Koha Jonë
10 dhjetor 1998
Majko pezullon Klosin
Kryetari i SHIK: “Asnjë koment pa folur me kryeministrin” — Faqe 5
Kryetari i SHIK: “Asnjë koment pa folur me kryeministrin”
Faqe 5
Ndarja e Shtetit
NGA ENTON ABILEKAJ Tentativa e socialistëve për ndarjen e pushteteve u duk të ishte lëvizja më e madhe në politikën qeverisëse. Kur u morën selitë nga drejtuesit e rinj të Shtetit, gjithçka po shkonte si në një demokraci qindravjeçare. Presidenti pa parti, kryetari i parlamentit nuk ishte ushtar i partisë kryesore të pushtetit dhe kryeministri një njeri që nuk mund të kontrollonte gjithçka. Ishte pikërisht kjo lëvizje e madhe që ishte kërkuar që nga viti 1990 dhe që ishte ofruar si ekuilibri i artë i demokracisë. Në të vërtetë asnjë vendim i rëndësishëm i treshes kryesore të pushtetit nuk e pushtetit nuk ka kaluar pa prishur ekuilibrat. Ndryshimi i qeverisë në prill të këtij viti nga kryeministri Nano, prishi ekuilibret brenda PS dhe koalicionit. Dhe për çudi edhe të Presidencës. Shqipëria mbeti faktikisht pa qeveri për dhjetë ditë. U ringjall nostalgjia e dorës së fortë, që kishte avantazhin e qartësisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre. Qeveria, megjithëse ndryshohej nga Presidenca nuk ndeshej me asnjë pengesë përveç minorancës. U bënë më shumë se dy javë tashmë, që kryeministri Majko i ka kërkuar presidentit largimin e kryetarit të SHIK-ut, Fatos Klosi. Dhe Presidenti, ndoshta për të kontrolluar ushtrimin e pushtetit nga qeveritarët e rinj, nuk është dakort. Kjo është pjesa morale e ngjarjes që është shndërruar në luftë institucionesh. Bë pjesa morale shkon në favor të Presidentit edhe duke ditur që Majko para se ta zyrtarizonte kërkesën e tij, ia ka kërkuar Meidanit gojarisht dhe ai nuk ka pranuar. Por jashtë është momenti juridik. Shefi i ekzekutivit nuk mund të punonte me këtë kryetar SHIK-u që ia imponon kryetari i Shtetit. Duke mos e kufizuar mirë ligjin, Majko filloi të punojë me nënkryetarin e SHIK-ut derisa ai kujtua të firmosë largimin e Klosit. Ky pezullim që nuk dihet deri ku është i ligjshëm, mund të anullohet me një ndërhyrje të Meidanit dhe sërish Majko do të jetë i detyruar të punojë me një kryetar SHIK-u që nuk e dëshiron. Pas kësaj rikthehet nostalgjia e dorës së fortë. Nëse do të ishte atëherë gjithçka do të ndodhte pa zhurmë. Por ndoshta kështu edhe një mundësi tjetër në vend e dorës së fortë apo të përplasjes së institucioneve. Majko mund ta argumentojë shkarkimin e Klosit, edhe në kërkesën që i ka dërguar Meidanit, edhe në atë që i ka dërguar Klosit. Por në vend të kësaj norme të ndarjes së pushteteve ka vetëm një luftë që po shkatërron Shtetin. Dhe këtë po e bëjnë ata që duket ta ndërtojnë.
Mrekulli në Tiranë, një grua lind pesë fëmijë
Policia rrethon bandën. Maskat përgjigjen me mitraloz
Bilanci: Një i plagosur rëndë dhe një tjetër që arratiset
Dje nga ora 17.30 deri në 23.00 luftime në Sarandë mes policisë dhe një bande prej 15 vetash
Dje në periferi të qytetit të Sarandës një bandë ka ushtruar dhunë mbi kallimtarët dhe automjetet duke i grabitur. Menjëherë policia, sapo është njoftuar, i ka rrethuar, por grabitësit me maska kanë qëlluar mbi forcat e policisë, të cilat menjëherë kanë hapur zjarr. Nga luftimet që kanë filluar nga ora 17.30 deri në ora 19.00 është plagosur rëndë një nga pjesëtarët e bandës, i cili është kapur nga forcat e policisë dhe ndodhet në spitalin e qytetit të Sarandës, kurse një tjetër, i plagosur, ka mundur të shpëtojë policisë bashkë me pjesën tjetër të bandës, duke u strehuar në një parking. Në ora 20.30 në Sarandë kanë mbërritur forcat speciale nga Tirana, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, të cilët bashkë me policinë e Sarandës i kanë rrethuar. Nga të dyja palët ka vazhduar shkëmbimi i zjarrit deri në ora 23.00 (më pas nuk kemi të dhëna). Sipas drejtuesit të operacionit policor banda e rrethuar qëllon me një mitraloz të lehtë mbi policinë, e cila, me sa duket mbetet e rrethuar në mënyrë që sapo të zbardh dita të sulmoj me të gjitha forcat. Drejtori i Policisë Kriminale në ministrinë e Rendit Publik Fatmir Hakani tha për “Ko” se kemi dhënë urdhër të prerë për të qëlluar deri në eliminim fizik të tyre. Mbi kriminelët që nuk i binden policisë ka vetëm një përgjigje: Plumbi”. Ky ishte prononcimi i Hakanit dhe le të presim ditën e sotme për të parë se si janë zhvilluar luftimet mbrëmbe. Mësohet gjithashtu se ministri i Rendit Publik z.Petro Koçi ka urdhëruar: “Të qëllohet pa paralajmërim mbi bandat që grabisin dhe vrasin”.
A.N.
Dy prej pesë fëmijëve të lindur nga Mirela dje në maternitetin e Tiranës
Foto ARMANDO BABANI
Dy prej pesë fëmijëve të lindur nga Mirela dje në maternitetin e Tiranës. Foto ARMANDO BABANI