Dhuna që po përgatitet në 31 gusht, policia t’i përgjigjet me dhunën e ligjit
Fage 2-3
Pse nuk flet Meidani
NGA BLENDI FEVZIU
Ka kaluar një javë nga arrestimi i papritur i gjashtë ish deputetëve të PD dhe ish ushtarakëve të lartë, por situata politike ngjan akoma e pastabilizuar. Përpjekjet për ta transferuar aktin nga truali politik në atë thjeshtë juridik, nuk kanë dhënë përfundimet e pritura. Deklarimi i Nanos se nuk ka dorë në arrestimet dhe se i gjithi ky është vetëm një problem i drejtësisë, është pasuar nga deklaratat e përsëritura të PD dhe liderëve të saj se gjithçka është hakmarrje politike dhe vetëm politike. Të dyja palët kanë hyrë në llogoret e tyre dhe situata në vend nuk ngjan aspak e mbarë në të hyrë të vjeshtës. Por kësaj tabloje të trishtuar gri, i shtohet edhe një detaj tjetër i papritur. Presidenti, njeriu i cili qëndron mbi forcat politike dhe simbolizon unitetin e kombit, ka rënë në një heshtje të frikshme. Me kot grupet e gazetarëve qëndrojnë me orë përpara derës së Presidencës. Më kot kamerat presin të fiksojnë mesazhin e urtë të qytetarit numër një. Që nga një ceremoni fetare në Malin e Tomorit, Presidenti nuk është shfaqur më në publik. Thuajse në Shqipëri gjithçka është sistemuar dhe ka ardhur koha për pushime.
Po pse nuk flet Presidenti? Pse nuk deklaron opinionin e tij, ose nuk merr mbi vete situatën e trazuar? Nëse këtë vit iniciativa të tilla pajtimi i ka marrë kryesisht Ambasadori i OSBE Everts, kjo nuk do të thotë që Meidani nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Përkundrazi, paketa e ligjeve kushtetuese, i jep të drejtën të mbledhë partitë, të konsultohet me to, e në momente të vështira të drejtojë edhe mbledhjet e ekzekutivit. Presidenti nuk duhet të flasë vetëm kur inagurohet një kopësht, kur është përgjegjësi i një gazete italo-shqiptare me emrin “Gazeta Shqiptare” apo kur pret në të zezën e zbrazur ta tij drejtuesit e OJQ. Të gjitha këto janë një punë për t’u uruar, por për të qenë realist, përkasin Shqipërisë së të ardhmes. Në një vend pa strukturë ligjore të konsoliduara, pa bazë të fuqishme demokratike dhe krenjësisht të politizuar, ka probleme të tjera më të rëndësishme. Presidenti duhet të jetë së një bari që e drejton andej nga duhet kopenë e çoroditur.
Kësaj here duket se është çoroditur më shumë se politikanët dhe gazetaret vetë Presidenti. Por në këtë skemë të ngatërruar, filli i të cilës qëndron në një kasafortë misterioze, ai ikën edhe në një kasafortë misterioze, ai ikën edhe në një kasafortë misterioze. Le të dalë dhe të duket të ruajë imazhin e tij. Le të dalë dhe të deklarojë nëse ky gabim apo një veprim për t’u evituar. Të lërë në radhë e drejtësisë apo t’ia ngarkojë si një mëkat të politikës. Kur ka situatë rëndë të flasë. Vendi ndodhet në një situatë kritike dhe ai nuk mund të heshtë. PD është larguar nga parlamenti dhe ka zbritur në shesh; kushtetuta ka mbetur në erë; në gazetat janë shitur thirrjet për ndëshkime të armatosura dhe madje për luftë civile. Në këtë kontekst të madhje për luftë civile, Në këtë kontekst të gjithë kanë të drejtë të pyesin: Kur do të flasë Presidenti?
Fatos Nano
Foto GENT SHKULLAKU
Rinasi mbyllet për islamikët
Kthehen mbrapsht 35 vetë, mes tyre edhe me viza shqiptare, shtetas të vendeve që fe zyrtare kanë muslimanizmin
Policia rrethon aeroportin. Asnjë i huaj nga vendet arabe nuk kalon
Porta e vetme ajrore shqiptare dje ka qenë e mbyllur për të gjithë shtetasit e huaj që vinin nga vendet islamike. Të gjithë shtetasit e huaj, arabë, e turq, egjiptianë e pakistanezë, kushdo që vinte nga vendet muslimane që janë njohur tashmë “luftën e shenjtë” janë refuzuar të futen në Shqipëri. Ka patur mes tyre edhe me pasaporta e viza të rregullta, e që nuk janë lejuar.
F 7
Predha antitank mbi policinë
Edhe terrori në Gjirokastër, nisen specialët
F 6
Lirohen të ndaluarit e mitingjeve
Ndiqen penalisht nga prokuroria, kishte edhe kosovarë
F 9
OKB çarmatos Gramshin
Nga Nju Jorku mision në qytetin e militarizuar
F 13
Lind Ushtria Antikomuniste
UÇA, shkarravitje në mure kundër Nanos
F 11
Shpërblim policëve të mitingut
100.000 lekë frontit të parë, i rezistuan dhunës
F 9