22/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 dhjetor 1998

Kompromisi i madh

Çështja kombëtare dhe dëshira për stabilitet takon Majkon me Berishën Faqe 3

Fillimi i bashkëpunimit

NGA BLENDI FEVZIU Kryeministri Majko dhe lideri i PD Berisha kanë shtrënguar duart dhe i kanë buzëqeshur njëri - tjetrit pikërisht atëherë kur nuk pritej. Dy personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare të shoqëruar edhe nga zëvendësat e tyre, kanë thyer akullin e krijuar midis pozitës dhe opozitës që nga 9 marsi i vitit të kaluar në një nga ambientet e Hotel Rognerit. Takimi i cili në pamje të parë është vendosur dhe përgatitur në më pak se tre orë, pas një vizite të dy përfaqësuesve të shoqatës Dhjetori ’90 në zyrën e qeverisë, ka një prolog më të herët. Intensifikimi i grevës së studentëve dhe pamundësia për tu menaxhuar ajo edhe nga vetë PD, ka bërë aktiv disa nga diplomatët e huaj në Tiranë. Një seri telefonatash kanë rënë në zyrën e Berishës dhe të Majkos, derisa ky i fundit, është bindur se njeriu më i interesuar për një tërheqje dinjitoze të studentëve nga greva ishte mbosë vetë Berisha. Sidoqoftë, jashtë kulisave të përgatitjes dhe jashtë asaj që është biseduar në takimin më të rëndësishëm politik të vitit, kryesore mbetet simbolika e uljes në një tavolinë të Majkos dhe Berishës. Berisha ka deklaruar se Majko e Meta janë dy përfaqësues të PS. Ai i ka dhënë kështu ngjyrat e një takimi PS - PD dhe jo atë të Kryeministrit me opozitën. Pas aktit të djeshëm Majko mori rolin e numrit një të pozitës, duke lënë në hije kryetarin e PS, Nanon, i cili ende mundet të luajë rolin e lidershipit në PS. Së dyti, pamundësia e këtij të fundit për të realizuar atë që bën Majko, mund të konsiderohet në ambientet diplomatike si një pamundësi e vetë Nanos për të instaluar dialogun me opozitën dhe i lë topin sërish Berishës e pretendon se ai që e ka prishur bashkëpunimin ka qenë pikërisht Nano. Bashkëpunim, i cili me drejtuesit e rinj të PS, sipas tij, është i mundur lehtësisht. Së treti, takimi i inerjuar që drejton de facto PS me liderin e PD, për një problem të rëndësishëm politik si greva e studentëve, pa praninë e të tjerëve të koalicionit dhe të opozitës së djathtë ka qenë deklarimi më i qartë se roli i këtyre përveç vasalë është edhe zbukurim. Përgjegjësia ka qenë vetëm dhe e parë ka qenë vetëm dhe e parë se roli i këtyre përveç vasalë është edhe zbukurim. PD dhe PS kanë vendosur të bëjnë një hap të papritur. Ata janë ulur për të zgjidhur problemet mes tyre, duke e përcaktuar krejtësisht politikën shqiptare, duke dhënë mesazhin se ky vend ka nevojë për përgjegjësi. Përgjegjësia që ata kanë për vendosjen e marrin dy, edhe pse pa diskutuar konkretisht për këtë. Ndoshta nuk janë Berisha dhe as Majko. Ndaj nëse stabiliteti i vendit dhe çështja kombëtare

Armët që akuzojnë kryetarin e SHIK, Fatos Klosi

Katër “snajpera” me efekt ekzekutues deri në 15 kilometra Pushkët me dylbi ishin prodhim amerikan i 1998 Faqe 4 Zbardhen misteret që mbështillnin armët e kapura në Rinas si kontrabandë. Gjysëm automatike, të kalibrit 12.7 mm, prodhim amerikan i vitit 1998, rrezja e veprimit 15 kilometra dhe qitje me silenciator, përbëjnë të dhënat teknike të katër armëve të zjarrit të bllokuara nga dogana një muaj më parë në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar shqiptar. Ndërkaq, e stampuar në këmbëzën e shkrepjes shifrat 00, të cilat tregojnë se me to nuk është bërë qitje, kriminalistët nuk kanë mundur as vetë të kryejnë një gjë të tillë.

Një grua lind tetë fëmijë njëherësh

Pas gruas nga Peqini, një grua në SHBA shënon rekordin botëror Një grua 27 vjeçare ka lindur tetë fëmijë njëherësh, një rast i rrallë në botë, të cilët janë djem e vajza, njoftuan mjekët të dielën. Gjashtë vajza dhe dy djem, nga 311-708 gram, u regjistruan në gjendje kritike dhe janë vendosur në inkubatorë në spitalin e Pediatrisë të Teksasit (SHBA). “Do të ishte një mrekulli nëse të gjithë bebushët do të mbijetojnë”, tha obstetri Brian Kirshon, një nga tre mjekët që asistuan në lindjen e foshnjave. Një nga vajzat e lindura me 8 u lindën me operacion 10 javë premature. Por lindja u shty dhe shtatë të tjerat u lindën me operacion 10 javë premature të dielën, shtoi Kirshon. Nëna e vogëlushëve, Nekem Cuku, kishte marrë mjekime për lindje dhe ishte shtruar në spital që në muajin tetor. “Ajo ishte një paciente shembullore dhe ishte e gatshme të mos hante vetëm e vetëm që të krijonte sado pak hapësirë për rritjen e bebushëve”. Mjekja tha se pacientja është në gjendje të mirë. Tetëvjeçarët janë fëmijët e parë të saj dhe të bashkëshortit të saj Ike, emigrantë nga Nigeria, të cilët tani jetojnë në Hjuston. Çifti kishte kohë që përpiqej të kishte fëmijë dhe në fillim të këtij viti Chukwu dështoi kirurgjiken. Të tetë foshnjet u lindën në spitalin Episkopal të Shen Luks dhe më pas u dërguan në Spitalin e pediatrisë pranë Teksasit. Tetenjakët thyen rekordin e mëparshëm të shtatë-njakëve që u lindën më 19 nëntor 1997 në Ajova.

Para takimit të djeshëm në hotel Rogner mes Majkos dhe Berishës Foto GENT SHKULLAKU Para takimit të djeshëm në hotel Rogner mes Majkos dhe Berishës. Foto GENT SHKULLAKU

Dyshja Majko-Meta sfidon politikën e vjetër të deritanishme dhe i shtrin dorën e miqësisë opozitës

Urdhër për pezullimin e Bares

Majko-koordinim Urdhër për pezullimin e Bares Është gati urdhëri për shkarkimin e tij faqe 2