24/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 tetor 1998

Marinsat e SHBA rrahin policët

Ndalohem për një natë dhe lirohen pas ndërhyrjes së Ambasada[s?] Faqe 2 Dy ushtarë të dehur amerikanë gjakosin skuadrën e “Shqiponja” në Tiranë dhe qëllojnë me pistoletë gomat e një makine

Suksesi dhe rreziku i referendumit

NGA KASTRIOT ISLAMI ISH ZV/KRYEMINISTËR Shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar presin dhe janë të bindur se në 28 nëntor 1998 Shqipëria më së fundi do të jetë me Kushtetutë. Këtë e ka kapur edhe opozita bojkotuese, por në mënyrën e saj pret të nxjerrë nga fushata dhe nga rezultati i referendumit përfitimet politike maksimale. Po kështu Aleanca për Shtetin dhe të gjithë partitë e tjera të opozitës të përfshira në procesin kushtetues, të sigurtë për suksesin e tyre, interesohen gjithashtu të nxjerrin përfitimin politik që rezulton nga manipulimi i Kushtetutës duke mos u shqetësuar për pasojat negative që do të sillte rezultati i ndryshëm nga ai i zgjedhjeve të fundit parlamentare i lidhur kryesisht me aban- abandonimin e kutive të votimit. Ka shumë shanse që fushata elektorale e partive politike për Kushtetutën të jetë e zbehtë dhe pjesëmarrja në votime e ulët. Kjo për disa arsye; kredibiliteti i partive politike dhe i leadershipit të tyre perceptohet i ulur në mënyrë të ndjeshme, Partia Demokratike e cila e ka keqkuptuar ligjin e referendumeve do të stimulojë mospjesëmarrjen e elektoratit të saj dhe konfliktualitetit. Aleanca për Shtetin e ka të vështirë të bashkëbisedojë natyrshëm me elektoratin i cili do të preferonte të gjente rastin për të qarë hallët dhe të zgjidhur problemet; njerëzit e lodhur do të kërkonin edhe ta miratonin Kushtetutën, por përmes indiferencës t’i jepnin një sinjal “kërcënimi pozitiv” maxhorancës qeverisëse për mosplotësimin e angazhimeve; mungesa e rendit e sigurisë dhe prania e një numri të konsiderueshëm amësh e funksioni do të jetë gjithashtu një pengesë e konsiderueshme për të zhvilluar bashkëbisedimin e qetë historik për Kushtetutën; së fundi rikonfigurimi politik i gjeneruar nga opozita bojkotuse duke keqpërdorur vrasjen e liderit Hajdaraj për shenjat e rifillimit të veprimeve të dhunshme. Partitë politike të interesuara për miratimin e Kushtetutës, duke e konceptuar fushatën referendare kryesisht si bashkëbisedime të drejtpërdrejta me elektoratin e në kundërshtim të papërgatitura dhe të pamotivuara për finalizimin me sukses të këtij prioriteti me interes kombëtar. Çdo spontaneitet në përgatitjen dhe organizimin e fushatës do të ishte me pasoja bumerang për vetë partitë por ndoshta do të rriste gjithashtu vlerën e rrezikut për garantimin e stabilitetit politik afatgjatë pas miratimit të Kushtetutës. Mbetet që Qeveria dhe Presidenti të konceptojnë një angazhim e kontribut maksimal e aktiv në këtë fushatë referendare, ndoshta kompetentar dhe asimetrik me kalendarin e angazhimeve partiake. Kjo do të ishte jo vetëm më e pranueshme edhe nga vetë elektorati i cili mirëpret një fushatë referendare të depolitizuar por edhe nga kredibiliteti më i lartë që kanë këto dy institucione në këto momente. Media e shkruar por kryesisht ajo elektronike kanë shansin të japin një kontribut për pjesëmarrjen moderne në këtë proces me natyrë me interes mbarekombëtar për të cilin shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar përgatiten prej disa vitesh.

Themel ohet Partia Qytetare, kërkon menjëherë pushtetin

TIRANË- Një formacion i ri, Partia Qytetare Shqiptare, iu shtua spektrit politik të vendit, duke e bërë atë akoma edhe më të “pasur”, me alternativat e opsionet e mundshme ndaj problemeve e zhvillimit të jetës kombëtare e në arenën ndërkombëtare. Partia Qytetare Shqiptare, PQSH, do të përfaqësojë interesat e shtresave qytetare për arritjen e objektivave në fushën e jetës politike, ekonomike e shoqërore, deklaroi dje Roland Velko, kryetar i kësaj force të re politike. E miratuar së fundi nga Ministria e Drejtësisë, “PQSH është e ngritur në baza demokratike qytetare botërore dhe do të punojë për demokratizimin qytetar të shqiptarit dhe njëkohësisht për rritjen e personalitetit të tij në Shqipëri dhe në botë”, thekson deklarata e nënshkruar nga Roland Velko dhe Etleva Gjermeni, përkatësisht kryetar dhe sekretare të kësaj partie. Sipas drejtuesve të saj, PQSH do të punojë që “me mjete demokratike të marrë pushtetin dhe të udhëheqë Shqipërinë në fitoren e qytetërimit demokratik”. Marinsa të SHBA gjatë manovrave të NATO në detin Adriatik. Foto REUTERS

PD në votime, por kundër kushtetutës

Referendumi opozita PD në votime, por kundër kushtetutës Berisha: Nuk jemi për qëndrime ekstreme faqe 4

Majko pret ish kryeministrin kosovar

Takim kryeministri Majko pret ish kryeministrin kosovar Kundërshtari i Rugovës shtitet për kryeministër faqe 5

Përzgjidhet “Miss Kroacia”, myslimanja pa kurorë

ZAGREB- Familja Morley, e cila administron konkursin “Miss Bota”, vendosi që të bëhet një konkurs i ri për “Miss Kroacinë”, pasi titullarja e caktuar, një vajzë e fesë myslimane, “u çkurorëzua” javën e kaluar, bën të ditur televizioni shtetëror HRT. Vajzës së re, Lejla Sehovic, 22 vjeç, iu hoq titulli në favor të një 17-vjeçare katolike, Ivana Petković, për arsye “të parregullsive” gjatë votimit, por Lejla vë në dukje se asaj iu hoq titulli sepse ajo është myslimane. Sipas HRT-së, zgjedhja e një 17-vjeçareje do të jetë e dielen dhe do të transmetohet direkt- [?] në darkë me rezultate që (?)[cut off]