27/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 tetor 1998

Otranto, varri i madh shqiptar

. Nesër në Tiranë ministrja e Brendshme italiane, fqinjët akuzojnë qeverinë. Faqe 2-3 Përplasen skafet, zhduken 10 klandestinë në det një vit pas nxjerrjes së “I Katërti i Radës”. Të mbijetuarit tregojnë vdekjen

Kush ka faj

NGA MARTIN LEKA Kur para dy ditësh janë risjellë rămășițele të tmerrshme të nxjerrjes së I Katërti i Radës nga fundi i Otrantos tragjeditë 12 muaj më parë, në Vlorë ndonëse përveç një pike loti pranë syrit, kanë ndjerë maksimalisht edhe dhimbje e mëdha të tyre gjatë pranverës së kaluar, pjesë e së cilës ishte edhe tragjedia e 81 viktimave të pafajshme, shumica e të cilëve fëmijë e gra. Kësi emocionesh të dhimbshme kanë përjetuar edhe italianë të ndryshëm që nga Prodi, Berluskoni, Bertinotti, etj. Fenomeni “KLANDESTIN” nuk është përvojë ekskluzive shqiptare, ndonëse vitet e fundit, ky vend i vogël ballkanik është bërë “Porta e Madhe e Shayer”, “parajsa” e një grushti njerëzish dhe “ferri” i shumë të tjerëve. Ndërsa në fillimin e viteve ’90 fenomeni klandestin kishte si justifikim hapjen e shumëpritur të Shqipërisë, shqetësuar edhe me rrjedhoja të tjera shoqërore, sociale e psikologjike, anal- e mëvonshme ka të tjera shkaqe e pasojë. Mungesa e investimeve, pap- unësia, gjendja ekonomike e një varg faktorësh vendorë kanë bërë që kajfu- e huaj, veçanërisht italianë, të jenë objekt sistematik nga klandestinitë e ardhur nga vendi fqinj. Ditët e fundit, qeveria e re italiane, rifilloi një fushatë me përmasa shqetësuese. Për hir të së vërtetës, shkaku i këtij fenomeni nuk duhet kërkuar vetëm tek shqiptarët apo tek qeveria. Nëse për shqiptarët klandestinë e rastin fqinjën shqiptare, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kurdët apo kosovarët. Shqaket e klandestinitetit të këtyre dy grupeve të fundit nuk duhen kërkuar tek qeveria shqiptare, por tek regjimet represive vendet e tyre. Nëse qeveria italiane bën gati valixhet e Ministrit së Brendshme, Jervolino, për zbarkimin e tij pas dy ditësh në Tiranë, ndoshta më parë duhet të kishte reduktuar ... e gjatë dhe shpesherë të pafajve njerëz përballë ambasadës në T- ... e kishte mohuar përfundimin për konsullatë italiane në Vlorë, apo kishte ndërmarrë ... më fort Beo- ... për monstracionin e tij racist ndaj popullsisë shqiptare të pambroj- ... Presionet italiane ndaj qeverisë shqiptare për ndihma e koncesione ... nuk mund ta zgjidhin klandestinëve, nuk mund ta zgjidhin ... “Kater i Rades”. Përndryshe, një pikë loti e italianëve për tragjedinë e ... do të bëjnë ata me shumë se krokodili...

Tmerr në qendër të Tiranës, plumba dhe tritol viktimës

TIRANË - Vritet brenda në dyqanin e tij një inxhinier. Dje rreth orës 20.40, pranë në darkë, restorant “Piaza”, është vrarë nga një person i paidentifikuar 51 vjeçari Gëzim Dabulla. Burime nga policia bënë të ditur se shkaqet dhe motivet e kësaj vrasje akoma nuk janë sqaruar plotësisht. Ndërsa vrasësi është larguar në drejtim të paditur. Tani për tani ekzistojnë disa pista hetimi mbi vrasjen dhe të gjitha qëndrojnë, përderisa të sqarohen rrethanat. Megjithatë këto janë konkluzione të nxjerra vetëm nga hetimet paraprake pasi çdo gjë pritet të zbardhet sot. Viktima, sipas versionit të policisë, kishte qenë duke punuar në dyqanin e tij të riparimit të televizorëve dhe kishte qenë krejtësisht i vetëm. Papritur vrasësi hyn në dyqan dhe qëllon me pistoletë 51 vjeçarin Dabulla duke e lënë të vdekur në vend. Vrasësi më pas largohet me makinë. Ka qenë një qytetar që banonte në një apartament pranë dyqanit të Dabullës që ka lajmëruar policinë. Ajo ka mbërritur në vendngjarje disa minuta më vonë dhe ka bërë shoqërimin e viktimës për në spital. Por plagët e rënda që ai ka marrë në trup i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një tjetër burim nga policia tha se në vendngjarje u gjetën një granatë dhe një kallëp tritoli të pashpërthyer që me sa duket vrasësi i ka lënë brenda dyqanit. Akoma nuk dihet se kush është qëllimi i vërtetë i vrasësit dhe pse duhet të linte brenda në dyqan lëndën eksplozive. Të gjitha këto priten të sqarohen në hetimet e mëtejshme të policisë. Kurba e vrasjeve kohët e fundit ka njohur vetëm rritje. Vetëm 13 orë më parë jo shumë metra larg nga dyqani i viktimës, u vra kreu i sindikalistëve Astrit Balluku E.TA Një fëmijë 2 vjeç nga Shkodra që ka mbijetuar nga tragjedia e së dielës në Otranto, dje në spitalin e Vlorës

Vritet kreu i Bashkimit të Sindikatave

Tiranë vrasje Vritet kreu i Bashkimit të Sindikatave Në qeli 22 vetë, mes tyre edhe pretendenti për kryetar Musaku faqe 9

SHIK, departament pranë qeverisë

Shërbimi sekret SHIK, departament pranë qeverisë Pas kushtetutës do të ndryshojë edhe një herë ligji faqe 7

Milo tregon dëshmitë e Nanos

Koalicioni debat Milo tregon dëshmitë e Nanos “Administratë e paaftë, kontrabandë, trafik, rendi dhe drejtësia” faqe 5