5000 familje në gjak
Në veri 760 familje dhe mbi 1000 fëmijë janë ngujuar në kulla
Ministria e Rendit dhe Komisioni për Pajtimin e Gjaqeve japin shifrën e tmerrshme
Faqe 5
Sy më sy me Kanunin
Kur prijësi plak Gjeçovi mbaroi së shkruari Kanunin e Lekë Dukagjinit, uroi që shqiptarët të gjenin një udhë tjetër mbijetese.
Pas kaq e kaq kohësh shqiptarët kanë ndryshuar veshjen, të folurin, dijen, njohjen, por jo Kanunin. Kanë hequr dorë nga pushkët primitive, kafeja nën shalë, por vazhdojnë të mbrojnë gjakun. Pak rëndësi ka nëse viktima hiqet qafe me kallash, armë të kalibrit të rëndë apo me dinamit, e rëndësishme është që shqiptarët vrasin. Megjithëse nuk janë më të shaluar majë kalit, por makinave gjermane, banorët e këtij vendi vrasin. Dhe meqë kohët kanë sjellë njëfarë teknologjie në këtë vend, edhe historia e gjakut ka evoluar. Kështu vrasësi nuk lodh mendjen të plotësojë ritin e gjakut pikë për pikë. Ai nuk të thërret në emër, nuk të kthen mbrarë kur të ka plandosur në tokë, nuk kursen as gra e fëmijë, nuk të jep besë të madhe e të vogël..., shkurt, ai të heq qafe.
Pas një periudhe të çuditshme pluralizmi, kur ky vend më tepër nuk njohu shtet, filluan të dalin në dritë haqet e pamarra. Ato në një periudhë fare të shkurtër janë shtuar dhe sot rezultojnë 5 mijë familje në gjak, nga të cilat 760 janë të ngujuara, ndërsa 1100 fëmijë rrezikojnë kokën nga kjo histori. Fakti është që gjaku nuk gjendet vetëm në Veri të vendit, por e sheh shpejta po aq edhe në Jug. Marsi i shkuar ka shpënë në gjak mijëra familje të Jugut, të cilat nuk ndryshojnë fort nga ato të Veriut për motivet e ngujimit.
Vendi është rrethuar nga një histori haku, ndërsa herë pas here ngrihen komisione pajtimi, të cilat shpesh mbesin vetëm me vullnetin e mirë.
Policia duket është e paaftë të ndajë këtë llogari. Veprimi i saj ndaj këtij krimi është jetës i dobët, ndërsa drejtësia jo rrallë kthehet vetë në promotor. Një vrasës i liruar nga sall[a] e gjyqit është i destinuar të vdesë, ndërsa gjykatësi mund t’ia kishtë kursyer jetën dhe gjakun duke e plasur brenda. Politika nga ana e saj është e gatshme të jetë sponsor i këtij krimi. Politikanët në këtë vend nuk harrojnë të përmendin në fjalime e tyre shprehje tipike të Kanunit për të sulmuar kundërshtarët e tyre politike. Kur i ndjeri Azem p u s h- [pjesërisht e palexueshme] Berisha theksoi me forcë se e kishin vrarë në prag të shpalljes, duke respektuar me këtë rast një kod që më pas solli 14 shëtitorin. Shqiptarët vazhdojnë të jetojnë ende me ndjenjë fishe të hakut. Kush fal është i çnderuar si mos më keq, megjithëse ky vend ka me shumicë vende kuti, në të cilat falen edhe i v ari dhe vrasësi.
Flamur Baffjari, një shqiptar 9 vjeçar me banim në Hamburg ka vënë një maskë të flamurit kombëtar dhe gjatë një manifestimi Foto REUTERS
Everts: Si u dobësua Nano
“Ndryshimet e qeverisë në prill, fillimi i ftohjes”
Ambasadori i OSBE tregoi të fshehtat
Faqe 4
Rrëzohet miti i Berishës
Hyrja në kushtetuta merr me vete eksponentët e opozitës
Shumë figura për PD-në e re
Faqe 32
Majko kundër Nanos
“Jam socialist, nuk dua të ndryshoj identitet”
Kryeministri kundër bashkimit PS-PSD
Faqe 3