Ftesa pa sfidë
NGA ARBAN HASANI
I shpërngulur drejt Spanjës për ikime partiake, Sali Berisha ka marrë dje ftesën e fundit për t’u bashkuar procesit kushtetues shqiptar. Në atë paru referendumit të 22 nëntorit, Imam dhe Godo i kanë parashtruar liderit demokrat dokumentin që i hap rrugën edhe “PO”-së së opozitës shqiptare, me klauzolën që të gjithë kontestimet e PD të diskutohen në një tryezë gjithëpërfshirëse.
Më shumë se një lëvizje për t’i lënë përgjegjësinë e bojkotit përpara opinionit ndërkombëtar ish presidentit, përpjekja e dy kryetarëve të kushtetutës ngjan si thirrja e fundit që klasa politike shqiptare t’i zgjidhë problemet e saj në vend. Pas mbështetjes së vazhdueshme të faktorit të jashtëm për draftin kushtetues dhe kundërshtimit absolut për bojkotin e opozitarëve, Perëndimi nuk mundet të krijojë harmoninë e brendshme vetëm me rolin e tij të asgjësisë. Për të gjithë organizmat ndërkombëtarë, një ndarje kaq e madhe që besohet të ndodhë në 22 nëntor në Shqipëri nga votimi dhe bojkoti, do ta bëjë të pamundur afrimin e palëve të politikës për më tej. Në këtë kontekst, thirrja e fundit e Godos e Imamït, duke si hapi më i menduar për të shmangur konsekuencat nga një divisor kaq i fryrë që pritet të ndodhë.
E programuar më parë, vizita e Berishës në gadishullin iberik shtyn edhe për disa ditë përgjigjen e opozitës ndaj kësaj ftesë. Por nëse do të trajtohet si një gjest thjesht politik, ftesa do ta humbte kuptimin e saj. Ajo tashmë nuk është një sfidë, që është bërë PD-së, si nuk është që dhe përgjigja e mundshme, triumfi në kokëfortësit i opozitarëve. Më shumë se një arritje në lojën e ashpër të politikës shqiptare, thirrja e kushtetutës ngjan edhe si momenti më testues ngjan edhe si momenti më oportun për fillimin e një dialogu permanent mes pozitës dhe opozitës. Pas pas shumë viteve luftë të ashpër me njëra-tjetrën, pavarësisht nga ndërrimi i krahëve, kjo marrëdhënie ka dëmtuar rëndë jo vetëm ato vetë, por të gjithë jetën e shqiptarëve. Kompromisi i mundshëm nuk do të ishte sinfonia e humbjes për asnjërën palë, veçse fillimi i një tjetër muzike mbi një vend që pas 22 nëntorit pret me ankthin e fundit të këtij shekulli.