Kryetari i PS udhëtoi drejt Francës për t’iu shmangur Konferencës së Donatorëve
Faqe 3
Vetmia e Nanos
NGA GAVROSH LEVONJA Megjithëse i kryer në heshtje, largimi i kryetarit të PS-së nga Shqipëria ditën kur në Tiranë zbarkonin përfaqësues të vendeve donatore për të marrë pjesë në konferencën për Shqipërinë nuk kishte si të mos linte shtigje për diskutime. Hamendësimet u bënë më intensive pasi u bë e njohur dëshira e pothuajse gjithë pjesëmarrësve në konferencë për të kontaktuar ish-kryeministrin shqiptar, të cilit i kishin premtuar milionat e dollarëve një vit më parë. Në të vërtetë, lideri socialist, Fatos Nano gjatë gjithë periudhës që fillon me fitoren në zgjedhjet e 29 qershorit ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e opinionit duke rrëzuar njërën pas tjetrës tabu të ndryshme jashtë të cilave politika shqiptare nuk mund të kuptohej. Kështu Nano, në ndryshim nga politikanët e tjerë shqiptarë, nuk ishte karakterizuar nga “etja” e për të zhvilluar takime me karakter spektakolar me personalitete të huaj, sidomos me “VIP-et” e politikës ndërkombëtare. Po, duke pasur parasysh pozitën në të cilën ndodhet momentalisht lideri socialist, vendimi për t’iu shmangur kontakteve eventuale me pjesëmarrësit e konferencës mund të motivohet në mënyra të ndryshme. Duke qenë në një pozitë delikate edhe në parti, Nano ndoshta ka menduar se për të arritja e një fitoreje në emër të partisë, siç mund të jenë bisedat bilaterale me homologë europianë, do të kishte më shumë vlera se bisedat për problemet që preokupojnë Shqipërinë dhe për marrëdhëniet e tij me pjesën tjetër të politikës shqiptare, kur është fjala për të përballuar sfidat në parti. Megjithatë, nuk përjashtohet që largimi nga Tirana, duke iu shmangur kontakteve me përfaqësuesit e vendeve donatore, të jetë edhe një lloj proteste ndaj vetë faktorit ndërkombëtar. Kjo sepse Nano nuk ka si të mos ndihet i zhgënjyer për mosvlerësimin e hapave që bëra gjatë qeverisjes së tij, për nolat e reja të modernizimit që u përpoq të fusë në politikën shqiptare dhe më e shumta për lehtësinë me të cilën ata e “shitën”. Gjithashtu, të ndodhur përballë bashkëbiseduesish të tjerë, përfaqësuesit e perëndimit do të kishin mundësi për t’i njohur më mirë vlerat e ish-kryeministrit shqiptar. Dhe duke qenë më të qartë, lideri socialist ndoshta ndjen nevojën e një pauze në përgatitje të një rikthimi “me madh” për të ngjitur gjuhëska humbi një muaj më parë.
Islamikët, shkaku i divorcit të Berishës me SHBA
Një oficer francez, spiun i serbëve
Pierre Bunel, i infiltruar NATO, i dha Beogradit listën e objekteve që do goditeshin
BRUKSEL- Një oficer francez i cili shërben në NATO prej një ditë së djeshme është vënë në gjendje arresti si i dyshuar për spiunazh në favor të Jugosllavisë, bëri të ditur Ministria franceze e Mbrojtjes.
Oficeri i ushtrisë franceze Pierre Bunel dyshohet se i ka ofruar Beogradit dokumenta sekrete lidhur me sulmet e planifikuara të NATO-s në rast se nuk do të arrihej një zgjidhje diplomatike, deklaroi një zyrtar i Ministrisë franceze të Mbrojtjes. “Vetë ministri i mbrojtjes, Alain Richard u ka bërë të ditur rastin në fjalë organeve të drejtësisë”, tha zyrtari në fjalë. Bunel më parë kishte qenë oficer i forcave ajrore në ushtrinë franceze, gjë të cilën e sqaroi më vonë edhe dikasteri francez i mbrojtjes. Burime të drejtësisë kanë vënë në dukje se Bunel ka kaluar pranë NATO-s pikërisht në momentin kur dokumentat sekrete i kanë kaluar Beogradit. Gjithashtu mësohet se ai ka pranuar se ka dhënë dokumentat e mësipërme, por mohon se ka marrë shpërblim në para. Dokumentat sekrete të dhëna nga Bunel përmbanin listat e objekteve ushtarake serbe që do të goditeshin nga aviacioni i NATO-s. Bunel formalisht ndodhet nën hetim dhe do të qëndrojë nën arrest deri të shtunën i dyshuar për “spiunazh në favor të një fuqie të huaj”.
Antimafia heton trafikun e foshnjave
Italinët në Tiranë
Antimafia heton trafikun e foshnjave
Prokurorët kanë kontrolluar në Pulia, Milano, Torino
faqe 2
Shqiptarët në qeverinë e Shkupit
Zgjedhje Maqedoni
Shqiptarët në qeverinë e Shkupit
Fituesit parashikojnë aleancë me një parti shqiptare
faqe 7
Berisha refuzon të ndriçojë atentatin
PD Prokurori
Berisha refuzon të ndriçojë atentatin
Hetimi heq dorë nga thirrja e demokratëve si dëshmitarë
Topalli, audienca në Selinë e Shenjtë
Takim Papa
Topalli, audienca në Selinë e Shenjtë
Si u prit në parlamentin italian nënkryetarja shqiptare
faqe 32
Një grua palestineze e ndaluar në kufirin izraelit nga ushtarë të armatosur. Foto REUTERS