Përgjaket Tropoja, 5 të vrarë
Midis tyre edhe një polic. PD: “Ishin aktivistët tanë”
Faqe 9
Nyja e Berishës
Sikur t’u thoshe shqiptarëve në ditët e kryengritjeve të marsit se Sali Berisha as nuk do të rrëzohet, as nuk do të arrestohet, as nuk do të zhduket nga skena politike, askush nuk do të besonte. Sikur t’u thoshe njerëzve në muajt e mjerimit më të madh të këtij vendi se, edhe mbas disfatës në zgjedhje, Berisha do të ishte politikani kryesor i opozitës, padyshim që do të të mbanin për të marrë.
Sepse çdo njeri me pak arsye në tru, në ato ditë po edhe më pas, do të kishte menduar se njeriu që ishte në krye të shtetit shqiptar në periudhën kur ndodhi rrënimi më i madh dhe trauma më e rëndë për këtë vend, detyrimisht do të mbante edhe pasojat më të rënda. Më e pakta, çka është në natyrën bujare dhe falëse të shqiptarëve, do të ishte largimi i këtij emri nga skena e politikës shqiptare.
Mirëpo ndodh krejt ndryshe. Njeriu i cili paaftësinë e tij për të drejtuar një shtet e dëshmoi me 5 vjet lëngatë dhe gjendje të mjerueshme ekonomike, komunisti sektar, i cili për pesë vite rresht mbolli veç farën e urrejtjes, xherah[u?], që s’ngurroi të japë urdhër për masakrimin ose rrahjen e opozitarëve kryesorë të vendit dhe djegien e gazetës më të madhe “Koha Jonë”, Neroni i Malësisë, që s’e pati për gjë të nisë kohortat e Gazidedes nga “Veriu” për të shtypur “Jugu” e pastaj të hapte depot e armëve, e pra ky dështak i drejtimit të shtetit dhe deliriak i pushtetit, ka ridhale në skenën shqiptare si një politikan opozitar normal. Bile çdo ditë e më tepër po këthehet për zgjedhje të reja, pa të cilat sipas tij Shqipëria s’do ketë kushtetutë.
Megjithatë, paradoksi më i madh nuk është që në delirak i dështuar nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për pushtet. Jo, paradoksi më i madh është që politikanë të tjerë shqiptarë, edhe të tillë që s’kanë ndonjë listë mëkatesh pas shpine, gazeta të pavarura, po e trajtojnë këtë njeri si një qenie normale, po i bëjnë madje thirrje të ulet në një tryezë me ta, të pranojë bisedimin, pajtimin kombëtar!
Një nga faktetësitë e këtij vendi sot është që nuk ka një opozitë serioze. Berisha dhe shpura që i bie ende nga mbrapa përfaqësojnë një klan dhe asgjë më shumë. Me një klan si ky nuk mund të bësh sot bisedime për pajtim kombëtar, për arsyen e thjeshtë se kemi të bëjmë me një klan të inkriminuar. Megjithatë duket se nxitohet edhe njerëzit e shumtë që ngrejnë sot zërin për një arrestim të shpejtë të Berishës, si zgjidhje të një[s?] se mallkuar politike ku kemi ngecur. E keqja më e madhe e shtetit shqiptar sot nuk është më e madhe e shtetit shqiptar sot nuk është aftësia e Berishës për të bërë, por mefshtësia e pushtetit të ri për t’i lidhur gjuhën me vepra, për të kapur duart mafioze që e mbajnë gjallë shpinen e tij sot e gjithë ditën, për të gjeneruar nga kjo shtet i degjeneruar tërësisht një shtet të vërtetë.
Faqe 2
Ngjarja e Fierit, shpallet kërkimi për policët vrasës
Vrasja e policëve është politike
Ministria jep shpjegime për ngjarjet e fundit
F 2
Berisha është aventurier
Konferencë shtypi e të Djathtës së Bashkuar
F 5
Korçë, digjet shtëpia e Asdrenit
Zbulohet dëmtimi i banesës të poetit të njohur
F 8
Nën akuzë, 15 krerë policie
Nisin hetimet për përfshirjen në kontrabandë
F 7
PS, ndryshime në kryesi
Brenda janarit, pritet largimi i 7 krerëve të lartë
PS, ndryshime në kryesi
Do të rikthehet Gramoz Ruçi. Prela në vendin e Lakrorit. Largohen anti mocionistët e fundit
Të pakëtn shtatë anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste do të lënë karriket e tyre brenda janarit, thanë dje burime të besueshme brenda selisë qendrore të PS. Ndërsa të rezervuar, zyrtarët socialistë kanë kohë që flasin për ndryshime të thella në drejtimin e PS. Ato sipas tyre do të vijnë si rrjedhojë e zgjerimit 10-15% të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të partisë në Konferencën Kombëtare të 20 dhjetorit, kur nga 101 anëtarë që kishte kjo strukturë, u bënë 123.
F 3