Bllokohet në Jug rruga nacionale/ Tetë orë peng qindra makina e njerëz
PD mbështet aktin e kryer nga banorët e Lazaratit
Faqe 2
Politika e pengut
NGA GAVROSH LEVONJA Pjesa më e madhe e qarqeve politike në Shqipëri janë të ndërgjegjshëm se çfarë që të bëjë Berisha, të paktën ky vetë, nuk përfaqëson ndonjë rrezik serioz për t’i zënë vendin Nanos. Kjo lidhet si me faktin që kujtimet e periudhës së viteve të fundit të qeverisjes së ish-presidentit janë akoma të freskëta, ashtu dhe me rrugën e zgjedhur prej tij për t’u rikthyer në pushtet apo paaftësinë për të paraqitur një alternativë të argumentuar që të shmangë disa nga efektet negative të politikës së ashpër financiare të ekipit të tanishëm qeveritar. Për më tepër, kur politikanët tashmë janë zhvlerësuar së tepërmi në sytë e shqiptarëve. Ndryshe do të ishte puna gabim që pushteti i tanishëm të merrej me Berishën si individ për të lënë në plan të dytë problemet jetike që lidhen me të ardhmen e vendit po edhe të vetë koalicionit në pushtet. Duke pasur parasysh këtë, të paktën Nano dhe të tjerët e tjerë duhet të çlirohen nga tensionet e imponuara nga kursi i Berishës, i cili pëlqen të jetë gjithmonë në sulm. Në këtë aspekt, më shumë se vetë Berisha, për pushtetin e sotëm shqetësues duhet të jenë efektet e politikës e përqafuar nga lideri i PD-së i shkakton vendit dhe njerëzve. Megjithatë disa arritje, duhet thënë se pushteti i sotëm vazhdon të jetë akoma larg disa objektivave kryesore të tij, të cilat lidhen kryesisht me ardhjen e ndihmave e kredive nga jashtë si dhe me zhbarkimin e investitorëve të huaj. Edhe shqiptari më i zakonshëm e ka të qartë se është vetë klima e acaruar politike në Shqipëri pengesa kryesore në arritjen e objektivave të mësipërme. Në këtë mënyrë, sipas logjikës së thjeshtë, politika e tensionimit të situatës e ndjekur nga Berisha është një mjet efikas për të penguar realizimin e premtimeve kryesore të qeverisë së Nanos gjë që do të shpjegonte rrëzimin e këtij. Vetë Nano, deri tani, i veshur me petkun e politikanit “evropian”, i veshur me petkun e politikanit “evropian”, ndonëse nuk i ka kursyer frazat me fjalë të bukura është treguar plotësisht i paaftë për të penguar lojën e kundërshtarit të tij, i cili në një farë mënyre po mban peng vendin. Mirëpo duke vazhduar në këtë mënyrë, prognoza për të ardhmen e qeverisë dhe vendit nuk tregon kohë të mirë. Kjo natyrisht dikton një ndryshim kursi në vijën politike të qeverisë në mënyrë që t’i jepet fund sa më parë status quo-së së tanishme.
Të premten: Mit ing para shtëpisë së Berishës
PS: Ultimatum Perikli Tetës
faqe 3
Foto L.FILOPATI
Perikli Teta
Të gjithë familjarët e të afërmit e të vrarëve gjatë trazirave të vitit të kaluar protestojnë
Të premten: Miting para shtëpisë së Berishës
Ende nuk janë tharë lotët e vitit të kaluar. Janë me dhjetra familje, të cilat kanë humbur dikush burrin, një tjetër vëllain apo të dashurin, motrën apo fëmijën nga plumbat që u morën nga depot e shkatërruara të ushtrisë së Berishës, e cila u shkërmoq brenda ditës a thua se ishte ushtria e Qazim Mulletit. Ato kërkojnë drejtësi, atë pakëz drejtësi që po mundohet prokurori Rakipi dhe “avokati”-prokuror Agim Tirana, porse Berisha po ua lëndon zemrën dhe u shton lotët me mitingjet e tij për “pafajsi të Zhulalit e kompanisë”, ndërkohë që po ky Berishë e quajti tradhëtar Zhulalin gjatë vitit të kaluar dhe po të ishte vetë akoma president do ta arrestonte të parin, bile ditën që do të fitonte zgjedhjet. Megjithëse lotët e të afërmve të të vrarëve janë ende të pathara ata në mënyrë modeste kanë vendosur që ditën e premte të protestojnë para shtëpisë së ish-presidentit Berisha. Sipas një burimi policor në Tiranë, “është e vështirë të ndalohet këtë miting, ndërkohë që ne lejojnë mitingje të PD ku marrin pjesë edhe kriminelë”. Pra të premten do të shikojmë mitingun e parë të papolitizuar, mitingun e atyre që iu dhëmb zemra për të vrarët. Z.M.
Mediatori Chris Hill arrin suksesin e parë në bisedime Millosheviç: Autonomi Kosovës
Mediatori Chris Hill arrin suksesin e parë në bisedime
Millosheviç: Autonomi Kosovës
F 3
Në krye deputeti i PD, Pal Dajçi Mamurras, barrikada në rrugë
F 2
Pas deklaratave të liderit demokrat për Ushtrinë e tij
Krijohen skuadrat ANTIKRIM
Mbrëmë vonë janë krijuar skuadrat antikrim në përbërje të të cilave ndodhen specialistë të fushës së antikrim it.
Ato do të veprojnë në të gjitha zonat ku ka probleme. Antikrimi ka një listë të saktë të kriminelëve shumë të kërkuar. Roli i antikrimit është neutralizimi i këtyre kriminelëve duke i vrarë, nëse nuk i bindin urdhërit të policisë. Pjesëtarët e antikrimit janë persona shumë të fuqishëm fizikisht dhe snajper të shkëlqyer. Ato dinë të vrasin kriminelët. Atë që nuk po e bën drejtësia do ta bëj antikrimi, duke filluar që sot në mëngjez, ndonëse organet kompetente do të përgënjeshtrojnë një fakt të tillë, pasi kështu edhe puna e skuadrës antikr im bëhet më qetë. Pra, kriminelët tani do të ndeshen me antikrimin. Pjesëtarët e këtyre skuadrave nuk e njohin njeri tjetrin, por kanë të dhëna të sakta për vendndodhjet e kriminelëve shumë të kërkuar.
Ballkada në rrugë
Ballkada Ushtrinë e tij
Fino: Berisha jashtë nga politika
F 4
OSBE dhe KE braktisin qytetin verior
Tropoja jashtë kontrollit
F 7