin dhe kur të ndëshkohet ky. Nëse pastrimi etnik ka për me vërtet e përbashkëta dhe me rrafshimin e shtëpive, imazhi i Bosnjës nuk është shumë larg. Europa dhe SHBA nuk ka pse të harrojnë prova të tjera dhe as pse të përdorë në vend të pamjes reale, kozmetikën e manovrave ushtarake në vendet kufitare me Shqipërinë. Akoma më keq, nuk ka pse t’i përderi këto manovra si një element qetësues, duke krijuar mashtrim në ndërhyrja ushtarake që nuk ka dhe shpejtë. Perëndimi nuk ka pse të ... Beogradi t’ia lidhë pushtetin pranë ... ushtarake, për t’i ruajtur ato nga ndërhyrjet, që ndodh në Bosnjë. Të vendosë të ndërhyjë, ose ta lerë Kosovën në fatin e saj të errët të kërkojë, e bindur që Euro... nuk duket shpresuar edhe këtë herë.
NATO, mesazh Serbisë: Armët i kemi gati!
Faqe 1
Një ushtar litanez, dje gjatë manovrave të NATO-s në Bizë
foto G. SHKULLAKU
Arrestohet Maksim Brahja, grabitësi i vajzës nga Tirana
Para pesë ditësh në mes të Tiranës u grabit një vajzë 18 vjeçare, e cila pas tre ditësh arrin të gjejë e shpëtojë së saj, falë rastësisë. Policia e urdhëruar nga zv.ministri i Brendshëm Ilir Çano ushtroi kontrolle në të gjitha pikat e mundshme derisa para dy ditësh arriti të arrestojë të riun nga Elbasani Maksim Brahja, autor i grabitjes me dhunë të vajzës B.L nga qyteti i Tiranës. Duhët pranuar se operacioni policor përfshiu qytetet Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Lezhë, Durrës dhe Kavajë, duke angazhuar forca të shumta të policisë, por edhe të SHIK-ut. Tani grabitësi Brahja ndodhet në duart e policisë në pritje të masës së arrestit nga gjykata, por, fatkeqësisht, duket se prokuroria kërkon që të lëshojë një dënues të tillë, çka, nëse ndodh, do të shkaktojë një sulm të shtypit ndaj këtij prokurori apo gjyqtari të korruptuar e që duhet të përgjigjet para drejtësisë ai në vend të kriminelit të arrestuar me aq lodhje nga policia. Ligji duhet të jetë i rreptë për grabitësit dhe përdhunuesit e femrave, të cilat bien viktimë e “dashurisë” apo e dhunës së meshkujve. Si mundet që një prokuror të guxojë për të mbyllur një çështje të tillë, kur zemra e sakatuar e një vajze adoleshente thërret për drejtësi, si mundet që shoqëria shqiptare të heshtë para rasteve të tilla, të cilat po bëhen të zakonshme në Shqipëri, si mund të pranojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë të heshtë para një drejtësie të përzier me krimin dhe në raste të veçanta të kthejë vetë në krimin?!
F.M.
Diskutohen marrëdhëniet dhe masat e sigurisë
Nano, takim me Limon
F 3
Frika e bukës me helm, priten analizat
Bllokohen 20 ton miell
F 6
Një 13 vjeçar e qëllon me armë duke fjetur
Vlorë, fëmija vret të atin
F 11
Kapet një kamion me mbi 950 kg marihuanë
Drogë shqiptare edhe në Austri
F 2
Ballshi pranë katastrofës, në rrezik gjithë qyteti
Uzina naftës merr flakë
F 10
Njoftim për lexuesit dhe gazetashitësit
Sipas informacioneve që ka redaksia në disa qytete si Durrës, Sarandë, Elbasan, etj. gazeta “Koha Jonë” shitet me 60 dhe 70 lekë nga persona, të cilët nuk kanë kontratë me redaksinë, duke shkelur të gjitha rregullat. Lutemi agjensive tona që të bllokojnë këtë dukuri negative me rritjen artificiale të çmimit të shtypjes. Gjithashtu, duke iu kërkuar ndjesë lexuesve tanë (ndonëse nuk është faji ynë) të na njoftojnë se në cilat qytete apo cilët persona zhvillojnë këtë tregti, që rëndon jo vetëm mbi xhepin tuaj, por edhe në financat e gazetës.