Mafia, 10 miliard dollarë
Ku shkojnë dhe si investohen paratë e pista
Nga Italia mbërrin informacioni: Sa para disponojnë dhe qarkullojnë trafikantët shqiptarë
Faqe 2
Refeni i lugës bosh
NGA GAVROSH LEVONJA
Ashtu si ka ndodhur gjithmonë në kësi rastesh, edhe vizita e kryeministrit Majko në Bruksel është vlerësuar si e suksesshme. Në fakt, axhenda e takimeve të tij ishte e ngjeshur dhe, gjithashtu nuk munguan fjalët e mira në adresë të qeverisë, po mbi të gjitha premtimet për “mbështetje dhe ndihmë të pakursyer ndaj Shqipërisë”. Mirëpo, kur është fjala për ta materializuar, për ta bërë të prekshme këtë ndihmë, realiteti ndodh shumë larg fjalëve. Me një dukuri të tillë shqiptarët janë ndeshur gjatë këtyre viteve. Konkretisht; mëse një vit më parë, parardhësit të Majkos, iu premtuan shuma të konsiderueshme që arrinin në disa qindra milionë dollarë në afate të ndryshme, po, për fat të keq, të paktën deri tani në arkën e shtetit shqiptar nuk ka hyrë asnjë kacidhe. Suksesi më i madh në këtë aspekt ishte vetëm zhbllokimi i disa marrëveshjeve të arritura nga qeveritë e mëparshme, po të ngrira në momentin e shpërthimit të trazirave. E vërteta është se ata që premtojnë paratë që do të bëjnë të lumtur shqiptarët, të paktën duke i kthyer vendit normalitetin kanë qenë të lidhura me kushte të tilla si vendosja e rendit apo minimizimi i kontrabandës dhe korrupsionit. Mirëpo, kushtet ekonomike të vendit, pa lënë në harresë dhe manipulimet me karakter politik, e bëjnë pothuaj të pamundur plotësimin e kushteve të vëna për të bërë të mundur vërshimin e ndihmës në Shqipëri. Kështu, për sa kohë nuk do të hapen fronte të konsiderueshme pune, nuk do të ketë prodhim, korrupsioni, kontrabanda, korrupsioni, lulëzimi i krimit në përgjithësi, do të shoqërojnë vendin tonë ndoshta në përjetësi. Nuk ka asnjë dyshim, se ndryshimi i një realiteti të tillë as mund të mendohet pa një kontribut qofte dhe modest për të vënë në lëvizje mekanizmat që duhet të nxjerrin situatën ekonomike nga pika e vdekjes. Kështu, në fund të fundit ndodhemi në një rreth vicioz. Rrjedhimisht, shqiptarët do të jenë të detyruar të kënaqen vetëm me premtimet në formë të deklaratave për mbështetje dhe përkrahje apo dhe përvëlimerve për “atë që është arritur deri tani”. Sigurisht, shumica e tyre, e ka të qartë një gjë të tillë dhe dhe prandaj nuk ka asnjë arsye të entuziazmohet e aq më pak të shpresojë në mrekullinë e ndonjë shiu dollarësh apo “çeku të bardhë”.
Agjentët kërkojnë një milion dollarë
Ceka: Komisioni do kërkojë që paratë t’i jepen
SHIK i pakënaqur me buxhetin
Faqe 3
SHIK kërkon më shumë para për informatoret. Qeveria ka përcaktuar në projekt-buxhetin e vitit 1999, për shpenzimet operative, gjysmën e shumës së parave që ka kërkuar vetë SHIK-u. Ndërkohë që nuk rreshtin pakënaqësitë e shprehura për punën e SHIK-ut, ky shërbim kërkon më shumë para, megjithëse shuma e përcaktuar është pak më e madhe se ajo që ishte përcaktuar në vitin që po mbyllet.
Qeveria mbron Millosheviçin
“Deklaratat e UÇK janë të UDB”
Berisha akuzë
faqe 5
Coca me çmime normale
Ankesë e italianëve: Grosistët mashtrojnë
Fabrika shkatërrim
faqe 10
Duartrokitjet ndaj të huajve
Si shqiptarët thërrisnin për liderët e botës
Historia shqiptare
Faqe 18
Abuzim me një të droguar
I shkaktohet traumë një 19 vjeçari nga ekrani gjënjeshtar
TVSH skandal
J. Gj, 19 vjeç nga Tirana ka tre ditë që nuk del nga dhoma e tij dhe prej një frikë momentin kur i ati kthehet në shtëpi. Trembet shumë duke menduar që sapo të hyjë brenda do t’i thotë po të ore kishe dalë si drogmen profesionist në televizion e të kishin parë gjithë se si drogohesh. Të pakën kënaqet që deri tani ai se ka marrë vesh megjithëse të gjithë e kanë parë e qartë dhe shoqëria kan qenë e riu, që e etiketën në darkë bullyner e tu rritusit? Shtë marr e shenumallur në? [pjesërisht e palexueshme] një dokumentar për drogën.
Faqe 32