Mbrëmë drejtori i përgjithshëm i RTV Ardian Klosi, një njeri pa ideale e pa sens kombëtar, ka dalë në skenën e festivalit të këngës para se të fillonte transmetimi direkt në TV dhe iu është drejtuar spektatorëve të pranishëm në lidhje me konfliktin që ai vetë ka krijuar me median e shkruar.
Salla i është përgjigjur me tallje këtij donkishoti të ditëve tona, aqsa ai, si një burrë në formë gruaje të përdalë, ka zbritur shkallët e skenës i turpëruar, nëse mund të turpërohet njëri si ai, pa dinjitet dhe i akuzuar për homoseksual. Pas kësaj një botues i një të përditshmeje ka dalë në skenë pas Klosit, dhe ka sqaruar të pranishmit për akuzën e drejtorit të përgjithshëm. Aventur[a?] e Klosit, duke dalë në skenë, pa qenë as prezantues e as regjizor tregon për deficiencën e tij, për një rast të rallë në historinë e festivaleve tona.
Tashmë gjithçka është e qartë për mënyrën e ardhjes në krye të këtij institucioni të drejtorit në fjalë, i cili, sa ishte në Gjermani, botoi edhe një album me titullin “Shqipëri të kam dhjerë”, të cilin e shoqëroi me fotografitë me të ndyra nga Atdheu ynë i bukur, por i varfër.
(Vijon në faqe 3)
Tërmet në bataniје
NGA FRROK ÇUPI Sa shumë njerëz janë duke pritur vallë çfarë po ndodh?! Ata mbyllen në shtëpi, pa drita, mbuluar me një batani[e?], dhe ndjehen mirë përderisa “ajo ende nuk po ndodh”. Çfarë pritet nën një batani[e?], prapa një drithër[a?] të vjetër ose të re, në errësirë më së shumti?! Mos vallë është frika se ndonjë raketë e drejtuar, laku[t?] shmanget drejt Shqipërisë?! Askush nuk e çanë kokën për luftën më të madhe të Botës... Mos vallë pritet se si do të shkojnë punët në Kosovë?!... “Vall[a]he vllazën i kena hall[a]t, po le të mijë atje ku janë se kena hall[a]t... Atëherë cila është “kometa” që pritet t’i vërsulet njeriut tonë “nën batañje”? Këtu qëndrojnë drama dhe komedia së bashku. Drama qëndron më së shumti në shtëpi, ndërsa komedia është atje jashtë, në shesh ose edhe në zyrë. Komedia fillon në Sheshin “Skënderbej” dhe derisa hyn në jetën e zakonshme qytetare- kjo kthehet në dramë dhe përjetohet si e tillë. Praktikisht çfarë po ndodh? 1. Qeveria dhe qeverisja e Shqipërisë, e votuar në fund-qershorin e vitit 1997, tenton të zgjerojë qeverisjen në të gjithë vendin. Pa arritur qeverisja ende në Fushë-Krujë, ish Presidenti i rrëzuar nga revolta mbarepopullore, del në Sheshin e Tiranës dhe bëshon piskamën: “Eheeëj”. Pikërisht në këtë moment qeverisja kthehet në rrugë dhe përqendrohet ndaj “rrezikut” në Sheshin “Skënderbej”, duke u instaluar këtu. Ish-Presidenti, i tmerruar nga pakësimi i numrit të njerëzve te tij, dhehet në shtëpi, dhe asgjë. Ndërsa vendi kërkon qeverisje. Këtu qëndruan në “batañjen” e varfërisë, qytetarët shqiptarë lumturohen me këtë gjendje sa kohë që nuk iu rrezikohet jeta prej hordhive së më 14 Shtator. Kështu krijohen tre elementë: Qeveria e votuar nga njerëzit, por që ka dalë në “cep të oborrit” për t’i ruajtur nga Luku duke lënë arat djerrë, është masa popullore tek luhët që egërira të mos hyjë në oborr; dhe ish-Presidenti i vendit me “20 petrita” i trembur nga vetja dhe nga turmë dhe shkon... Mirëpo të tre elementët rëndojnë tek ata që rrinë në shtëpitë e tyre. (Vijon në faqe 3)
Berisha rihut studentët në grevë
Prokuroria insiston: Duam patjetër Berishën
Kryetari i PD: Pranoj vetëm gjykatë ndërkombëtare
Sot dita e hetimit të 14 shtatorit
Faqe 7-9
Sot, kur akrepat e orës do të shënojnë 9.00., Sali Berisha do të jetë për herë të parë në jetën e vet përpara prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme. I vënë nën një akuzë, nga e cila rrezikon deri dhe dënim kapital, që nga momenti kur shefi i opozitës do të nisë shpjegimet e detajuara të vënura nga pyetësori pa fund i prokurorisë, njëkohësisht do të nisë dhe kalvari i tij me hetuesinë. Sipas të gjitha gjasave, lideri i opozitës do të jetë prezent përpara anëtarëve të grupit hetimor.
Dogji të atin, 20 vjet burg
Pretenca prokurori
Dogji të atin, 20 vjet burg
Pasi e qëlloi i vuri flakën ende pa vdekur
faqe 9
SHBA 300 avionë në luftë
Sadami: Gati t’i përgjigjemi armiaqve
Lufta Irak
faqe 18
Atentat krerëve të Omonias
Minoritarët u quajnë politikë bombat në mesnatë
Sarandë shpërthim
faqe 11
Bllokoni lodrat eksplozive
Një fëmijë nxjerr syrin duke luajtur
Kukës fëmija
faqe 13
Grevistët e Tiranës dhe Shkodrës duke përshëndetur dje me shenjën-simbol të PD
Foto GENT SHKULLAKU
Grevestët e Tiranës dhe Shkodrës duke përshëndetur dje me shenjën-simbol të PD. Foto GENT SHKULLAKU