08/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 nëntor 1998

Veprimi i papritur i drejtorit të RTSH Ardian Klosit: “Emëroj veten edhe shef i lajmeve”!

Sherr në Televizion

Kryetari i parlamentit Gjinushi: “Vendim i panevojshëm” Faqe 2-3

Ç’orientohet TVSH

NGA ENKEL DEMI Televizioni shqiptar do të ketë një drejtor të ri informacioni. Ky drejtor do të jetë i përkohshëm, pavarësisht se nuk do të merret në provë. Ai quhet Ardian Klosi. Në një shkrim të djeshëm të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i RTVSH, zoti Ardian Klosi, emërohet drejtor informacioni, Sokol Balla. Meqë gazetarët në fjalë po ndjek një kurs në radion B.B.C., komandohet për drejtor informacioni zoti Ardian Klosi. Drejtori i Përgjithshëm i RTVSH komandon veten. Një jan i tillë shkakton me të vërtetë gaz dhe në të njëjtën kohë vë në dyshim gjendjen jo vetëm emocionale të drejtorit të përgjithshëm të RTVSH. Drejtori i Përgjithshëm i RTVSH njihet për vendimet e tij të befta dhe mbi të gjitha paksa të preferuara për absurdin. Vendimin më i fundit i marrë dje ndaj vetes së tij e ka kthyer kreun e institucionit më të madh të medias në Shqipëri, në një person që ka fort për zemër shakanë, sa nuk kursen as veten që të tjerët të qeshin. Një sakrificë e kësaj natyre vetëm i ngre vlerat drejtorit të RTVSH, për të cilin qarkullojnë fjalë që pas kthimit të Sokol Ballës do të komandojë veten udhëheqës të programit tradicional të Vitit të Ri. Puna e parë që do të bëjë Klosi si drejtor i komanduar i Televizionit do të jetë dhënia e leksionit numër 2: “Çfarë është lajmi?”. Me këtë rast mendohet se do t’i vinë në ndihmë edhe shumë videokaseta të tjera të televizioneve gjermane, të cilat drejtori i ka inçizuar piraterisht në shtëpinë e tij, tek i ndjek. Shkresa e djeshme tregon se RTVSH ka probleme serioze, të cilat tani nuk janë më vetëm organizative. Në krye të këtij institucioni aktualisht gjenden njerëz, të cilët janë të dështruar në mënyrën e veprimit. Kjo mund të kthehet shumë shpejt në një precedent të rrezikshëm për shqiptarët. Kështu nuk do të jetë fare çudi që ndonjë ditë të shohim në kanalin zyrtar cilindo person, pa qenë as gazetar. Nuk është çudi që lajmet të censurohen si një herë e një kohë nga kreu i institucionit, gjë që mund të sosen edhe atë pak zë që ka mbetur në RTVSH. Shkresa e djeshme mund të pasohet nga të tjera dhe askush nuk do të habitet më, kur ta shohë Klosin të komanduar në detyrë, pa që dje me atë shkresë normalisht drejtor i TV Eduard Mazi përzëllohet nga detyra në TV dhe Ardian Klosi emërohet edhe drejtor, edhe i komanduar, edhe kryeinçinier, edhe shef lajmesh. Është jo vetëm për të qeshur, por edhe për qarë për nivelin e drejtuesve që kemi në këto institucione të fuqishme, të...

“Meta”: Tender për të blerë vagona të falur

In this respect it is foreseen Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Durres-Rogozhine-Pogradec Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Vore-Shkoder-Hani i Hotit Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Rogozhine-Vlore *Sigurimi falas i 80 vagonave të përdorur për lidhjet e klasit të dytë *Sigurimi falas i 10-15 automotricave Done in Vienna, July 9th, 1998 for the Albanian side Leonard BURNACI Director General of HSH for the Austrian side Friedrich PICHLER General Manager of ARE Dokumenti i faljes së vagonave nga Austria qeverisë shqiptare në shqip dhe anglisht, si dhe zv.kryeministri Ilir Meta

(A vërtet mund të ndalohet procesi?!) Tri rrugët dhe mundësia e vetme e Kushtetutës

(A vërtet mund të ndalohet procesi?!) Tri rrugët dhe mundësia e vetme e Kushtetutës NGA ARBEN IMAMI Presidenti i Republikës pasi mori pëlqimin e Kuvendit shpalli referendumin për Kushtetutën e re të Republikës së Shqipërisë. Përpara këtij akti të shprehjes së vullnetit të popullit dhe pas miratimit të kushtetutës në parlament reflektimi në aspektin ligjor dhe politik të bën të mendosh për raportin midis këtyre dy momenteve. Rruga e parë është që pas miratimit në Kuvend, Kushtetuta gjen edhe përkrahjen e plotë të popullit shqiptar. Të gjitha gjasat të shtynjë të mendosh se kjo do të jetë edhe e ardhmja e kësaj Kushtetute, për shkak se ka një motivim të gjerë dhe prej vitesh të qytetarëve shqiptarë, për shkak se ka një vullnet të diskutueshëm të spektrit politik shqiptar, për shkak se zëdhënësit e shoqërisë civile kanë qenë bashkëkautore të draftit, për shkak se drafti është i një niveli të lartë nga pikëpamja e parametreve teknikë që është vlerësuar edhe nga kushtetucionalistë të shquar botërorë. (Vijon në faqen 8)

Mbrëmë debat në Këshillin e Ministrave për emërimet

Ministri Koci kundërshton zv.ministrin e ri Yzeiri Problema e parë, por e ashpër e ministrit të Rendit Petro Koci. Mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është çvençuar zv.ministri i Rendit Bajram Yzeiri, i cili ka qenë edhe me parë ministër në vitet 91-92 dhe më pas në detyra të rëndësishme në kohën e PD-së në ditë kur rriti ish-opozita shqiptare. Ministri Koci, sipas burimeve tepër të sigurta e ka kundërshtuar këtë emërim nisur nga “arsye politike dhe morale”, por edhe inisiativa i tij ka mbetur e vetmuar, pasi Majko dhe Meta kanë vendosur për çështje. Kështu ministri i ri, i cili ishte shpresa e fundit e socialisteve për të vendosur rendin publik, qe sot do të mbetë i vetmuar në luftën kundër krimit, pasi ... ... gjë për të cilën nuk do të pyese as ministrin. Gjithsesi edhe këtu punohet në të shkojë si në KTV shtetëror, por në një sens tjetër që i “forti” i Majko-Metës nuk do të jetë ministri, por zv.ministri Yzeiri. Kështu edhe dëshira e Koci për të luftuar krimin dhe për një monarki në të pastër nëpërmjet e policisë, me sa duket që mbetën kafshët. Përsa tjetër. ...

Kongres PK Milloshi me 200 komunistë

Kongres PK Milloshi me 200 komunistë Pasuesit e Enverit sot do të shfaqen në sheshin “Skënderbej” faqe 8