26/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 dhjetor 1998

Piramidat i krijoi Gjykata

Historia e shoqërisë që kërkoi të hapte kazinonë e parë në kryeqytet/ Prokurorët gjejnë shkeljen flagrante Piramidat i krijoi Gjykata “M. Leka”, tre herë e regjistruar me të njëjtin emër Faqe 9

Majko-Berisha, Zero me Zero

NGA MARTIN LEKA Duket e fundit, për takimin Majko-Berisha, ka patur një superinformim në mediat shqiptare. Ndosh-ta edhe në Havannë nuk ka patur një sasi të tillë informimi kur Papa u takua me Kastron. Në asnjë vend të botës demokratike nuk do të gëzonte një interes të tillë propagandistik takimi i një kryeministri me liderin e opozitës. Madje megjithëse komentet kanë qenë përgjithësisht realiste dhe nën frymën e paqes e tolerancës, nuk kanë munguar edhe ekstremet, duke nxjerrë njëkohësisht “ftuesin” e këtij takimi politik. Ndërkohë, për një takim të tillë nuk kanë munguar edhe diversione nga ndonjë pseudoanalist me mbiemër që më shumë të kujton Baltën..., pa përfshirë këtu militantët fanatikë të të dy kampeve politike që nuk mund të shkëputen dot nga dogmat komuniste. Gjithsesi, një takim i tillë spontan apo i përgatitur më parë, me turorë të brendshëm apo të jashtëm, me ndërmjetës reale apo fiktivë, ka sjellë në vend një tjetër klimë politike e bësimi tek njerëzit. Tashmë është momenti të mbyllet propaganda rreth këtij takimi. Nuk është koha të komentojë nëse humbi Berisha apo fitoi Majko dhe e kundërta, nëse fitoi PD dhe humbi PS apo e kundërta, nëse humben ose vazhdojnë të konsiderojnë “çudi” takimin Majko-Berisha siç është bërë gjë tani, do të kemi të drejtë të pyesim nivelin e ulët të demokracisë, duke u bërë dhe qarakter në opinion ndërkombëtar, i cili nuk mund të suportojë dot si një ngjarje dite takimin e kryeministrit të një vendi me liderin e një partie në opozitë. Është rasti kur Pozita dhe Opozita bashkërisht të fillojnë normalitetin e marrëdhënieve të tyre, duke respektuar ligjet dhe sjelljet demokratike. Takimi i shumëpërfolur Majko-Berisha duhet konsideruar vetëm si një “star” drejt një demokracie bashkëkohore. Në të kundërt, një takim i tillë do të “murraset” bashkë me shpresat e shqiptarëve.

Krishtlindjet pa drita të shqiptarëve

Nata e Krishtlindjeve në Paris Foto REUTERS

Kryeministrit Majko nuk i zbatohet urdhëri

Drejtuesit e dikastereve nuk kanë përfunduar në kohë analizat vjetore Ministrat nuk përfillin udhëzimet Faqe 3 Urdhëri i kryeministrit Majko sipas të cilit ministrat duhet të dorëzonin planet vjetore duket se do të gjëjë zbatim vitin e ardhshëm. Inxjerrë nga zyra e tij në Kryeministri rreth 15 ditë më parë, kryeministri ka kërkuar nga i gjithë kabineti i vet që brenda datës 20-22 dhjetor, të dorëzoheshin pranë zëvendëskryeministrit Ilir Meta, të gjitha planet vjetore të punës së do dikasteri. Kështu, në Kryeministri do të bëhej bilanci dhe përpilimi i të gjithë të dhënave.

PS: Majko 66.6 % dhe Nano 33.4 % PD: Berisha 62.7% dhe Pollo 37.3 %

Dje sondazhi në radio “KOHA” në valët FM 98.1 Mhz Në emisionin e ditës së djeshme në radio “KOHA” gazetarja Anila Jole drejtoi rubrikën “Opinon”. Pyetjet ishin: “I Cili mendoni se duhet të jetë lideri; në PS apo Majko dhe në PD Berisha apo Pollo?”. Në mbi dy orë emision i drejtuar prej në valë e radios telefonuan 150 persona nga rrethet Tiranë, Krujë, Durrës, Kavajë, Fier, Lushnje, Peqin, Patos, Vlorë, Elbasan, Berat dhe Ersekë. Rezultati është ky: Pandel Majko fitoi 44.6 % të gjithë telefonuesve, Fatos Nano 22.3 %, Sali Berisha 20.6 % dhe Genc Pollo 12.5 %. Ndërsa pyetjes se cili duhet të jetë lideri i PS; Fatos Nano mori 33.4 %, kurse Pandel Majko 66.6 %. Në lidhje me pyetjen: Cili duhet të jetë lideri i PD-së; Berisha mori 62.7 % ndërsa Pollo 37.3 % të votave. Sqarojmë se disa telefonues votuan edhe për Eduart Selamin për lider të PD-së. Natyrisht që ky është një sondazh me telefonata direkte nga deguesit dhe nuk mund të pretendohet që sondazhi të jetë mbarëkombëtarë, por gjithsesi është një tregues i raporteve të reja në politikë.