29/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 nëntor 1998

Ndërsa Presidenti Meidani festonte në pallatin e Brigadave, ish presidenti Berisha darkonte në hotel Tirana

Festa e përçarë

Edhe dje në festën Kombëtare të Pavarësisë forcat politike shqiptare nuk gëzuan sëbashku Faqe 3

Faji i përbashkët

Zakonisht, ditët e festave, veç të gëzimit, konsiderohen edhe si ditë paqeje, kur kundërshtarët detyrohen të ulin armët për të ndenuar dhe respektuar gjithçka lidhte me to. Por klasa politike shqiptare edhe në këtë aspekt bën përjashtimin. Edhe ngjarja më e shënuar për një vend dhe komb, siç është festa Kombëtare duket se nuk ka mundur aspak për të qetësuar gjakrat e politikanëve shqiptarë. Përkundrazi, këta armë deri aty sa, edhe ditën e flamurit e shfrytëzojnë për të atakuar njëri tjetrin. Vetë fakti që dy kampet kundërshtare organizojnë ceremoni të veçanta për të festuar vetëm me ithtarët e tyre, shërben për të vërtitur akuzat e radhës mbi krahun tjetër. ZOTIME JUSTIFIKIME Kështu, edhe dje, krahas ceremonive zyrtare të drejtuara nga presidenti i vendit, Meidani, zhvilloheshin festimet paralele ku protagonist ishte lideri i opozitës Berisha. Si pasojë, duke qenë se po thuajse të gjithë shqiptarët vazhdojnë t’i kenë akoma shigjetat e tyre të mbërthyera tek politika, konflikti dhe fryma e armiqësisë nuk ka si të mos mbahet ndezur edhe tek masat e gjera të simpatizantëve të njërit dhe tjetrit krah edhe në atë që për shqiptarët është dita më e shënuar. Për këdo që ka ndjekur zhvillimet e këtyre viteve të fundit në politikën shqiptare, nuk ka asnjë dyshim se gjeneratori kryesor i krizave në vend është lideri i opozitës, ose më saktë stili i tij i të bërit politikë. Është e qartë se ai duke mos u pajtuar me mënyrën si u rrëzua nga pushteti, i pushtuar nga ndjenja e revanshit, ka vendosur të përdorë çdo mjet për të rifituar atë që humbi, pa llogaritur pasojat. Do të ishte gabimi më i madh sikur qarku i fajit në këtë drejtim, t’i vihej vetëm Berishës dhe partisë së tij. Jo rrallë, liderë të pozitës së sotme në deklaratat e tyre tregohen jo më pak të ashpër dhe intransigjentë nga ish-presidenti. Nga ana tjetër, pavarësisht nga përpjekja për të iniciuar një dialog normal, në momente të caktuara nuk kanë munguar shpërfillja deri dhe goditjet kundër opozitës. Po, mbi të gjitha, mosrealizimi dhe paaftësia për të siguruar qetësinë, si dhe për ç’u çliruar nga shfaqje të tilla si korrupsioni, kontrabanda, ku janë vetë pushtetarët aktorë kryesorë përbëjnë një element kryesor për të zgjeruar opozitën. GAVROSH LEVONJA

Justifikimet e kryeministrit Majko

Kukës, betejë në kufi me serbët

Për 45 minuta të shtën[a?] në fshatin Pogaj Ushtarët serbë qëllojnë fshatin, përgjigjen kufitarët ZOTIME JUSTIFIKIME Për 45 minuta të shtën[a?] në fshatin Pogaj Kukës, betejë në kufi me serbët Ushtarët serbë qëllojnë fshatin, përgjigjen kufitarët Faqe 2 Është sulmuar sërish kufiri shqiptar nga forcat e ushtrisë serbe. Nga ky sulm, që bëhet për të gjashtën herë në këtë rajon, plumbat e mitralozëve dhe armëve automatike serbe kanë rënë në fshatin Pogaj dhe në territorin e ish-fshatit Shalqin. Të enjten në mesditë rreth orës 13.15 në rajonin e piramidës D715 në sektorin nr.5 të kufirit me Jugosllavinë, në fshatin Pogaj të rrethit të Hasit, nga territori Jugosllav dhe pikërisht nga posta e fshatit Gorozhup të Hasit të Prizrenit, është hapur zjarr me armë të ndryshme automatike.

Qeveria: “Ti kthejmë imunitetin Azemit”

Faqe 3

Drogë në gjimnazet e Tiranës

Mu në mes të kryeqytetit dhe në shkollat me kryesore të Tiranës tregtohet drogë për gjimnazistët, të cilëve në fillim iu jepet me çmime shumë të ulëta në mënyrë që me pas të bëhen përdorues të rregullt. Droga shpërndahet në sytë e dhjetra nxënësve si në “Petro Nini Luarasi” dhe në atë “Sami Frashëri”, duke mos harruar se droga del nga disa lokale buzë Lanës, në anën e Shallvareve. Kryeqendra është në një prej lokaleve të kësaj rruge, por pronari i saj ka komplementuar punonjësit e policisë dhe të antidrogës, ndaj selia e drogës shpërndan pa drojtje “helmin e bardhë”, i cili po shkatërron dhjetra gjimnazistë. Ndërsa qendra e drogës për studentët është paksa pranë bar “Pergola”, ku droga jepet me doza të pranueshme dhe përdorues të saj janë kryesisht studentët e Artit Dramatik dhe atij të Ekonomisë. Nga ministri i Rendit Publik është dhënë urdhëri që të betohet për tre bazat kryesore në kryeqytet, ku janë ngarkuar agjentë sekret, të cilët kanë për mision zbulimin e qendrës kryesore si dhe bosin të madh që men-don të jetë në një prej lokaleve afër Lanës. Gjithashtu SHIK-u ka nën kontroll të rreptë edhe një bazë tjetër në Shijak, nga ku droga kalon në bregun tjetër, në atë italian, nëpërmjet një figure të skenës, që gëzon “imunitet” publik. Dyshohet se në një prej shkollave 8 vjeçare të kryeqytetit shpërndahet drogë e lehtë për nxënësit e fillores. Nëse edhe kjo është e vërtetë, atëherë alarmi duhet të pushtojë të gjithë-prindër, pushtetarë e opozitarë, policë e agjentë të SHIK-ut, të gjithë kundër kësaj hordhje banditësh që po kërkon të shkatërrojë edhe fëmijët. A.N.

Njoftim për gazetarët e “KJ”

Njoftohet mbremë vonë nga sh-typkronja ku botohen gazetat se ditën e hënë do të jetë pushim, pra paraqitja e gazetarëve në punë do të bëhet ditën e martë. REDAKSIA