Kryetari i parlamentit shqiptar akuzon liderin demokrat për implikim direkt në trazira
Gjinushi: “Nuk ka shqiptar që të mos e dijë që ai realizoi 14 shtatorin”
Faqe 4
Krimi i politizuar
NGA MENTOR KIKIA
Nga të gjithë sot pranohet që situata politike në vend është e ndezur, madje dhe agresive. Dhe kjo jo vetëm për faktin se PD del rregullisht në sheshin “Skënderbej” dhe bën mitingje pa leje duke kërkuar largimin e qeverisë. Ka afro dy vjet që po kaq rregullisht në qytete të ndryshme të vendit ndodhin akte terroriste. Digjen institucionet shtetërore, hidhen shtylla elektrike në erë - shteti deri tani ka numëruar 8 të tilla - vidhen banka, shkaterrohen ura, grabiten makina e autobuzë, e gjithë farë soji krimesh të tilla. Dhe deklarimi i parë që bëhet nga shteti, është se pas tyre fshihen forca të caktuara politike, duke nënkuptuar PD-në. Të njëjtën gjë bën edhe Berisha pas atentatit që u bë me autobombë në ish supermarketin e VEFA. Pa hyrë në detaje se ç’përfundim mund të presësh nga organet e drejtësisë pas këtyre deklarimeve politike, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për një gjë. Rrezikshmëria që i vishet Shqipërisë pas çdo akti të tillë është çdo ditë edhe më e madhe. Dhe PD paraqitet si një tërmet me qendër në sheshin “Skënderbej”, goditjet e të cilit shkojnë deri në Shkodër e Lazarat.
Ndërkohë pasojat është se të huajt, ata që kanë menduar se mund të vijnë të investojnë në ndonjë qoshe këtu, pas çdo veprimi të tillë shohin një tjetër revolucion që mund të trokase, e që bashkë me qeverinë shqiptare të marrë me vete edhe pasurinë e tyre. Askush nuk mund të thotë se pas këtyre akteve kriminale nuk ka karacë politike, sikurse nuk mund ta pranojmë apriori këtë. E para, sepse këtu asnjë kriminel apo terrorist nuk është arrestuar apo të dalë në gjyq dhe të deklarojë që këtë akt e ka kryer për llogari të kësaj apo asaj partie. Ose të paktën të provohet një gjë e tillë indirekti. Dhe së dyti, përjashtueshëm nuk është arrestuar dhe pas hetimit të dalë se ishte një ordiner, apo i krisur, që aktin e kishte kryer për llogari të “ujën”. Atëherë kush e ka fajin? Mungesa e forcës së shtetit dhe pamundësia e tij për të zbuluar krimin, bën që aty të ishim menaxherë ngjarjesh politike dhe faj i rikthehet me vrap në sheshin “Skënderbej” dhe tek Dan Everts. Ndërsa të huajt qëndrojnë larg dhe presin dinjitet kur në këto sheshe të mos ketë më thirrje kundër qeverisë dhe, për pasojë edhe akte terroriste që burojnë e nxirren nga ata që ndërmarrin.
Emigrantët, vetëm 1134 legalë nga 300.000
Coca Cola, dy ditë para djegies një vjedhje e madhe
Janë marrë tapat dhe makineritë
Thellohet enigmat që kanë çuar në shkatërrimin e fabrikës së famshme
Janë marrë tapat dhe makineritë
Coca Cola, dy ditë para djegies një vjedhje e madhe
Thellohet enigmat që kanë çuar në shkatërrimin e fabrikës së famshme
Faqe 2
Thellohet enigmat që kanë çuar në djegien e fabrikës së Coca-Cola. Ndërsa ekspertët kanë paraqitur versionin e parë, sipas të cilit ka qenë rrjeti elektrik shkak i ndezjes, dhe është mësuar një tjetër fakt. Vetëm dy ditë para se një e treta e investimit të më madh e të huajve në Shqipëri të shkruhembohej nga një zjarr i papritur, në një magazinat e tij ishte konstatuar vjedhja e 400 mijë tapa shishes dhe të disa pjesëve të makinerisë që kryejnë mbështjelljen e kokave të tyre me celofanin anti falsifikim që firma përdor kundër prodhimeve pirate.
PAD kritikë
Qeveria nuk ka nerv
Ceka: “Nano punonte më me ritëm”
faqe 5
Deklarata e Rubin
Tension mes SHBA dhe Serbisë
Reagon parlamenti jugosllav pas presionit
faqe 5
Republikanët kërkesë
Zgjedhje pas referendumit
Të përgatitet terreni për votimet e reja
faqe 7
Masakruest e shqiptarëve
Mizoritë e kriminelëve ballkanas
Adolf Hitleri e gadishulli ende të lirë në hapësirën e kontinentit
Këta kriminelë, por edhe të tjerë ishin autorë të vrasjeve dhe pabesirave në Kosovë. Ekzekutimet makabre të marsit në Drenicë, ku përkrah shumë të vdekurve kishte dhe shumë fëmijë, bëjnë më të lehtë punën për identifikimin e tyre. Kështu, sfida për kapur Arkanin alias Zhelko Raznjatoviçin, një nga kriminelët më të mëdhenj të Jugosllavisë që ka pasur nevojë Bosnjës si fushë veprimi edhe Kosovës) është si privilegj i disa policive të vendeve të Evropës. Homologu i tij kroat është Branimir Glavash.
Faqe 32