19/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 gusht 1998

Predha mbi Shqipëri

Alarm në Tiranë. Gjiniushi: Do mblidhet Parlamenti (Faqe 3) Serbët terrorizojnë Tropojën/ Largohen nga fshatrat gratë dhe fëmijët Predha mbi Shqipëri Alarm në Tiranë. Gjiniushi: Do mblidhet Parlamenti Faqe 3

Pushime të parakohëshme

NGA GAVROSH LEVONJA Dje, kryetari i parlamentit, zoti Gjiniushi konfirmoi mbledhjen e parlamentit në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me masat që duhen marrë për të përballuar situatën dramatike në zonën kufitare verilindore, ku rrjedha e përhedave serbe tashmë është një rutinë. Vendimi për të ndërprerë pushimet e filluara pak më parë të deputetëve, pa dyshim që është shenjë angazhimi dhe përgjegjësie nga ana e drejtuesve të organit ligjvënës. Por nga ana tjetër, tregon se edhe vendimi i mëparshëm për të mos i lënë deputetët pa konsumuar lejen që u takon, ka qenë i pastudiuar. U deshën vetëm predhat serbe që shpërthyen dje në zonën e Padeshit që të vendosej për të rikthyer deputetët në sallën e parlamentit. Në fakt, gjithë kjo periudhë përsëri i përket gjendjes në Kosovë ka qenë vazhdimisht e tensionuar, ku mundësitë për zhvillime të papritura kanë qenë të mëdha. Mjaftonte vetëm kjo që parlamentarët po edhe disa struktura të tjera shtetërore e qeveritare të shtynin pushimet për një periudhë tjetër të mëvonshme, paçka se kushtet klimatike nuk do të ishin të përshtatshme për një gjë të tillë. Për më tepër, tashmë është fakt i stërnjohur që zhvillimet në Kosovë nuk kalojnë pa pasoja edhe në Shqipëri. Konkretisht, vetëm problemet për kujdesjen dhe sistemimin e shqiptarëve të shumtë të ardhur nga Kosova ishin një arsye shumë e rëndësishme që parlamentarët të mos ndërprisnin aktivitetin e tyre. Politikanëve shqiptarë nuk u bën përshtypje se për shkak të Kosovës partnerët e tyre evropianë nuk kanë marrë mundimin të pushojnë. Por dërgimi i deputetëve në vakanca dhe alarmi i dhënë dje për t’u mbledhur përsëri në parlament përbëjnë një shembull tjetër të radhës që tregon se aktiviteti politik shqiptar është mbështetur vetëm në vendime e lëvizje të improvizuara, zakonisht të diktuara nga momenti. Në qoftë se bashkësia ndërkombëtare deri tani është treguar e shurdhër përballë deklaratave apo rezultateve të dala nga institucionet e shtetit shqiptar, kjo në radhë të parë, është pikërisht produkt i kësaj politike të mbështetur në improvizime. Madje edhe tani, nuk është çudi që parlamentarët shqiptarë të mblidhen vetëm për të miratuar ndonjë rezolutë ku të kërkohet dënimi i Millosheviçit dhe për t’i dhënë mend NATO-s që të ndërhyjë në Kosovë. Por duke pasur parasysh qëndrimet e deklara[r]atave të krerëve të saj si dhe të politikanëve evropianë, të krijohet bindja se edhe kjo mbledhje urgjente e parlamentit duke detyruar deputetët të lënë pushimet, nuk do të ketë ndonjë efekt konkret lidhur me ato që po ndodhin në terren. Ndryshe është puna nëse ndonjë deputet mund t’i shkojë ndërmend që të kërkojë spostimin e manovrave të NATO-s.

Masakër në familje

Plaka vret fqinjët, dy fëmijë mbeten jetimë F 7

Vlora vdes për Namon

Alushi jashtë kryesisë, kryetari Veizi deklaron F 4

Gjinushi i bllokuar nga firma “2K”

Dje një gazetë e përditshme, serioze, botoi një shkrim për një vilë, e cila po ndërtohet pa leje ndërtimi në oborrin e shtëpisë së kryetarit të parlamentit Skënder Gjinushi. Gazeta pyeste se kur guxarit Skënder Gjinushi, Gazeta pyeste se kur guxarit pyeste se kur guxarit Skënder Gjinushi. [pjesë e paqartë] Pas kësaj dikush nga gazetarët e klubit të “Fideli[t]” mori guximin të hidhte hipotezën se mos ndoshta vetë Gjinushi po ndërton shtëpi, ndonëse pa leje ndërtimi. Pasajc’ vlerë ka një leje e tillë para kryeparlamentarit, i cili firmos ligjet për të tjerët dhe jo për vete. Kështu thonin dje tek klubi i gazetarëve. Kureshtja gazetareske për bllokimin e ballkonit të Gjinushit dhe futjen e një firme ndërtimi mu në oborrin e tij, ndërkohë që ka roje të armatosura, të cilët nuk lejojnë asnjë qytetar të shqetsojë kryeparlamentarin bëri që një gazetar i “ZP” të ndjekë kryepunëtorin e firmës ndërtuese, i cili përfundoi tek zyra e firmës “2K”, të cilën qeveria e ka shpallur piramidale dhe ka kërkuar vënien e saj nën administrim. Pas kësaj tentuam të lidheshim me zotin Gjinushi, por celulari i tij ishte jashtë funksionit. Me një fund një banor i katit të parë të pallatit të Gjinushit tha se po bëhet një vilë nga komshiu (Gjinushi) dhe për këtë firmë ndërtuese është “2K”. Me sa di unë firma po ia bën falas vilën. Të gjithë, kur kanë pushtetin, kështu bëjnë! - e përfundoi rrëfimin komshiu. Një deputet i PSD, anëtar i lartë i udhëheqjes, tha dje për “KJ” se ndaj nuk e kuptoja kryetarin tim, kur “2K” u shpall piramidë. Ai merakosej me shumë se vetë presidenti i kësaj firme. Paska patur hallin e vilës dhe jo të firmës. Do t’ia ngre në mbledhjen e partisë, megjithëse deri atëherë do ta ketë mbaruar vilën. Edhe mbrëmë vonë përsëri i ramë celularit të kryeparlamentarit për të dëgjuar edhe opinionin e tij, por doli i padisponueshëm. Do të mundohemi edhe nesër. K. VLORA

Një ushtar i trupave të NATO-s duke stërvitur me armën e tij një fëmijë shqiptar foto REUTERS

Urdhër për ambasadat

Vlora vdes për Nanon F 4 Urdhër për ambasadat shqiptare nëpër botë Kujdes nga terrorizmi F 2 Evropianët paralajmërojnë, shqiptarët s’na dëgjojnë MAPE: Ne do largohemi F 6 Ushtarët, zjarr mbi grabitësit e armëve Berat, sulm mbi depot F 11