18/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 janar 1998

Hetime për Blerim Çelën

Kanë lumëbur gjithë korrespondencat me Berishën dhe qeveritarët. Cela: Zhdukja, faji i arkivistëve Faqe 2 Krerët e rinj të Kontrollit të Shtetit dorëzuan dje në Prokurorinë e Tiranës, denoncimin. “Janë zhdukur dosjet sekrete të kontrolleve”

Koha nuk pret

Nga FATOS LUBONJA Që kur ka ardhhur në pushtet koalicioni me në krye PS, gjëja që e shqetëson më shumë opinionin është mungesa e autoritetit të shtetit. Shumica e shqiptarëve tërbohen kur shohin njerëz si Sali Berisha të vazhdojnë një aktivitet të ethshëm destabilizues pa hasur kurrfarë pengese. Njerëzit i tremen edhe më shumë shoqërimi i këtij aktiviteti me terrorin në ngritjen të bandave. Një pyetje lind: mos vallë PS dhe aleatët e saj ende nuk e kanë marrë pushtetin? Mos vallë PD ka kudo njerëzit e saj, që i vënë shkopinj në rrota qeverisë së re? Edhe në qoftë kështu, kjo nuk e justifikon mefshtësinë që po tregon qeveria. Ka dy mënyra për të vendosur autoritetin. Njëra është pastrimi i aparatit shtetëror dhe vendosja në të e njerëzve besnikë. Tjetra është puna efektive, me ndershmëri e përkushtim, që do ta forconte mbështetjen e popullit dhe do ta detyronte shumicën e mbështetësve të Berishës të krijonin respekt. Qeveria aktuale po tregohet e mefshtë në të dy drejtimet. Duket se rruga e pastrimit nuk mund të ndiqet në shkallën që e bëri PD-ja, sepse ajo e bëri në emër të një reforme antikomuniste. Ndërkohë, lidhur me veprat e respektueshme, që do ta bënin autoritetin më të merituar dhe më të qëndrueshëm, gjendja duket mjaft e dëshpëruar. Çfarë ka ndryshuar, pyesin gjithnjë e më shumë njerëzit? Vërtet ka një atmosferë tolerance, por ajo mban erë pafuqie për të kontrolluar situatën, çka bën të ndihet fort pasiguria për të ardhmen. Mëson fakte të tmerrshme dhe habitesh se si mbeten vetëm në tituj gazetash. Mosreagimi aktiv ndaj tyre ta rrit ndjesinë e një shteti apatik dhe jo serioz. Ndërkaq akuzave për korrupsion po u shtohet besueshmëria. Po mbushen ideja se “këta” shqetësohen vetëm si të mbushin xhepat, se po lidhen për vete fijet e këputura të korrupsionit dhe se opozita u di lakrat prandaj nuk kanë forcë morale. Punët nuk ndryshojnë menjëherë, duhet edhe durim, por njerëzit do të ishin dy herë më të durueshëm sikur të shihnin se të paktën kanë në krye njerëz të përkushtuar dhe të ndershëm që e nisin punën në mëngjes dhe e lënë në mesnatë. Përtypja e përgjithshme është e pashmangshme, sidomos më shumë po i zbehen pushtetet, sesa po e ndiejnë atë si barrë të rëndë e të mundimshme. Ndërkaq koha nuk pret që ata edhe të mbushin xhepat, edhe të shohin se si e ftu[?] të punojnë për Shqipërinë, turizmin, dhe të punojnë për Shqipërinë. Gjithnjë e më shumë arsyeja e mbështetjes së kësaj qeverie po reduktohet tek reziku Berisha. Por kjo është një arsye negative, që nuk frymëzon dhe nuk mund të zgjasë sepse shqiptarët, fatkeqësisht, kanë kujtesë të dobët. Ka ardhur koha që një pjesë pushtetarësh ose të veprojnë me vendosmëri dhe me energji kundër të këqijave që nuk po e lënë autoritetin e tyre të ngrihet, ose t’ua lënë vendin njerëzve më të përkushtuar e më seriozë.

Re skandali mbi beftrotet private

Alarmi i Komitetit të Birësimeve: Aty mund të shiten fëmijë F 6

Ka kërkuar apo jo para Çiko për këngët?

Prokuroria: Hetme mbi festivalin F 7

Kukës, krim mjekësor. Foshnja me gjak të infektuar në maternitet

Berisha e Meksi, po në këmishë të armë

Një rul duke shkatërruar armë të dala jashtë përdorimit Foto Reuters Një rul duke shkatërruar armë të dala jashtë përdorimit. Foto Reuters

Rebelohen policët e komisariatit të Shkodrës

Uniformat e kriminales në protestë kundër drejtorit Havari kishte sulmuar të korruptuarit në TV lokal. Të shtënat brenda dhe jashtë komisariatit. Ministria: Presion ndaj njerëzve antikrim Rebelohen policët kundër Drejtorit Mit’hat Havari. “Të largohet Havari nga komisariati” - ky ishte qëllimi i protestës së policëve në komisariatin e Shkodrës, ku një pjesë e tyre kanë pushuar brendësinë e godinës dhe kanë qëlluar me armë. Mbrëmë në orën 19.00 përballë Komisariatit të Policisë në Shkodër, rreth 40 persona të armatosur kanë protestuar kundër komis-arit Mit’hat Havari, midis tyre dhe shumë policë. F 8

Kukës, krim mjekësor. Foshnja me gjak të infektuar në maternitet SIDA - Vdes 18 muajshi F 9

SIDA - Vdes 18 muajshi F 9

Fier, policia rreh lojtarë e Olimpik. Vlorë, tifozët qëllojnë korçarët Futboll, përleshje dhe grushta në fushë F 29

“KJ” sot me 32 faqe Çmimi 50 lek