“Zhulali, kriminel lufte”
“Ka furnizuar me armë vatrat e nxehta të luftërave në Bosnje e Ruandë. Ka nxitur luftën duke armatosur palët” Faqe 2
Politika dhe terrorizmi
NGA ALFRED PEZA
Akte sporadike terrori, apo një strategji më e largët se ajo e interesave të një grupimi politik për pushtet, po bën ditët e fundit në territorin e Shqipërisë? Pyetjes shumë komplekse është vështirë t’i jepet përgjigja e saktë, kur njihen vetëm disa prononcime të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe SHIK-ut. Sipas tyre, janë grupe terroriste nga shtete islamike dhe mafia ndërkombëtare, që për shkak politike, janë të interesuara për destabilizim. Për arritjen e këtyre synimeve, duhet të derdhej shumë gjak dhe po të vazhdohet kështu, pasojat nuk mund të merren lehtë me mend. Ndërkohë, pas shumë kohësh, ambasadorja e SHBA ridoli në ekranin e TVSH, u mbyll në zyrë me Nanon dhe të dhënat e botuara lidhur të kuptohet se vijnë nga CIA.
Veç interesave gjigande ekonomike nga trafiku ilegal, çfarë mund të bashkojë në vendin tonë organizata nga shtete islamike, me mafian ndërkombëtare dhe grupimet politike në vend? Në një studim të bujshëm në SHBA, Huntington pas rënies së perdes së hekurt të ideologjisë komuniste, parashtrohej se burimi kryesor i konfliktit që do të shkaktojë ndarjet e mëdha mes njerëzimit, do të jetë ai ndërmjet qytetërimeve. Si për çudi, vija ndarëse ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe jo perëndimor, fillon nga kufiri ndërmjet Finlandës e Rusisë, ndan mespërmes Evropën për të përfunduar pak kilometra mbi kufirin verior të Shqipërisë. Në përfshirjen në anën e qytetërimit islamik, ku kufijtë e perandorisë së vjetër Otomane, janë edhe kufijtë veriorë të Islamit. Lufta në ish Jugosllavi, tregoi se ky kufi nuk ishte vetëm mur kulturash të ndryshme, por edhe një linjë konfliktësh të përjetshme. Ishte koha kur Berisha futi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Investimet me origjinë nga kjo vende, ishin të vetmet që nuk u prekën nga trazirat e vitit të kaluar tek ne, ndërkohë që ish kryetari i shoqatës së intelektualëve Islamikë, Bashkim Gazidede, udhëhiqte operacionin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nga Turqia, fitat se ai tashmë është strukur në Iran, në një rrjet të bastioneve e interesave islamik. Janë përfshirë vende të tilla, që sipas burimeve të SHIK, të publikuara prej ditësh në shtyp, “kanë lidhje me qarqe terroriste dhe politike në Shqipëri”. Veç kësaj, Ministria e Brendshme deklaron se vala e terrorizmit “synon mbrojtjen e interesave të mëdha të Mafias ndërkombëtare”, në Shkodër. Ndryshenga vendet perëndimore, tek ne kanë instaluar një mafia-shtet, e cila nëpërmjet firmave piramidale të partive politike, SHIK dhe policisë, kontrollonte, drejtonte dhe vilte të ardhurat marramendëse që rridhnin nga tregtitë ilegale të armëve, drogës, karburanteve apo cigareve. Një organizim i tillë, sipas mafiozëve, është tipik për vendet e botës islame. Rrëzimi i shtetit në marsin e kaluar, sipas tyre, do të çonte edhe në rrënimin e godinës së mafias shqiptare, që po kërkon të krijojë islame terroriste e r. Në rast se janë të vërteta këto, si dhe deklarimet e pozitës, se prapa akteve të fundit terroriste, fshihen edhe forcat e caktuara politike në vend, atëherë skema duket se qartësohet: konflikt i Shqipërisë po trazohej që të kthehej në kufij të rinj të dominimit islamik dhe për shkak të pozicionit gjeografik, një hallkë të fuqishme lidhëse të mafias së lindjes me atë të perëndimit. E gjitha kjo, ndoshta pas vëmendjes së caktuar politike në pushtet, dhe të forcave të caktuara politike të pushtetit,
Bendi, ikën Legisi, vjen Hajdaraga
Sekretari i Shtetit për Rendin Ndre Legisi
Shpërthim në komisariatin e Shkodrës
Terrorizohet qyteti verior. Sulm mbi uniformat blu
Panik dhe hutim pas shpërthimit të zhurmshëm në rrethinat e godinës. Hidhen sasi të mëdha shashkash dhe lëndësh shpërthyese
Është kërkuar të terrorizohet Komisariati i Shkodrës. Lajmi që mbrëmë vonë mbërriti në kryeqytet si “hedhje në erë e Komisariatit”, u saktësua nga vetë Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Ndre Legisi, i cili përmes ATSH njoftoi opinionin publik se “në qytetin e Shkodrës, rreth orës 20.00 janë hedhur një sasi e madhe shashkash dhe objekteve zhurmuese në afërsi të Komisariatit të Policisë së këtij qyteti”. F 13
Komunistët tani në qeveri
Projektligji “Hasani” hiqet nga rendi i ditës
F 5
Tiranë - Shkup, zgjimi i papritur
Nano zgjat dhe një ditë vizitën në Maqedoni
F 4
Droga - një javë, 22 në spital
Në spitalin toksikologjik dyndje të rinjsh
F 6
Prokuroria kërkon të pendoarit e krimit
Pas ligjit- fillon studimi i dosjeve. Vetëm kështu zbërthehen bandat
F 7
Gjallë, administratorët zbarojnë në Vlorë
Arapi bën gati projektvendimin për zbar[d]hjen e fajdeve
F 15