Kapet fantazma e cigareve
Pas një viti kontrabande, mbrëmë në mesnatë, ndalohet anija greke “Demon”. Arrestohen 6 shqiptarë
Kishte tre ditë që tentonte të zbarkonte. Operacion i KE, Italisë, Greqisë e Shqipërisë. Sekuestrohet anija me 30 ton mall
Faqe 13
Ofensiva e Nanos
Ashtu si Berisha, ndonëse me mjete të tjera, Nano po tregon se di të shfrytëzojë edhe befasinë në politikë.
Këtë radhë, bllofi i tij, ka një emër të pazakontë: “Antimafia”. Në kuadrin e ofensivës së tij për të angazhuar edhe PD si parti kryesore e opozitës në zgjidhjen e problemeve akute të vendit, kryeministri Nano bëri dhe një lëvizje tjetër jotradicionale për politikën shqiptare, duke i ofruar asaj drejtimin e komisionit “Antimafia”. Pas ftesës që i bëri disa muaj më parë, liderit demokrat Berisha, për të marrë pjesë në delegacionin qeveritar në Konferencën e Romës, për ndihmat, idea e bërë publike nga Majko dy ditë më parë, përfaqëson një hapje tjetër të lidershipit të moderuar socialist në drejtim të PD, në përpjekje për ta afruar këtë me institucionet e vendit duke filluar nga parlamenti. Në radhë të parë, duke i besuar kësaj drejtimin e luftës kundër aktivitetit mafioz në Shqipëri, ku ka gjasa të jenë implikuar edhe politikanë, Nano i krijon shansin PD të faktojë akuzat e saj në drejtim të pozitës, të implikuar në kontrabandë dhe trafikë të paligjshëm. Kështu, duke demaskuar “shtetin mafioz”, Berisha do të shkurtonte ditët e këtij duke realizuar objektivin për zgjedhje të parakohshme. Veç kësaj, një ofertë e tillë në drejtim të PD, i shërben liderit socialist edhe si një mjet diferencimi në radhët e partisë së tij. Konkretisht ata që kundërshtojnë hapjet në drejtim të partisë së Berishës, në një farë mënyre tregojnë se vazhdojnë të kenë akoma mbi supe peshën e tradicionalizmit të politikës shqiptare që përfaqësohet me hakmarrjen, përjashtimin e kundërshtarit, vlerësimin në baza kolektive etj, po edhe “mëkate” të tjera. Në fakt, një numër i madh deputetësh të PS dhe aleatë të saj kundërshtuan energjikisht propozimin që luftën kundër mafies ta drejtojë partia e Berishës. Dikush mund të ketë të drejtë të pretendojë se aktivitetet mafioze lulezojnë në qeverisjen e PD, po ama askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se në të tilla aktivitete nuk janë përfshirë edhe politikanë që sot ndodhen në pushtet. Në këtë mënyrë, Nano, nëpërmjet partisë me të madhe të opozitës spastron partinë e tij nga të implikuarit në aktivitete të paligjshme. Së fundi, me këtë hap, lideri socialist dhe grupi i tij, ridimensionojnë akuzat e PD në drejtim të partisë së tyre, duke shtuar simpati e faktorit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, përsa i përket reagimit nga ana e Berishës dhe partisë ndaj propozimit socialist, në çdo rast kryeministri Nano është i fituar. Një përgjigje pozitive nga ana e PD, do të përbënte një sukses për zotin Nano në përpjekjet e tij për futjen e frymës së bashkëpunimit pozitë-opozitë, në zgjidhjen e problemeve të vendit duke distensionuar sadopak situatën. Po edhe në rast të kundërt, ai përsëri del i fituar, pasi Berisha dhe partia e tij, pavarësisht nga justifikimet, do të dilnin edhe një herë si element destruktiv i politikës shqiptare.
GAVROSH LEVONJA
Pritë me makinë Cekës para ministrisë
Ministri i Brendshëm Neritan Ceka në një nga bilardot e Tiranës
Antimafia çan pozitën
Luftë ndër partitë e koalicionit qeveritar për antikrim. Ceka dhe Gjinushi kategorikisht kundër. Përçahet edhe grupi parlamentar i PS
Pas idesë së Majkos që Komisioni t’i jepet PD
“Demokratët kanë akoma mbi vete baltën si shkatarues të Shqipërisë”, thanë dje drejtuesit kryesorë të partive të koalicionit qeveritar, duke kundërshtuar deklaratën e Pandeli Majkos në TV, që “PD të kthehet në Kuvend dhe të drejtojë një Komision Parlamentar Antimafia”. Të papërgatitur dhe kundër këtij propozimi, në seancën e parë të punimeve të Parlamentit për këtë vit, kanë qenë dje edhe shumica e deputetëve të PS.
F 3
Berisha konfirmon qëndrimin jashtë për një kohë të gjatë
PD nuk kthehet në Parlament
F 5
“PD dhe PS njelloj të interesuara për largimin tim”
Tiranë - Brojka pezullon punën
F 5
“Vëllai i oficerit të vrarë, kishte vrarë vëllain e komis arit”
Zbardhet misteri i gjakut në Tropojë
F 6
I pirë, me pistoletë kërkon krerët. Prononcohet Abazi
Superoperacionet- Banda e Lazaratit mbërri në Tiranë
Nën pranga, shoku i Gaxhait
F 2