23/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 tetor 1998

Kontrabanda, luftë në Himarë

Zbulohen në shpellat e bregdetit 410 koli me cigare Faqe 2

Balakçiçët e politikës

NGA TEODOR KEKO Shtypi shqiptar i dha një hapësirë të madhe konfliktit Nano-PS në Parlament, mbi nenin për Buxhetin. Pavarësisht se si mund të interpretohet një konflikt i tillë, ai ka dimensione në shqetësim. Buxheti është pjesa më e prekshme e një populli, sepse populli i varfër paguan, dhe shqetësimi i çdo ekipi qeverisës fillon këtu. Mirëpo debati në Parlament mes qeveritarëve dhe kreut të partisë së tyre degjeneron, kur populli (jo elektorati i tyre!) shikon se paratë e paguara nga populli nuk përfillen nga politika, pra, kur buxheti i paguar prej nesh shkelmohet nga politika. Kur një popull paguan, aty duhet t’i jepësh shpjegime. Aq më shumë, kur aty i kërkohen supertaksa për rend e qetësi! Teorikisht edhe ne kemi një tufë zëdhënësish shtetërorë, që nuk japin asnjë shpjegim se përse largohen nga detyra, nxirren në dispozicion etj, funksionarë të lartë të drejtësisë, njerëz me rëndësi të veçantë, për të cilët ne paguajmë, ose, iu kërkojmë llogari pikërisht këtyre, si popull, kur këta nuk punojnë mirë. A mund të ndodhë në një vend evropian të hiqet, ose të japë dorëheqjen nga puna, kryepolici i Shkodrës (mbas një muaji e ca ditë punë), apo kryepolici i Tiranës, pa i thënë dy fjalë dikasteret përkatëse popullit, se pse u bënë këto ndryshime? Në botë kjo quhet çmenduri! Në botë quhet çmenduri edhe fakti, kur nuk i jep llogari taksapaguesit për mënyrën se si qeveris, qofte edhe kur bën vërejtësime të rangut më të vogël. Të ne, ç’po ndodh? Mos vallë edhe kjo Qeveri është e mbështetur në KLANE? Mos vallë edhe këta djem e vajza mendonjëse se punohet më mirë me mikun tend, se sa me punonjësin e shtetit? Nëse ndodh kështu, atëherë edhe kjo Qeveri nuk do të ketë as jetë, as reputacion, as mbështetjen tonë e as forcë optimiste. Aparati shtetëror nuk është në dorë të këtyre, atyre apo atyre ministrave që do të vijnë. Ministrat tonë duhet të kenë respekt për atë që paguan. Nga ky moment, ministrat tanë duhet të jenë transparentë me ne, nëse duan të kenë shtet, sepse ai që lufton krimin drejtpërdrejt, jo mas fustanin të grave, paguhet nga ne, jep llogari para nesh dhe duhet mbrojtur, ose dënuar me transparencë! As nuk duhet të jenë përfitues! As hakmarrës e as gjykatës të kohës së Ali Pashait e aparatit shtetëror. Natyrisht, nëse duan shtet!

Berisha, menjëherë zgjidhje të reja

Kryetari i PD Sali Berisha, në mitingun e djeshëm në kryeqytet megjithëse në gjendje gripale, ka kërkuar zgjidhje të parakohëshme — Foto REUTERS

Hajdari, qytetar nderi i Tiranës

TIRANË Azem Hajdari shpallet “Qytetar Nderi” edhe në Tiranë. E ka marrë këtë titull pas vdekjes në disa rrethe, pa përjashtuar këtu edhe qytetin e Vlorës. Dje u mbushën plot dyzetë ditë nga vrasja e një ndër të parët dhe liderët e pluralizmit shqiptar në vitin 1990. Ceremonia përkujtimore për deputetin e Partisë Demokratike, me rastin e 40 ditëve të humbjes së tij është bërë në një nga sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka shpalli “Qytetar Nderi” deputetin Hajdari. Merrnin pjesë eksponentë të PD, të afërm të Azem Hajdarit, anëtarë të tjerë të bashkisë si dhe simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike. Pavarësisht faktit se kjo ishte një ditë përkujtimore për deputetin e Partisë Demokratike, në fjalimet që u mbajtën nga të gjithë të pranishmit (dhe më tepër nga drejtuesit e lartë të PD), sërish vazhdon të akuzohet ish-kryeministri Fatos Nano si ideator i këtij krimi të shëmtuar. Por, ndërsa në njërën anë kanë akuzuar Fatos Nanon, ata kanë kërkuar me ngulm dhe me insistim që të gjenden autorët e vërtetë të këtij krimi të shëmtuar dhe të nxirren përpara drejtësisë. E.H.

PS konferencë / Nano: Kam të drejtë për kushtetutën

PS konferencë Nano: Kam të drejtë për kushtetutën “Do të vazhdoj të lejoi që njerëzit të flasin” faqe 3

PDK vendim / Bushati jashtë politikës

PDK vendim Bushati jashtë politikës Pas referendumit, demokratiani largohet nga partia faqe 4

Rugova, 18.000 dollarë nga “Saharov”

STRASBURG - Parlamenti Europian vendosi të enjten t’i japë çmimin Saharov 1998 për lirinë e mendimit udhëheqësit shqiptar të Kosovës, Ibrahim Rugova. Çmimi për çmimin, i cili do të jepet në dhjetor, u bë nga grupi i Partisë Popullore Europiane Kristiian Demokrate. Rugova u zgjodh nga konferenca e kryetarëve të grupeve politike të parlamentit ndër tre veta, veprimtarit turk të drejtave të njeriut Akin Birdal dhe profesorit nga Kosova, Ukshin Hoti. Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi, me një vlerë prej 18.000 dollarë, janë Nelson Mandela, Sung San Suu Kyi, udhëheqës i Lidhjes Kombëtare Mjanmar për Demokraci, dhe shkrimtari disident kinez Wei Jingsheng. Partia Popullore Europiane e paraprish kandidaturën e Rugovës me motivacionin se “ai ka zhvilluar fushatë që nga viti 1989 për paqërimin në mënyrë paqësore të regjimit të aparteidit të imponuar në Kosovë nga serbët”.

Loja që të pasuron në “Koha Jonë”

FJALËKRYQI “100 MIJË LEKË (të reja)” FJALËKRYQI 100 MIJË LEKË (të reja) Kush gjen 26 fjalëkryqe rresht, merr abonimin e madh FAQE 31