Mbrëmë në orën 22.30 SHBA vendosën të nisnin papritur sulmin. Raketa mbi Bagdad. Sadami po çarmatoste inspektorët e OKB-së
Koha Jonë
17 dhjetor 1998
Amerika sulmon Irakun
Klint(on): Duhej bërë para Ramazanit. Anglia përfshihet në luftë. Page 3
Klinton: Duhej bërë para Ramazanit. Anglia përfshihet në luftë. Page 3
Një raketë Tomahawk kruiz duke u drejguar kundër Irakut. Foto REUTERS
Greva vazhdon
NGA GAVROSH LEVONJA
Dje përfaqësuesit e studentëve grevistë refuzuan një takim me kryeministrin Majko. Një vendim i tillë, në radhë të parë kontraston në mënyrë paradoksale me njërin nga shkaqet për të cilin grevistët i u drejtuan idesë së vetëflijimit. Dihet që greva e urisë filloi pas një hezitimi të kreut të qeverisë për të zhvilluar një takim me studentët qofte edhe për t’u njohur me kërkesat e tyre. Nga ana tjetër, kur kanë kaluar disa ditë nga fillimi i grevës, kur refuzimi i të ushqyerit ka filluar të japë efektet e tij, ishte e logjikshme që nga të dy krahët të tregoheshin shenja moderimi në mënyrë që të kontribuohej për arritjen e një zgjidhjeje. Po mbi të gjitha, arritja e një marrëveshjeje do të ishte në interes të të gjithëve duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi, ku një shkëndijë e vetme mund ta shtyjë vendin në kaos. Sigurisht, duke pasur parasysh këtë të fundit, si dhe eksperiencën e freskët të ngjarjeve që pasuan vrasjen mizore të Azem Hajdarit, qeveria, pavarësisht nga gabimet e bëra në një etapë të parë, lidhur me trajtimin e kërkesave të studentëve, ditët e fundit e hodhi një hap pozitiv në drejtim të dialogut duke marrë vendimin për të plotësuar, natyrisht në kufijtë e mundësive, pjesën dërrmuese të kërkesave të të ngujuarve. Duke i shtuar mospranimin të masave të mësipërme të qeverisë dhe refuzimin për t’u takuar me kryeministrin, Majko, grevistë komprometojnë dukshëm synimet e vërteta të grevës. Veç kësaj grevistët e sotëm edhe pse pas vetë jet demokracie, me këtë po tregojnë se nuk janë as në nivelin e paraardhësve të tyre të 90-ës, të cilët nuk ngurruan të takonin një president komunist në këmbëllën e këtyre të fundit. Pas kësaj bëhen edhe më të besueshme hipotezat lidhur me prapavijën politike të grevës së urisë. Dikush, pasi ka konsumuar, mjetet dhe format e tjera për të arritur në pushtet, tani po tenton të përdorë kartën e “revoltës studentore” sigurisht duke besuar në përsëritjen e asaj që ndodhi tetë vjet më parë, pavarësisht se atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Nuk është aspak çudi që ky “dikush” të jetë i interesuar për t’i përdorur me shumë të grevistë, ndoshta duke pritur edhe vdekjen e ndonjërit prej të lëshuar akuzën se “mu gevria”. Kështu, krijohet bindja se dhe nëse Majko do të shkon te të, vështirë se mund ta arrijë në një marrëveshje e grevës.
Dy të tjerë janë vrarë në 16.30 me orën e Washingtonit ose në orën 22.30 në Shqipëri dhe në orën 00.30 në Irak, Presidenti i SHBA, Bill Klinton me një iniciativë krejt personale ka dhënë urdhërin për sulmin ndaj Sadamit. Dhe menonjëherë lëshuan raketat numri i saktë i të cilave u bë i ditur vetëm në orën 24.00 (18.00 në Washington) kur Bill Klinton doli në konferencë shtypi. “Duhet ta realizonim sulmin para se të niste muaji ditë afat Sadami, sepse më vonë ai do të kishte mundësi të fshihej armët. Pas disa ditësh do të fillojë muaji i Ramazanit dhe nëse do të sulmonim atëherë do të ndodhshim në reagimin e gjithë botës islame”, argumentoi Klinton para shtypit. Sipër, Presidenti të SHBA kontrolli i OKB-së po dështohet, sepse në vend që ata të çarmatosnin Sadamin ishte ai që po çarmatoste ata. “Sadami duhet të premtonim që kishte dhënë për shkatërrimin e armëve të dëmtimit të masë”, tha Klinton.
(Vijon në faqe 3)
Lajm i orës së vonë
Pritet akt terrorist mbi studentët
Mbrëmë vonë rreth orës 22⁰⁰ është mbledhur Qeveria për të diskutuar për një raport sekret të ardhur me urgjencë nga SHIK-u të cilit për mundësinë e një akti terrorist ndaj studentëve të grevës së urisë. Kryeministri Majko ka urdhëruar mbremë të gjithë strukturat e policisë dhe SHIK-ut që të hetojnë rreth këtij informacioni. Mendohet se segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare ose jashtë kufijve janë të interesuar për të krijuar një precedent të rrezikshëm në qytetin “Studenti”, çka do të ndërlikonte situatën politike në Shqipëri duke e destabilizuar përfundimisht atë.
Reagojnë të gjithë drejtuesit e medias së shkruar
Klosi delirant dhe i pandreqshëm
Mbrëmë në një nga mjediset e hotel Rogner u mblodhën të gjithë botuesit dhe kryeredaktorët e shtypit të shkruar, të cilët dënuan skenografinë e festivalit të Këngës ku në mënyrë të qëllimshme janë shtruar përkote të gjitha gazetat shqiptare, pra për të dhënë idenë se është shtypi që ka shkaktuar Shqipërinë. Qëllimisht skenografia është shtruar nga makina të djegura dhe një sfond ku gjuhëa flet për fajin e medias. Të fyer nga kjo dëshirë inatçore e Ardian Klosit, drejtorit me të papërgjegjshëm që ka patur ky institucion që nga krijimi i tij, botuesit dhe kryeredaktorët vendosen që t’i drejtohen drejtuesve të festivalit që të heqin sot nga dekori dhe skenografia të gjitha gazetat. Në rast se Klosi nuk pranon, atëherë të gjitha gazetat nuk do të pasqyrojnë aktivitetin dhe do t’i drejtohen bashkërisht gjykatës. Ky ishte thelbi i kërkesës së tyre. “Shekulli” (Koço Kokëdhima), “ZP” (Erion Braçe), “RD” (Astrit Pato(si)), “Gazeta Shqiptare” (Carlo Bollino), “Republika” (Dalip Greca), “Albania” (Ylli Rakipi), revista “KLAN” (Aleksandër Frangaj), “Koha Jonë” (Nikollë Lesi).
A.N.