NGA GAYROSH LEVONJA
Pas një periudhe të karakterizuar nga paralajmërime serioze drejtuar Beogradit për një aksion ushtarak të NATO-s, faktori ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA, ditët e fundit, dha disa sinjale tërheqjeje. Fillimisht, nga anëtarë të Komisionit të Mbrojtjes në Senatin amerikan hodhën idenë se vetëm sulmet ajrore, pa u shoqëruar nga dërgimi i trupave në terren, do të ishin të pamjaftueshme për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pasuar kjo nga kritikat lidhur me “mungesën e një vizioni të qartë për Kosovën apo mungesën e një mbështetjeje të fortë të aleatëve”. Madje nuk munguan dhe versionet sipas të cilëve “sulmi ajror do të favorizonte UÇK-në”. Dy ditë më parë Lamberto Dini shprehej se “përgatitjet e NATO-s, të shërbejnë vetëm si paralajmërim për Millosheviçin”. Kuptimplotë është në këtë aspekt edhe lajmi mbi mospjesëmarrjen e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Kohen, në takimin e nesërm të Brukselit për Kosovën, ku do të diskutohet plani i goditjes kundër objektivave serbe. Ekspertë të ndryshëm e shpjegojnë këtë “frenim” të ditëve të fundit si pasojë e disa hapave të Millosheviçit, i cili ashtu si dhe në rastin e Bosnjes reagon në momentet e fundit, kur i mbidhet laku në fyt. Ai ndërsa ka filluar largimin e trupave speciale nga Kosova, dje, pranoi që vëzhguesit e OSBE-së të vizitojnë Kosovën. Megjithatë, nuk mund të nënvleftësohet fakti që administrata amerikane i dërgoi një hapë të nxituar edhe për efektet që mund të ketë në zgjedhjet e 3 nëntorit për në Kongres. Po kryesorja është se politika amerikane për Kosovën ka synuar gjithmonë t’i japë përparësi zgjidhjeve në rrugë diplomatike. Në fakt qëndrimet e SHBA lidhur me krizën në Kosovë, janë karakterizuar nga alternime të vazhdueshme, duke goditur zakonisht palën që ka krijuar një farë supremacie në terren. Kështu, fillimisht, Belbardi duke quajtur UÇK-në “terroriste” do të nxiste Millosheviçin të godiste. Menjëherë pas kësaj, amerikanët do të ndryshonin qëndrim duke lëshuar rusët e tyre kundër Millosheviçit dhe në momentin kur UÇK-ja doli si subjekt kryesor shqiptar, heshtja e Uashingtonit do të favorizonte operacionalisht serbët saj. Në të gjithë këtë mënyrë, nuk ka pasur vështirësi të kuptohet se qëllimi i lëvizjeve të tilla është mbi të gjitha krijimi i terrenit të përshtatshëm për bisedime duke lënë të kuptohet se nga përdorimi i dhunës nuk ka për të fituar askush. Fakti është se zbatimi i një politike të tillë ka çuar në dobësimin e faktorëve që pretendojnë zgjidhjen me mjetet e forcës duke favorizuar ato forca që janë për dialog.
Zv.kryeministri Meta, kryeministri Majko dhe ministri i Rendit Koçi duke votuar “Pro” dje në parlament
Foto GENT SHKULLAKU
Koçi, stuhì korrupsionit
Ministri i Rendit paralajmëron shkarkimet
Koçi, stuhì korrupsionit
Hetíme për kuadrot që merren me kontrabandë
Faqe 2
Serbia, gati sulmi i NATO
Parlamenti jugosllav mblidhet urgjentisht
Serbia, gati sulmi i NATO
Gjukanovic kundër presidentit federal Millosheviç
Faqe 8
Kushtetuta drejt 28 nëntorit
Drafti i ligjit themeltar në parlament
Kushtetuta drejt 28 nëntorit
Në seancë Meidani e Majko, PD sërish mungon
Faqe 7
“Miqtë e Shqipërisë” marrin kompetencat e qeverisë. Sot në Tiranë 23 vende dhe dhjetëra institucione ndërkombëtare