Në lojën shqiptare, agjenturat e shteteve të mëdha. Informacioni “Top secret”, nga SHIK mbi tavolinën e Qeverisë
. Faqe 2
Politika gjeneron krimin
Rikthimi i shpërthimeve në Gjirokastër, treguan edhe një herë se politika është mposhtur totalisht nga krimi. Madje, atentati kundër selisë lokale të PS atij qyteti, nuk mungoi të interpretohej edhe si një raprezalje e botës së krimit kundër masave të fundit të marra nga shteti kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera. Do të ishte e padrejtë që për këtë të rëndoheshin me akuza punonjësit e luftës kundër krimit, pasi edhe në qofte se është arritur diçka duke krahasuar me muajt e parë të vitit të shkuar, është vetëm falë angazhimit, vetëmohtimit dhe profesionalizmit të tyre. Në të vërtetë, në bankën e të akuzuarit, për sfidën që krimi po i bën shoqërisë në këtë moment, është për tu vendosur politika. Marrëdhëniet gjithnjë të acaruara pozitë-opozitë, lufta e paprinciptë që zhvillojnë forcat politike shqiptare, e dominuar nga fryma konfliktuale, e cila nuk ka si të mos reflektohet në gjithë jetën e vendit, është në fakt katalizatori kryesor që inspiron krimin në të gjitha format e tij. PD, në përpjekje për të rimarrë pushtetin sa më parë nuk e fsheh interesin e saj në drejtim të mosrealizimit të objektivave të qeverisë së sotme, ku më kryesori është ai i veendosjes së rendit dhe qetësisë. Pra, në këtë aspekt, disa liderë kryesorë të PD nuk ngurrojnë t’i venë gurë në rrota qeverisë në përpjekjet e saj për kthimin e vendit në normalitet. Duke bërë thirrje që lidhen me mosderzimin e armëve apo për forma të tjera mosbindjeje, detyrimisht nxitet tendenca e mosrespektit ndaj institucioneve shtetërore, gjë që është njëri nga faktorët kryesorë, të cilët krijojnë terren të përshtatshëm për lulëzimin e krimit. Po, do të ishte gabim i madh të mendohej se të gjitha përgjegjësitë rëndojnë mbi PD dhe drejtuesit e saj. Edhe forca të tjera politike, sidomos ato të koalicionit qeveritar jo vetëm nuk janë treguar të afta për të vepruar në unison kundër krimit, po kanë qenë dhe në lojën e politizimit, gjë që më shumë u intereson kundërshtarëve të tyre. Nga ana tjetër, një farë mështehsie për t’u prononcuar me vendosmëri kundër disa prej protagonistëve të botës së krimit, për të vepruar energjikisht, krijojnë dyshime lidhur me versionet e opozitës për një bashkëpunim të qeveritarëve me bandat apo komitetet. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, qeveritarë të ndryshëm, me mendim se i kanë pronë private edhe strukturat shtetërore, pa u menduar shumë, vendosin apo shkarkojnë funksionarë të ndryshëm në radhët e policisë pa u merakosur se dëmtojnë punën e saj, gjë që mund të sjellë deri dhe në përkeqësimin e skenarëve të masin të vitit të kaluar.
Tritoli hed[h?] në erë PS e Gjirokastrës
Tritoli hedh në erë PS e Gjirokastrës
Rrënojat e selisë së PS së Gjirokastrës pas hedhjes në erë nga 30 kg tritol
Rrënojat e selisë së PS së Gjirokastrës pas hedhjes në erë nga 30 kg tritol. Foto: Reuter
Majko: Do jap dorëheqjen
Mbledhje e tensionuar e grupit parlamentar të PS
Majko: Do jap dorëheqjen
Deputetët socialistë: “Me ministrat tanë nuk flitet më. S’të lënë rrugaçët që i ruajnë. Të vijmë dhe të japim llogari për antikrimin.”
Shqetësimi kryesor i socialistëve u përmblodh dje në një frazë të deputetit Servet Pëllumbi: “Kur i thoshin Presidentit të Kilit Salvador Aljendes, se njerëzit e Pinocetit kanë marrë armët dhe do t’ju përmbysin me dhunë, ai nuk u shqetësua duke thënë se ka me vete votën e popullit. Vetëm kur forcat e diktatorit hynë në pallat, ai u kujtua të kapë armën, por ishte vonë”. Pëllumbi u shpreh kështu në mbledhjen e përshkuar nga një pëshjellim dhe tension për situatën e terrorit të krijuar në vend. F 3
Berisha refuzon ftesën e Meidanit
Lideri i PD mungon në takimin me ambasadorët në Tiranë
F 5
Bare: Si u kap anija “Demon”
Dy helikopterë dhe 200 policë në superaksionin e cigareve
F 7
Lindin agjentët antikontrabandë
Njerëzit sekretë në shtetet fqinje do informojnë për mallrat
F 7
Vlorë - SIDA kanos studentin
Analizat zbulojnë virusin. Numri i të prekurve arrin në katër
F 10
Rikthehet alkooli metilik
Elbasan: Një i vdekur dhe dy në spital. Misteri i lëngut vrasës
F 10
Shërbimet e huaja sekrete njoftojnë Tiranën: “Organizata e një shteti ISLAMIK gjen partnerë në Shqipëri për anarki”