11/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 nëntor 1998

Majko, rrezik nga Meta

Ministria e Transporteve detyrohet të pranojë faktin që kryezon zv.kryeministrin Ministrja Shuli: Do marrim në fund të vitit 30 vagona falas Ministria e Transporteve detyrohet të pranojë faktin që kryezon zv.kryeministrin Majko, rrezik nga Meta Ministrja Shuli: Do marrim në fund të vitit 30 vagona falas Faqe 4-5

NGA NIKOLLË LESI Ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte: Edhe kjo qeveri u hodh në sulm kundër gazetës së pavarur “Koha Jonë”, e cila ka demonstruar se nuk di të përkulet as para Berishës dhe Nanos e jo më ndaj një zv.kryeministri me emrin Ilir Meta, të cilit i fryhet qafa çdo ditë, jashtë dëshirës së tij. Por edhe nëse “Koha Jonë” mund të kishte gabuar (që nuk ka gabuar aspak) qeveria duhej të tregohej paksa më e qetë, pasi flitet për disa dokumenta që nuk mund të fshihen. Flitet për një lidhje interesi financiar mes kompanisë austr[i]ake dhe gruas legale të zv.kryeministrit Meta. Termat fyes të përdorura këto ditë nga Meta në konferenca shtypi, e sidomos në stacionin televiziv shtetëror dhe atë privat, të bëjnë të mendosh se është ose nervozimi i momentit i zotit Meta nga publikimi skandali financiar ose deklaratat e tij kanë të bëjnë me defenc[a]ns mendore, që gjithsesi duhen vënë nën kontroll urgjent. Vërtet që zv.kryeministri vjen nga radhët eurosocialiste, por kjo nuk do të thotë që ai të ketë pasaportën e heroit dhe të gjithëpërshpirtshëm ndaj kujtdo dhe për çfarëdo. Të jesh i veshur me pushtet do të thotë që të respektosh edhe më shumë opinionin e palës së opozencës dhe jo të tregosh dhëmbët dhe gafën e trashë. Majko, si shef i ekzekutivit, dhe natyrisht edhe i Metës, duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj vartësit të tij, i cili me atë mënyrë sjelljeje dhe fodullëku po i shkakton dita-ditës së Majkos. Kryeministri ka nevojë për përkrahje, por edhe për t’i publikuar dokumenta për njerëzit e tij, të cilë nga “krahët e djathtë” kthehen në “hummere” në të djathtë. Natyrisht që mediat private duhen të jenë edhe më të sakta, sepse kjo nuk do të thotë që të akuzohet zv.kryeministri që shoqërohet nga një mori bodyguards, veturash, të cilin e presin dreka e darka pafund, të fillojë që të ngrerë dhëmbët ndaj medias. Historia e këtyre viteve ka treguar se media ka rezistuar edhe kur është djegur, edhe kur është rrahur, edhe kur Meta luftonte ndaj liderit të tij në burg. Në atë kohë shtypi i pavarur, përsëri i rezistoi shkopinjve të policisë dhe SHIK-ut të Grizades. Raki kaq tepër se pushteti i atëhershëm ndoshta një pushtet në zhvillim të ngadalshëm, ka evoluar më shpejt se pushtetet e tjerë, përshirë edhe atë kur mbretëron ende zoti Meta. Në këtë periudhë, ku gjakrat janë ngritur dhe ka filluan përsëri tritola, duhet njëfarë mirëkuptimi reciprocal qeveri-media, natyrisht parën në nivelin e servilizmit, por duke mbetur në pozicionin e opozencës së sinqertë. Njerëzit janë lodhur nga qeveri, por edhe nga njerëz të medias, ndaj që i këmbëjnë besimin atyre njerëzve që të mos presin ditën e re nga ankthi dhe nga halle ekonomike, është më mirë që të gjitha palët të shikojnë mundësitë e mirëkuptimit në opozencë, se sa duke treguar dhëmbët njëri tjetrit. Ndonjëherë me shtypin, së pakut Majko ka kohë që të reagojë. Ka ende kohë që qeveria të mund të rishikojë dhe të korrigjojë agon e saj në raport me median. Edhe angazhimi në një kundër të gjitha palët humbim, pa harruar se haraçin e paguajnë më shumë qytetarët e thjeshtë.

Luftë në Shkodër, policia shmang rebelimin

Trupat speciale pasi vendosen qetësinë në Shkodër në shkurt të këtij viti

BE: Të gjithë të dalin në referendum

Ambasadorët bëjnë thirrje pro kushtetutës BE: Të gjithë të dalin në referendum “Ata që bëjnë thirrje për bojkot do ta lënë veten jashtë nivelit evropian të të bërit politikë” Faqe 7 Ambasadorët e BE-së kanë dalë për herë të parë para shtypit për të paralajmëruar Berishën dhe qëndrimin e partisë së tij për Kushtetutën. “Ata që bëjnë thirrje për bojkot (në procesin kushtetues) do duhet të vuajnë pasojat dhe këto pasoja do të bëjnë që ata ta lënë veten jashtë kuadrit evropian, jashtë nivelit evropian të të bërit politikë”, tha dje në një konferencë për shtyp, ambasadori i Austrisë (që kryeson aktualisht BE-në), Arno Riedel.

PD kushtetuta Brojka: zgjedhje nëse nuk voton gjysma

“Verejtjet bëhen në parlament të bëjë amendime pas referendumit” Faqe 8

Skafet Vlorë Plumba policisë italiane

Bllokohet në det gomonia me 30 klandestinë Faqe 9

Telekomi skandal Implikohen zyrtarë me karta telefonike

Mijëra të vjedhura janë rregulluar në tregun e zi

TVSH konfuzion Skandal në lajmet e orës 20.00

Rindizet sherri Klosi-Mazi, pushohet nga puna një redaktore përgjegjëse Qeveritarët shqiptarë me darë në dorë në edicionet e lajmeve të televizionit shqiptar. Rasti më i fundit është ai i zëv. kryeministrit Ilir Meta. Atij pasi nuk iu përmbushën shijet, në edicionin e lajmeve të orës 16.00 në TVSH, me kronikën e transmetuar nga televizioni shtetëror.