Tropojë, vazhdon tmerri dhe përgjakia. Viktima e gjashtë brenda pak ditëve
Komisari Haklaj, kishte qenë person në kërkim dhe në gjak. Specialet pushtojnë qytetin Faqe 2
Rreziku i nervozizmit
NGA FRROK CUPI
Dje qeveria u shfaq në një gjendje tjetër emocionale: Deri diku nervoze. Lëvizjet e përshpejtuara në ministrinë e Brendëshme dhe deklaratat e ardhura nga të dy palët, i dhanë publikut të drejtën që të kthejë vëmendjen drejt rrezikut të një nervozizmi qeveritar. Kjo do të ishte alarmante.
Para së gjithash do të duhej sqaruar situata: Nga cila gjendje emocionale qeveria kapërceu në nervozizëm? E tëra mund të përmblidhej në një frazë të shkurtër: Në gjendjen nervoze po vihet nga një gjendje thuajse mungese nervi. U bënë disa muaj që qytetari shqiptar në tërësi po i kërkon qeverisë më shumë nerv dhe frymëzim për të kryer detyrën qeverisëse. Deri pardje ndodhi kështu. Kapërcimi nga mungesa e nervit në nervozizëm, do të ishte alarmante.
Praktikisht çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodh me këtë situatë?
1. Qeveria, duke ardhur nga një votë plebishitare popullore, e zbuti nervin deri në masën e sigurisë që gëzon. Mirëpo këtu ka një konflikt: Ndërsa populli votoi si në plebishit për shkak të asaj gjendjeje të jashtëzakonshme, qeveria e tanishme vepron me tempin e së zakonshmes. Në kohën kur qeveria konstato se ka mbetur prapa nga vullneti popullor, atëherë natyrshëm reagon me nervozizëm. Por sa e dëmshem është kjo?!
2. Nuk është e pavërtetë të themi se brenda qeverisë ka edhe elementët e korruptuar apo edhe bosë të Mafias, sikurse është pranuar. Natyrisht, vinë nga një shtet i shpërbërë, nuk ka ndonjë çudi. Mirëpo dora e fortë në qeveri nuk duhet të kursejë askënd pranë vetes që të “lejë pak gishtin”. Po të lejohë kjo pardje dhe dje, atëherë domosdo që sot duhet të jetë më nervoz. (Sepse nuk pranon atë që ke parë duke u gatuar). Kjo është e keqja më e vogël. Më e madhja do të ishte sikur dikush në qeveri të jetë penguar në rrugën e korrupsionit dhe atëherë shfaqet nervozimi.
3. Eleganca nuk shkon përballë përbindëshit. Të gjithë njerëzit, por edhe partitë e krahut të djathtë, po e shikojnë Presidentin e rrëzuar si shkaktar të turbullirës dhe tensionit. Dje ai kishte vënë tek këmbët klifonën e njëriut dhe e këpërdorë politikisht. Oroskopi i shqiptarëve e shikon dëshirën e Presidentit të rrëzuar për ta bërë vendin një kafomë, dhe për të “fitruar” pastaj. E çfarë mund të pritet tjetër që nga shkaktari i katastrofës?! Qeveria dhe parlamenti mbajten qëndrimin “gentelmen” e europian përballë “druirit” dhe armës që iu vërvit shkaktari i së keqes në Shqipëri. Pozita më e lakmuar për Presidentin e rrëzuar do të ishte nervozimi i qeverisë dhe i shtetit. Atëherë ai do të kishte arritur gjithçka mbeti pa bërë në Mars. Pra sa ta thejë qeverinë në nervoze, atëherë pak nga pak e si ujë i gazuar. Por shtrohet çështja: Do të flojë mazhoranca e vullnetit popullor, apo do të bëhemi përsëri nervozë para përdorimit të të drejtës së shumicës absolute?
Këtë detyrë duhet ta zgjidhë qeveria; nervozimi është jo zgjidhje, është humbje.
Tusha: Policët e Finos më bastisën shtëpinë
Ish drejtori i policisë së Tiranës, kolonel Pashk Tusha
Rastësi apo skenar i ri ndaj “Koha Jonë”?
Nuk e kishim ndërmend të bënim publike reagimet e pushtetit të sotëm ndaj kritikave të gazetës “Koha Jonë”, nëse ato nuk do përshkallëzoheshin.
Eshtë bërë e modës që sa herë, kur gazetarët e “KJ” kritikojnë qeverinë duke i thënë të vërtetën në sy, segmente të caktuara të shtetit reagojnë në forma të tilla, të cilat ngjajnë paksa me reagimet e kohës së pushtetit të Berishës. E keqja është se të tilla reagime po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. E vërteta është se deri tani kemi heshtur, të nisur nga ideja se akoma pushteti i ri nuk është mësuar me kritikat e një shtypi serioz dhe nga ana tjetër po t’i lënë qeveritarët të punojnë të qetë për të zgjidhur problemet e vendit. Por kur ndërpriten energjia elektrike dhe sinjali telefonik (pas çdo kritike) dhe vetëm ndërtesës së gazetës kjo i bëhet për të dyshuar. Aq më keq, dje, pas një kritike që iu bë zv.kryeministrit Bashkim Fino për shkarkimet në drejtorinë e Policisë së Tiranës arriti kulmi duke shkruar deri në presion të hapura brutale si “nëse Berisha ua la të gjallë, dhe do ju pjekim, more malokë,...”. Pra, megjithëse nuk duam të besojmë se kjo është fytyra e dytë e pushtetit, por vetëm e disa segmenteve të tij, të cilët ardhjen në pushtet e kanë konsideruar si mjet për të mbushur xhepat duke u marrë me kontrabandë dhe duke futur miqtë në vende kyçe, përsëri nuk mund të heshtim. Duke përfunduar urojmë që këto të jenë rastësi nga persona të veçantë, të cilët po rastësisht kanë marrë ndonjë kolltuk ministri apo edhe më tej.
REDAKSIA
Mister mbi viktimat. Masakrohen nënë e bijë
Tre vrasje në Berat
F 9
Shpërthejnë akuza për ditën e zisë së PD
Fino: Brojka jep dorëheqjen
F 5
Konferencë shtypi. PD jep versionet për vrasjet
Berisha, vazhdon shfaqjen e kasetave
F 5
Nëntë skafe me kurdë tentuan t’i ikin marinës
Betejë në det me trafikantët
F 7
Administratori i huaj për herë të parë për shtypin
Ellias: Piamidal nuk kanë para
F 13
“Ka marrë pjesë në atentimngun e Nanos në Tropojë”
Ja si mund të punojë në SHIK
F 10
Prezantohen ndryshimet në ministrinë e Brendshme
Policët protestë kundër Islamit
F 2