Falen mafiozët e penduar
Banditëve që do bashkëpunojnë me drejtësinë për kapjen e grupeve kriminale u falet gjysma ose e gjithë dënimi
Parlamenti përshtat për kriminelët shqiptar ligjin për të penduarit e Mafias italiane dhe amerikane
Faqe 3
Krimi, kujtesë e vonuar
Më në fund Parlamenti është kujtuar të merret me problemet e rendit dhe ndëshkimit të krimit. Vendosja e dënimeve më të ashpra për krimet e rënda, ndryshime në paketën ligjore të emërtuar “Antikrim dhe antikontrabandë”, e shfrytëzuar vjet nga Gjykata Kushtetuese, veçimi në nenet të posaçme të Kodit Penal të disa krimeve të rënda, ishte menjuja e djeshme e parlamentarëve. Por jo gjithçka që është serviruar dje është “ngrenë”. Rishikimi i ligjit mbi përdorimin e armëve dhe marrja në shqyrtim e një vendimi të para disa javëve të ministrit të Brendshëm, Çeka, për të gjëlluar mbi kriminelët pa paralajmërim, nuk është bërë dje. Luan Hajdaraga, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un, nuk ishte dje në Parlament. Ai është nisur për në Maqedoni, i shtuar në delegacion në minutat e fundit dhe mungesa e tij dje në sallë ka bërë që kërkesat më emergjente të policisë të mos shqyrtohen edhe pse ishin parashikuar në rendin e ditës.
Kështu, pasi krimi ka pushtuar vendin dhe ka rrezikuar seriozisht shtetin, atë pjesë të tij që është mundur të ngrihet deri tani, njerëzit që bëjnë ligjet vetëm dje kanë gjetur kohë të diskutojnë për vendosjen e masave shtrënguese. Por më mirë vonë se kurrë. “Paketa e ligjeve antikrim dhe antikorupsion”, me disa rishikime, është rikthyer sërish në skenë. Ligjet e kësaj pakte parashikonin dënime taksative për një sërë veprash penale të rënda, gjë e cila kishte ngjallur reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e saj. Por shkalla e lartë e kriminalitetit dhe përmasat agresive gjithnjë e në rritje të tij, e kanë bërë të domosdoshme atë. Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien. Njerëz që vriten çdo ditë, lokale e makina që grabiten çdo orë, maska që janë kthyer në “policë trafiku” dhe, një ditë policia u gjend në një pozitë të tillë saqë, nuk po ruante dot veten e jo më popullin. Krimi u bë një shtet më vete, madje edhe me fuqishëm se vetë shteti. Ndërsa së fundi u shfaq në skenë terrorizmi, me të gjitha format dhe vetitë e tij. Por deputetët nuk kishin patur kohë të merrreshin me këto punë, edhe pse kishin një popull të amatosur dhe një kriminalitet si në asnjë vend tjetër. Megjithatë dje janë ulur dhe kanë ndryshuar disa nene të Kodit Penal, kanë vendosur masa më të ashpra dënimi për trafikantët e drogës, kontrabandistët, rrëmbyesit e fëmijëve, organizatorët kriminalë e të tjera forma të krimit. Për rishikuesit policisë nuk i është dhënë përgjigje nëse duhet të gëzojë mbi banditët përjëgjë nëse duhet të gëzojë mbi banditët pa i paralajmëruar më parë.
MENTOR KIKIA
Kryeministri shqiptar Fatos Nano dhe homologu i tij maqedonas Crvenkovski
foto: Reuter
Kryeministri shqiptar Fatos Nano dhe homologu i tij maqedonas Crvenkovski — foto: Reuter
SHIR: Policia në kontrabandë
Ministria e Brendshme zhvilloi analizën vjetore
Kreu i shërbimit sekret: “Ka prova të sakta për drejtues policie të implikuar në trafik. Lista me emrat mbi tryezën e krerëve të dikasterit”
Nasip Naço, drejtori i SHIR-it, në analizën e djeshme të Ministrisë së Brendshme, ku u mernin pjesë gjithë drejtuesit e policisë dhe shefat e komisariateve, tha se “drejtoria e shërbimit sekret të dikasterit ka të dhëna dhe prova të sakta që disa drejtues janë të implikuar me kontrabandën apo me pisllëqe të tjera. Sipas tij “së shpejti në tryezën e titullarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, do të mbërrijë lista me emrat dhe faktet për këta akuza, pavarësisht se këta të fundit janë vënë në dijeni në mënyra të tilla”.
F 7
Zhbëhet antagonizmi. Parlamenti ndryshon ligjin
Rikthehet Sigurimi i Shtetit
F 4
Këshilli Kombëtar i PD, nuk vendos për rikthimin
Edhe Shirak: PD në Parlament
F 5
Agjentët shqiptarë udhëtojnë drejt shteteve “terroriste”
SHIK në kërkim të terrorizmit
F 2
Hetimet për kontrabandën e cigareve. Anija pret sekuestron
Pas “Demon”, njerëz të mëdhenj
F 6
Shkodër - Havari, 5 ditë i larguar, ç’orientoim në polici
Vonesa e drejtorit, rritet kriminaliteti
F 10