Natë e tmerrshme në këshjellën e PD-së. Eksploziv dhe breshëri armësh në përgjigje të referendumit
. Lazarat, terror kundër Shtetit. Qeveria: Janë organizuar të hidhen në veprim vazhdimisht. Faqe 2
Fitoi indiferentizmi
NGA TEODOR KEKO
Një votim ka fitues dhe humbës, por votimi nuk tregon vetëm kaq. Ai ka nëntekste të tij dhe është pasojë e një realiteti të caktuar. Tani, pasi kanë kaluar tre ditë nga votimi më i fundit, ne mund të bëjmë analizat e para të asaj që ndodhi.
1. Fituesi real i referendumit ishte indiferentizmi! Thuajse gjysma e shqiptarëve nuk denjuan të votojnë me moton: “E për cilin të votosh?!” Në thelb, shumë shqiptarë nuk kanë besim te klasa politike aktuale. Ata e quajnë të paaftë dhe të korruptuar këtë klasë politike. Kjo mund të mos jetë e vërtetë, por votimi i së dielës tregoi se kjo ide tashmë është materializuar në një realitet!
2. Elektorati socialist nuk ka bërë firo! Ky është një realitet alogjik, po të kemi parasysh se në këtë 17 muaj qeverisje socialiste në Shqipëri nuk bie ende era shtet dhe se njerëzve ua ka ardhur shpirti në majë të hundës. Por bllokuesi i frros ndoshta është Berisha. Duket se shumica e shqiptarëve i tremben shumë këtij politikani dhe janë gati t’i mbajnë socialistët gjatë në pushtet, vetëm mos fitojë përsëri Berisha. Në këtë këndvështrim PD-ja, por edhe vetë Berisha, duhet të gjejnë forma të reja, për të qenë kompetitivë në zgjedhjet e ardhshme. PD-ja duhet të jetë koshiente se votimet e fundit PS-ja i fitoi pa bërë sforco të mëdha. Nano, për shembull, nuk i lëshoi elektoratit të tij as edhe një mesazh të vetëm mobilizues.
Nëse pranohet se fituesi i këtij referendumi ishte indiferentizmi, shtrohet problemi se cili formacion politik do të thithë mbi 30 përqind të elektoratit shqiptar që mungoi në votim? A mos ka ardhur koha, që ky grupim i madh të grumbullohet në një formacion të ri politik? Duke se janë të gjitha gjasat, që këta indiferentë të jenë centristë. Mirëpo qendra aktuale ka dëshmuar se e vetme nuk mbledh dot as 4 përqind të votave. Pra, në thelb, ngado të rrotullohesh, del te liderësh i ri. Duhet që të gjitha partitë duhet të ndryshojnë kokat. Kokët aktuale nuk kanë më fuqi magnetike dëlithëse. Tani ato vetëm shtyjnë dhe zgjerojnë grupimin e indiferentëve. Nëse po ky liderësh do të udhëheqë partitë edhe në votimin e ardhshëm, ne mund të parashikojmë që sot, se në votime nuk do marrin pjesë më shumë se 50 përqind e shqiptarëve!
D’Alema: Majko i pëëlqyer për Italinë
Kryeministri italian D'Alema duke i hequr veshin kryeministrit shqiptar Majko për klandestinitët. Foto REUTERS
Përgjigja e socialistëve për listat PS hedh në gjyq PD për manipulimet e referendumit
Përgjigja e socialistëve për listat. PS hedh në gjyq PD për manipulimet e referendumit. “Pushtetarët lokalë të opozitës sabotuan votimin, për të ndryshuar rezultatin”. Faqe 5. Partia Socialiste Shqiptare bën denoncimet në disa rrethe të vendit, dhe ka hedhur në gjyq për manipulime njerëzit e Pushtetit Lokal që janë marrë me listat. Socialistët, pas udhëzimeve të shumta që kishin dhënë një ditë para referendumit, tashmë nuk mund të lejojnë më manipulimet. Aq më tepër që tashmë këto janë bërë tashmë të përhershme në çdo fushatë elektorale që zhvillohet në vend.
Policia në Komisionin Qendror
KQV grushta. Policia në Komisionin Qendror. Sherr për procesverbalet pa firmë. Faqe 3
Kështu u vodhën palatë e Gjallicës
Kadria tregon. Kështu u vodhën palatë e Gjallicës. Dëshmon pronarja e piramidës së madhe. Faqe 11
Kështu më përdhunonin padronët
Prostitucioni rrëfim. Kështu më përdhunonin padronët. Një 16 vjeçare në bordellot e Ferrit. Faqe 9
Liga e Kampionëve flet gjermanisht
Shpërthen edhe Inter. Liga e Kampionëve flet gjermanisht. Kaiserslautern e kualifikuar për në 1/8. Dy skuadra gjermane nga tre që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, pothuajse e kanë siguruar mbërritjen e kualifikimin e tyre për në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Bajern i Mynihut dhe Kaiserslautern, fitoritë dhe sigurojnë pozita dominuese në grupet e tyre. Sidomos Kaiserslautern është ndër tetë më të mirat e Ligës së Kampionëve, pa pasur nevojë për të luajtur apo marrë qoftë edhe një pikë në ndeshjet e fundit. Olimpiakos, Bajern dhe Inter, kanë hedhur një hap të madh në kualifikim.