Koha Jonë
21 gusht 1998
'Jeta: Atentat islamik
Kryeministri Nano, dje takim me kreun e policisë Faqe 2
Pritet vjeshtë e nxehtë
NGA FRROK ÇUPI Vera jashtëzakonisht e nxehtë e vitit të parafundit të shekullit, mund t’a lërë vendin e një vjeshte po kaq të nxehtë politike. Vjeshta që po vjen do të vijë në provë disa nga mundësitë, shanset dhe humbjet tona. Së pari, që tani vjeshta që po vjen ka provuar se nuk kemi fituar sensin e “stinëvet” politike. Shqiptarët e Kosovës nga ana tjetër dhe ne shqiptarët e Shqipërisë këtu, i ndezëm “motorët” e lëvizjeve tona në kulmin e vakuumit politik. Në radhët e parë politike kosovare dhe ushtria e saj, menduan të nisin luftën në periudhën kur të gjithë (zjarrfikës apo zjarrvënës të Botës) shkojnë në vakancë. Që këtu u duk humbja e parë, të cilën politika e Shqipërisë ishte e detyruar ta ndreqte vetëm që të mos e quanin “antishqiptarë”, “Kombëtarët” dhe “patriotët” e futën popullin e tyre në luftë në stinën më të nxehtë, kur nuk kishte me ç'in të besohej e të telefonoje, e jo më të bashkoheshe. Tani që po vjen vjeshta, shqiptarët në Kosovë nuk kanë se çfarë të korin në ara dhe s'dinë ku do të fusin kokën për dimër. Së dyti, kishim disa mundësira për të manifestuar paqe dhe qytetari politike. Erdhem nga kriza më e thellë e shkaktuar nga ish-Presidenti dhe ko-mania, me qëllimin për të gjetur situatën normale. Në fakt, edhe në krizën më kritike, sot nuk mund të bëjë krahasim me atë periudhë 6-vjeçare ku asgjë s'ishte normale. Por përsëri “të palodhurit” shkaktarë të krizës, arritën deri në atë pikë që të marrin pas zhumës së tyre edhe një kategori politikanësh apo qytetarësh. Në qoftëse kjo verë që po shkon do të kishte bërë shkëputjen me “fillat” e ish-Presidentit, atëherë vjeshta mund të ishte normale. Së treti, pritet që të kthehen globalisht të gjitha ngjarjet e verës së nxehtë. Ambasadori amerikan në Shkup, Hill, po shkon e vjen nga Prishtina në Beograd, nga Beogradi në Ohër për të treguar se diplomacia e tij është në lëvizje. Ndërsa të gjithë shqiptarët janë mvehtësisht të angazhuar gjatë gjithë verës së nxehtë, super-shteti i Botës ka qenë vetëm një njeri i tillë. Edhe ambasada amerikane në Tiranë mori valixhet e fundit. Cili do të jetë kthimi? Vallë me tepër e lartë në flori ku të jetë vendosur pavarësia e Kosovës? UÇK deri atë ditë, sikurse thua, do të ketë pësuar humbje shumë të mëdha. Rilindja kosovare do të jetë bërë problem i diplomacisë... Pra vera do t'i japë vjeshtës një fillim. Në këtë një pamje të ndryshme nga ajo e fillimit. Në vend të fortës do të kërkohet një ngrirje jete së sakrifikuar. Në vend të normalitetit të jetës do të kërkohet rikthimi i refugjatëve. Në vend të përplasjes së vendit, Parlamenti shqiptar do të kërkojë të vendosë për temën e strehimit të refugjatëve. Ndoshta në Rrugën e Elbasanit do të ketë shumë makina, por pak diplomatë. Diskutimi përse u largua diplomati amerikan do të jetë bërë tjetër në shpitë e njerëzve. E gjitha mund të sjellë në fushën politike zhvillime alla-Bosnje kur bombat “imponohen” si formulat politike... Në këtë, do të marrim në formulat politike... Në këtë, do të marrim shumë zgjidhje dhe të nxehta, duke “qepur” tra buke e ardhshme.
Qeveria, asnjë informacion Parlamentit për Veri(un)
Gjinushi: Nano të raportojë
F 3
PD: Të bashkohen partitë për problemin e Kosovës
Dokle, dakort me Berishën
F 3
Bllokohen dy foristrada
Pse amerikanët ikën nga Shqipëria
Faqe 4
Policë shqiptarë duke ruajtur hyrjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Foto REUTERS
Alimuçaj i sëmurë në qeli
Ditë të vështira për Vehbiun. Është në gjendje të vështirë, ka probleme me zemrën
Bosi i VEFA është mjekuar në spitalin e burgut
I izoluar që prej mesnatës së 28 prillit në burgun e 313-tës, Vehbi Alimuçaj ndoshta po kalon ditë-netë më të vështira të jetës prej tij burgosuri. Prokurorët që merren direkt me hetimin e ish-pronarit të VEFA-s, u shprehën dje se ai prej disa ditësh është sëmurë. Çrregullime të tensionit dhe problemet kardiake, kanë bërë që një grup mjekësh të Spitalit të Burgut, ta vizitojnë shpesh dhomën e errët të katit të parë, ku ai banon prej mëse katër muajsh.
F 9
Dokle, dakord me Berishën
F 3
Bllokohen dy foristrada me pajisje logjistike
Kapen në Itali armë për UÇK
F 5
Anija e kontrabandës ka bërë 19 rrugë me cigare
“Demon”, tani para gjyqit
F 6
Policia përfundon Apelin, Do dëbohen të dyshuarit
Të regjistruar 600 të huaj
F 7