Koha Jonë
28 nëntor 1998
Klinton: Luftë korrupsionit
“Zhvilloni më tej demokracinë dhe vendosjen e rendit publik” — Faqe 4
“Zhvilloni më tej demokracinë dhe vendosjen e rendit publik”
Faqe 4
Sindromi “Vranicki” dhe qëndrimi i PD
NGA ARBEN IMAMI
Botimi i një letre pune të Ambasadorit Everts me vlerësime dhe mendime e sugjerime lidhur me gjendjen në prag të referendumit ka shkaktuar një stuhi në shtypin e opozitës së S.Berishës. Lavdi Zotit, që Berisha e mori vesh çfarë shkruan Everts në raportet e tij (megjithëse mënyra e disponimit të asaj letre nuk qe shumë elegante, nga ana tjetër kursesi aq e ulët sa falsifikimi më i fundit për Internacionalen Demokratike), kurse Ambasadori Everts nëpërmjet shtypit po njihet vetëm me majën e ajsbergut të vlerësimit që një pjesë e shqiptarëve atij i bëjnë, por tek e fundit jo se çfarë këta shkruajnë për të në raportet e tyre të brendshme. Por le t’i kthehemi thelbit të akuzës: Everts po fut hundët kudo dhe mban qëndrime partikulariste “pro ish-komunistëve dhe kundër anti-komunistëve”.
Prania e z.Everts në Shqipëri, prania e OSBE-së në Shqipëri, prania e KE-së në Shqipëri janë tregues të një gjendjeje tejet të veçantë politike tek ne, janë tregues se klasa politike shqiptare nuk mundet e vetme pa një mbështetje të jashtme të përmbushë detyrimet e saj kundrejt popullit shqiptar, se klasa politike shqiptare është e përçarë dhe konfliktuale në një jetë të tillë mënyrë saqë kërkon legjitimitetin e qëndrimeve politike jashtë kuadrit të saj, jashtë kuadrit të vendit të saj dhe domosdo kërkon një gjyqtar, në këtë rast ndërkombëtar, i cili të ndajë këto dava. Ky është sindromi Vranicki i politikës shqiptare. Duke kujtuar se në historinë e shkurtër të shtetit shqiptar ky sindromë është shfaqur herë pas here sa duhet të theksojmë se ai u shfaq me shenjë klinike të plota në pragun e një lufte civile midis uzurpuesit të pushtetit dhe të keqeverisurve prej tij. Në mars të 1997 ishin shqiptarët ata që ftuan “Vranickin”, ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit dhe jo Vranicki, apo më pas Evertsi kërkuan të vinin në Shqipëri për të vendosur rregullat e tyre.
(Vijon në faqe 4)
Tjetër tragjedi shqiptare në Adriatik
Një polic italian duke mbajtur në duar një fëmijë, dje në Brindizi, pas përplasjes së dy skafeve shqiptare, nga ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë zhdukur disa të tjerë
Foto REUTERS
Majko - Meta, fillon konflikti për kontrollin e pushtetit
Meta propozon shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave — Faqe 2
Zv/kryeministri kërkon kompetencat e shefit
Meta propozon shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave
Faqe 2
Dueti Majko-Meta duket se nuk po funksionon më. Mes të dyve ka filluar një konflikt që ka të bëjë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Ndërsa Meta, për të kontrolluar edhe kryeministrin i kërkon që atë të vendos njeriun e vet, Majko kundërshton. Por Meta vazhdon të insistojë dhe po shkon tashmë një javë që të dy diskutojnë vetëm për Sekretarin e Përgjithshëm. Majko nuk e hedh poshtë me vendosmëri kërkesën e Metës për t’i lidhur këmbët, por e kundërshton me shumë delikatesë.
Gjirokastër sulm Antitank kundër “Harri Lena”
Qëllohe[n] magazinat e firmës së njohur në jug
faqe 13
Fieri-qyteti i “eksportit të femrave”
Tashmë është evidentuar qyteti i Fierit si vendi ku organizohet rrjeti mafioz i prostitucionit ose si qyteti i “eksportit të femrave”. Nga burime të policisë kriminale dhe të SHIK-ut del se në qytetin myzeqar ka disa rrjete, të cilat veprojnë në koordinim me njëri tjetrin dhe që mbledhin nga të gjitha qytetet e vendit vajzat që shkojnë ose që i detyrojnë për prostitucion jashtë Shqipërisë e kryesisht për në Itali. Janë të shumta rastet e rrembimit të femrave të moshës 15-17 vjeçe, që pasi “përpunohen” në këtë qytet misterioz nisen për në drejtim të brigjeve italiane, kundrejt shumave të mëdha, që ka bërë që bosët e këtij rrjeti kriminal të fitojnë miliona e miliona lekë, duke ndërtuar më pas motele apo restorante luksoze në Tiranë apo në Durrës. Sipas një burimi sekret në ministrinë e Rendit Publik janë evidentuar personat që organizojnë këtë trafik nga të cilët 3 janë nga Fieri, dy tiranas, një durrsak dhe tjetri nga Shijaku, të cilët veprojnë në rrjete të veçanta, por të lidhur gjithsesi me mafiozë italianë. Policia italiane ia ka vënë tashmë në dispozicion ministrisë shqiptare të gjitha emrat dhe fotografitë e shqiptarëve që mendohen se kanë lidhje me këtë trafik, ku shqiptarët zënë vendin e dytë në Itali në organizimin e prostitucionit. Brenda rrjetit mafioz kanë infiltruar agjentë të policisë kriminale, të cilët kanë zbuluar rrjetin e funksionimit, emrat e organizatës në qytetet kryesore dhe lidhjet e tyre me një bos të madh në Tiranë që gjysmen e ditës e kalon në mjediset e hotel Rognerit.