23/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 janar 1998

Berisha do merret në pyetje

Shkodër, fillojnë hetimet nga Prokuroria dhe SHIK. Në listë dhe shumë politikanë Prokuroria: Nëse ka prova, do të kërkojmë heqjen e imunitetit të Jozefina Topallit Faqe 2

Kryeëzatë europiane

Gjatë këtyre pak ditëve mund të thuhet se politika shqiptare është invaduar nga politikanët e Evropës që zbarkuan në Shqipëri në kuadër të përfaqësimit të institucioneve të rëndësishme evropiane. Ardhja e emisarëve evropianë në Shqipëri ishte e lidhur me preokupimin e strukturave evropiane lidhur me mungesën e stabilitetit politik dhe problemet në ecurinë e procesit parlamentar. Si pasojë, një nga aspektet themelore të misionit të të dërguarve të Evropës në Shqipëri, ishte ushtrimi i presionit mbi PD-në, në mënyrë që kjo të injorohet në rrjedhat normale të politikës, duke u angazhuar në procesin e hartimit të kushtetutës, por edhe duke hequr dorë nga bojkotimi i parlamentit. Madje që para se të merrnin rrugën drejt Tiranës, ministrat e trojkës së OSBE-së, i drejtuan PD-së nga Varshava kërkesën për të hyrë në parlament dhe për të marrë pjesë në hartimin e kushtetutës. Ndoshta, jo rastësisht në delegacionin e fundit figuronin edhe emra të tillë të politikës evropiane, të njohur për lidhjet miqësore me Berishën apo ndihmësit e tij. Duke gjykuar mbi përmbajtjen e takimeve të emisarëve evropianë me protagonistët e politikës shqiptare, sidomos liderët demokratë, merret vesh lehtë se për ta është fare e qartë se stërmbullari i të gjitha veprimeve të cilat lidhen me vetëpërjashtimin e PD-së nga jeta politike normale është mosnjohja e parlamentit. Kështu, edhe përsa i përket miratimit të kushtetutës, Berisha dhe ndihmësit e tij, vazhdimisht janë shprehur se “parlamenti i kallashnikovëve nuk ka të drejtë të hartojë një kushtetutë”. Por mosnjohja e parlamentit, sigurisht është pjesë e planeve të PD-së për të shkuar sa më parë në zgjedhje të reja me shpresën për t’u rikthyer në pushtet. Pa dyshim, në shërbim të kësaj është edhe ideja e krijimit të një Asambleje Kushtetuese, e cila do ta çonte popullin në kutitë e votimit. Megjithatë, duke folur për lojën e mosnjohjen e parlamentit, PD-së i duhet shumë mund në gjetjen e argumenteve bindëse, pasi kundër saj luan jo vetëm pranimi që ajo i bëri zgjedhjeve të 29 qershorit por edhe i kushtetutës në të cilat ato u zhvilluan. Kështu, PD i ngjan një lojtari, i cili pasi ka humbur lojën ankohet për rregullat të cilat i kishte pranuar po vetë. Fakti që gjatë gjithë kësaj periudhe sugjerohet nga jashtë ndaj PD-së për të hyrë në parlament apo për të mos bojkotuar procesin e kushtetutës kanë qenë vazhdimisht të pranishme, tregon se Evropa nuk pajtohet me opcionet e pretenduara nga PD. Të njëjtën linjë mban po e përsërisin tani edhe zonjat Fisher e Pack duke u përpjekur ta fusin Berishën në hullinë e duhur. Gjithsesi, gjithë këta muaj mund të konsiderohen kohë e humbur për PD-në.

Gjykata: Në burg policët rebelë

Forcat speciale të dërguara nga Tirana duke patrulluar dje në Shkodër. Foto REUTERS

Evropa: PD në parlament!

Bisedime të tensionuara mbrëmë vonë, Berisha kundërshton komisionin kushtetues Die mbërrin në Tiranë “trojka” europiane. Takime të vështira Socialistët e demokratët nuk po mundin të rakordojnë veprimet për procesin e hartimit të kushtetutës. Dje pasdite takimeve të zgjeruara përfaqësues të të gjitha forcave politike, një delegacion i KE, OSBE dhe Parlamentit Evropian ende nuk kanë mundur të japin një zgjidhje përfundimtare për hartimin e dokumentit themeltar të vendit. “Tryeza e rrumbullakët që kërkoni ju për diskutimin e Kushtetutës nuk parashikohet nga ligji”, - tha Pack, Pollos. F 3

Arrestohen në Gostivar shqiptarët trafikantë Armë shqiptare në Maqedoni F 8 Presidenti shqiptar drejt Amerikës Meidani, takim dhe me Klinton F 4 Mb lidhet Rinia Komuniste, Kongresi në pranverë PKSH, legalizimi javën tjetër F 4 Koalicioni qeveritar dhe DBSH dokument i përbashkët Pozitë - opozitë, pakt antikim F 5 Pierre Cardin, Levis, Dallas, veshje kontrabandë Dyqanet e modës vihen nën hetim F 7 Shpërthimi i tubacionit rrezikon qytetin Kavaja, tre ditë pa ujë F 9 Tjetër çudi në maternitetin e Tiranës Lindin dhe vdesin dy foshnja - peshk F 6