06/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 nëntor 1998

Mafia dhe Shteti

NGA MARTIN LEKA Nëse dikur dhe jo larg mafia përfytyrohej nga shqiptarët më shumë si një utopi për ta, nëse dikur mafia i përfytyronin përmes filmave, sot pothuaj e “njërezve të zinj” në Shqipëri, të organizuar nën emrin “Mafie”, duket se po pëson kurbë në rritje. Madje mafia dhe mafiozët nuk janë vetëm ata që ne imagjinojmë. Nuk janë vetëm njerëzit me syze të errëta, me kostume meshini e perina të shndritshme, me maska apo me pistoleta sa një shkrepsë. Mafiozët çuditërisht nuk qenkan vetëm këta e nuk qenkan kaq të fshehur. Madje nuk është çudi që në të shkëmbehemi rrugës në bulevard me mafiozin apo të pimë kafenë e ditës në fluksin e përbashkët. Por e keqja më e madhe për qytetarin është jo atëherë kur mafia është e veçuar, por kur ajo depërton në strukturat e shtetit. Në rastin e parë shteti del fitues lehtë. Në të dytin, shteti bëhet i vogël përballë mafias. Dhe sigurisht, edhe lufta më e vështirë. Askush nuk duhet të krijojë iluzionin se mafia e ka “të shkruar në ballë” emrin. Merimanga e zezë depërton në shtet me ryshtete, premtime, bakshishe të majme, tendera të paligjshëm, korrupsione të ndryshme, punësime pa kriter, trafik influencash, etj. etj. Kjo është arsyeja pse ne deri sot nuk kemi arritur të konsolidojmë shtet. Kjo është arsyeja pse njerëzit vrapojnë të blejnë një derë hekuri sa vlef atë vetë apartamentin apo pse ata mbyllen në shtëpi “njerëz me pulat”, duke e ndjerë veten të pasigurt nga shteti i tyre. Shteti, që të bëhet efektiv, duhet të mos lejojë fijet e mafies të depërtojnë në trupin e tij. Ai duhet të mos bashkëjetojë apo të afrojë njerëz pa ideale e virtyte, që vijnë në shtet me biçikletë e të nesërmen shkojnë me benz, që vijnë për një copë bukë e vjedhin edhe prizat e zyrës, që tradhëtojnë aksionet e policisë, që sfidojnë hapur shtetin dhe ligjin, që punojnë për interesa të ngushta klanore. Lufta me këta të pafytyrë është edhe prova e shtetit të sotëm. Provë e fortësisë ndaj mafias.

Koçi: 417 krime vetëm në tetor

Viktima të uraganit Mitch në Guatemala Foto REUTERS Viktima të uraganit Mitch në Guatemala. Foto REUTERS

Partia Demokratike hyn në procesin kushtetues

Nënkryetari i PD publikon vërejtjet për projektin Pollo: “Shpesh na kanë kërkuar vërejtjet tona dhe ne po i bëjmë” Faqe 7 Nënkryetari i PD publikon vërejtjet për projektin Partia Demokratike hyn në procesin kushtetues Pollo: “Shpesh na kanë kërkuar vërejtjet tona dhe ne po i bëjmë” Demokratët më në fund filluan të hyjnë në procesin e Kushtetutës. Në një konferencë shtypi ata bënë hapin e parë, që kërkohej nga të gjithë, publikuan vërejtjet për projektin e hedhur në votim. Genc Pollo, nënkryetari i kësaj partie ka bërë vërejtjet për një nen të veçantë të projektkushtetutës, të cilin ai e quan projektpashaportë e Nanos. “Neni 18, paragrafi 3 bie në kundërshtim me konventën e të Drejtave të njeriut”, këto janë fjalët e “arta”, të cilat kanë dalë nga konkluzionet e përgjithshme të bëra në PD për këtë Kushtetutë.

Ulqini: Tropoja jashtë kontrollit

“Pas saj ka probleme edhe në Durrës” faqe 5 Rendi Informacion Ulqini: Tropoja jashtë kontrollit “Pas saj ka probleme edhe në Durrës” faqe 5

Zvicra heton trafikun e armëve

Prokurorët e huaj në disa qytete veriore faqe 10 Trafiku Kosovës Zvicra heton trafikun e armëve Prokurorët e huaj në disa qytete veriore faqe 10

Lacio si NATO, “shkatërrohet” Beogradi

Izraelitët e Makabi, sukses që po trondit Evropën faqe 23 Kupa e Kupave Lacio si NATO, “shkatërrohet” Beogradi Izraelitët e Makabi, sukses që po trondit Evropën faqe 23

Banka e Shqipërisë me çelës

Bllokim i parave Banka e Shqipërisë me çelës Prej një viti e gjysëm nuk punohet në Shkodër e Gjirokastër Vazhdojnë të qëndrojnë prej një viti e gjysëm të mbyllura dy degët e Bankës së Shqipërisë në Shkodër dhe Gjirokastër, të shkataruara gjatë trazirave të marsit të vjetshëm. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për shkak të shkatarimit në shkurt të këtij viti edhe dega e Bankës Kombëtare Tregtare. Kështu qyteti kryesor i veriut i ka përqëndruar të gjithë veprimtarinë e tij bankare vetëm në filialin e Bankës së Kursimeve.