17/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 nëntor 1998

Ministri i Rendit jep alarmin/ Policia e gatshme të bllokojë revoltën

Plan për Gësht Shteti

Koçi: “Qarqe politike duan destabilizim në prag të votimeve” Faqe 9 Koçi: “Qarqe politike duan destabilizim në prag të votimeve” Faqe 9

Jeta në kaos

NGA BLENDI FEVZIU Akte të përsëritura dhune janë regjistruar dje në buletinet e policisë kriminale në disa rrethe të vendit. Fatkeqësisht ngjarjet e djeshme nuk kanë qenë episode të veçuara nga ato që ndodhin edhe në vende me stabilitet dhe rend të konsoliduar. Përkundrazi, ngjarjet e djeshme kanë qenë disa pika më shumë në listën e zezë me vrasje, vjedhje dhe grabitje, që po bëhet pjesë e jetës së Shqiptarëve në muajt e fundit. Kjo ishte e gjatë që përfundon çdo ditë me fjalët standard “vrasësit u larguan në drejtim të panjohur”, duket se ka sjellë një dimension të ri në jetën e shqiptarëve. Aktualisht ne duhet të jemi vendi i vetëm në botë (përjashto ato që janë në luftë) ku rendi nuk ekziston dhe mosekzistenca e tij është bërë pjesë e jetës së përditshme. Kva- hasimet me Kolumbinë, Palermon apo ikona të tjera të kriminalitetit botëror nuk janë aspak të goditura. Në Kolumbi apo Palermo ekziston një mafie e fortë, ekzistojnë struktura kriminale që rivalizojnë me shtetin për të ruajtur trafikun e narkotikëve apo trafqet e tjera. Struktura të tilla si ajo e Eskobarit në Kali të Kolumbisë që shndrohen në shtet brenda shtetit, që zotërojnë armë të fuqishme, blinde e madje helikopterë. Por në asnjë prej këtyre vendeve nuk ndodh që të mos ekzistojë rendi minimal në qytetet krye- sore. Që qytetarët të mos ndihen të qetë në rrugë, apo që të mos ekzistojë fare autoriteti i policit. Nga ky kënd- vështrim ne duhet të jemi vendi i vetëm në botë ku popullsia është peng i krim- inalitetit ordiner dhe ku policia nuk mund të bëjë zap disa qindra vetë që vjedhin, grabisin apo vrasin, për të fituar vaktin para e darkës apo të kar- burantit për makinat e tyre luksoze. Beteja me kriminelët e rrugëve, një betejë e humbur deri tani nga forcat e rendit, e ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku koha fizike e një dite, 24 orëshi është i ndarë përgjysëm, 12 orë e ditës jetohen, 12 orët e natës jeta ndës, ndërpriten lëvizjet në rrugë dhe njerëzit mbyllen në banesat e tyre të siguruar nga dyert e blinduara. Veçanërisht e dikush të pretendojë diçka më të mirë, në një vend, ku shteti nuk mund dot, jo më kriminalitetin e or- ganizuar, por as ca banda dilentante duke shkelur rregullat nën dritaret e zyrës së Ministrit të Rendit.

Majko shkarkon Klosin, Meidani nuk pranon

Meta: “T’i mbyllet goja gazetës!”

Zv.kryeministri në sulm ndaj “Koha Jonë” Me në fund Ilir Meta u hodh totalisht në sulm ndaj gazetës “Koha Jonë”, duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore, të cilat janë nën varësinë e tij. Javën e kaluar ai ka urdhëruar Entin Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që të mos lejojnë që të hyjë në territorin shqiptar asnjë pajisje për TV private pa marrë me parë licensat, por licensat, sipas ligjit, merren nëse ka pajisjet. Pra një lojë e hapur e tij për të bllokuar ardhjen e pajisjeve të studios së lajmeve të stacionit televiziv privat “TV KOHA” që është filiali i “Koha Jonë”. Pra gjithçka u mor vesh të Metës në një kohë që institucionet e lartpërmendura kanë thyer ligjin, pasi subjekti privat që i importon duhet vetëm të paguajë detyrimet doganore dhe nuk ka nevojë për leje tjetër siç kërkon Meta. Natyrisht që kjo është edhe lojë e konkurencës private, porse zv.kryeministri hodhi hapin e fundit arbitrar, tamam si dikur Blerim Çela. Me pas Meta kërçenoi me buliganiët e tij deputetin Nikollë Lesi, që është njëkohësisht edhe botues i “Koha Jonë” dhe të nesërmen “urdhëroi” ministrin e Brendshëm z. Koçi që të “ruajë jetën e Lesit”. Tamam si një mafioz i mirëfilltë. I pangopur nga sulmet e fillimit Meta udhëron përsëri strukturat shtetërore që të “mos jepet asnjë dokument apo informacion “Koha Jonë” dhe po dje ai, nëpërmjet ministrit të Financave, nis një ekip të madh kontrolli për të kontrolluar gjithçka lidhet me gazetën “Koha Jonë” si në dogana, në tatime, në shtypshkronjën ku shtypet gazeta, në Sigurimet Shoqërore dhe në ato institucione apo ndërmarrje shtetërore që kanë botuar reklama në gazetën, e cila i ka prishur rehatinë dhe mundësinë për të rrëmbyer 250 mijë dollarë. Të pranishmit e ndodhur në kryeministri kanë dëgjuar zv.kryeministrin që ka thënë: “Do t’i jap një mësim të mirë gazetës që të mos e marrë kurrë veten!” Nisur nga këto veprime absurde dhe inatçore të këtij zv.kryeministri fodull gazetarët e “Koha Jonë” mendojnë se ai udha që ka zgjedhur “krahu i djathtë i Majkos” është e gabuar dhe nuk pasqyron politikën e qeverisë për raportet e mira me shtypin e pavarur. REDAKSIA E “KOHA JONË” Pandeli Majko, Fatos Klosi dhe Rexhep Meidani

Bombë në kamion, dhjetë të plagosur

Shkodër shpërthim Shpëtuan për mrekulli pasagjerët, arma në divan faqe 11