Mejdani: Nuk takoj Puçistët
Presidenti nuk i pranon në tryezë partitë e opozitës që organizuan ngjarjen e së hënës
“Asnjë kontakt me PD dhe aleatët, nëse nuk dënojnë Grushtin e Shtetit” Faqe 3
Ora mbi orë
NGA FRROK ÇUPI Barbarët erdhën, dhunuan, kërcënuan, plaçkitën dhe...ikën. Vetëm lideni i tyre e di se ku janë futur, ndoshta për t’u shfaqur përsëri Grushti i Shtetit i përgatitur prej njerëzish që nuk dinë gjë rreth shtetit. E gjithë kjo mbaroi. Tani jemi këtu; çfarë të bëjmë? E keqja më e madhe që ka mbetur pas vërshimit të tyre, është rrëmuja. Jo thjesht rrëmuja në Kryeministri, në televizion, në Parlament dhe në dyqanet e vjedhura. E keqja më e madhe mund të jetë rrëmuja mbi akrepat e orës, dmth, mbi ritmin e kohës. Zotësia jonë është që tani, pas përdh*sjes që ndodhi, të fillojmë ... sistemin e kohës, duke e vënë orën mbi orë, minutën mbi minutë. Çfarë do të thotë kjo? Duke qenë se tani na janë mbledhur shumë halle të krijuara nga njerëzit që sulmojnë shtetin, patriotizmi dhe mirësia njerëzore e popullit, kërkon që t’i zgjidhë punët sa më parë. Duke kërkuar këtë të mirë, vjen një rrezik që të mos merren punët me radhë, dhe njëra të vendoset në vend të tjetrës. Kjo do të humbiste më shumë kohë dhe orientim. Akoma më qartë. Po diskutohen të gjitha gjërat njëherësh, ndërkohë kur trupi i vuajtur i Shqipërisë kërkon mjekimin e parë, pastaj të dytin, të tretin… e më radhë. Po i kërkohet qeverisë “pse nuk vendose rendin dhe nuk mblodhe armët?”. Mirë. Po tani është koha që të sigurohet jeta njerëzore në mes të Tiranës, të pakësohet edhe buka e gojës për të paguar më mirë policinë, të instalohet ligji, të lërriten të gjithë patriotët dhe njerëzit vullnetmirë për të shpëtuar shtetin. Po i kërkohet qeverisë: “pse u largove nga zyra?” në kohën kur hordhitë po vinin me zjarr e armë që të vrasin e dhunojnë. Ky është diskutimi akademik i Alendës. As kjo nuk bën pjesë në akademizmin e sotëm. Natyrisht, fakti që Grusht-Shteti arriti të hyjë lirisht mes nesh, tregon se deri në atë moment janë bërë disa gabime. Mirëpo sot nuk është radha e tyre. Radha sot e ka ora e eliminimit të terrorizmit që rrezikon paqen njerëzore. Tani është radha e gjetjes së vrasësve të politikanëve dhe deputetut Hajdari. Është radha për të dhënë shpresë se as terrorizë dhe as udhëheqës terroristësh nuk do të ricaktojnë me jetën e shtetit dhe individit. Tani është radha për të pastruar rrugën, e pastaj për të ecur më tej. Tani nuk është radha për grindje të vogla mes nesh, por për të bashkuar të gjithë të mirën kombëtare përballë të keqes së krijuar. Tani është ora për vendim. Vetëm hileqarë mund të kërkojnë që orën e vitit 1500 ose orën e vitit 2005 ta sjellin në orën e tanishme të ditës së sotme. Mos humbasim për kohë.
Sulmohet Komisariati i Lezhës
Një përkrahës i PD me stemën e UÇK në gjoks, duke demonstruar në Tiranë
Foto REUTERS
Mbrëmë në ora 22.00 mbi 100 kriminelë sulmojnë Lezhën
Sulmohet Komisariati i Lezhës
Një i vrarë e tre të plagosur nga banditët. Nuk dihet nëse ka të vrarë nga qytetarët, pasi plumbat kanë përshkruar pallatet përreth.
Afro 100 persona të armatosur kanë sulmuar mbrëmë rreth orës 22.00 komisariatin e policisë së Lezhës. Sipas Drejtorit të Policisë së Prefekturës së Lezhës, Zef Prendi banditët kanë sulmuar me një arsenal të rëndë armësh, përfshirë edhe granatat si dhe kanë patur me vete edhe makina të vjedhura nga forcat e policisë në Tiranë. Forcat e komisariatit të Lezhës i kanë rezistuar sulmit të rëndë banditesk dhe për mbi 50 minuta është zhvilluar një betejë e ashpër përballë dhe nga pjesa e pasme e komisariatit. Pas më shumë se 50 minuta beteje, banditët janë larguar, duke marrë me vete të paktën një të vrarë dhe tre të plagosur. Nuk ka asnjë lëndim nga forcat e rendit, ndërkohë që deri mbrëmë në mesnatë nuk ka patur ende të dhëna për viktima mes banorëve përreth komisariatit. Banditët, mësohet sipas burimeve të Ministrisë së Rendit dhe policisë së Lezhës, kanë ardhur nga Shkodra, Laçi dhe disa lezhjanë. Policia ka vazhduar ndjekjen e tyre, pasi janë përforcuar edhe nga forcat speciale të Laçit, Mirditës dhe Shkodrës. Po mbrëmë është dhënë urdhëri për të qëlluar pa paralajmërim nga policia e Lezhës ndaj çdo personi që kundërshton apo qëllon mbi policinë. Falë vendosmërisë së policisë komisariati nuk ra në duart e kriminelëve. Drejtori i policisë ka krijuar një forcë speciale me civilë, të cilët ruajnë përreth komisariatin dhe do të qëllojnë menjëherë mbi çdo njeri që do të tentojë të sulmojë policinë.
A.N.
Një përkrahës i PD me stemën e UÇK në gjoks, duke demonstruar në Tiranë. Foto REUTERS