“2 Prillin” e organizoi UDB
Dosja e zhdukur zbulohet në Tiranë. Pesë jugosllavë, në Shkodër për 7 ditë. Ikën ditën e ngjarjes
Një kopje e dosjes ishte hedhur në erë në gjykatën e Shkodrës, gjatë trazirave. Prokuroria: Do rihapim çështjen
Faqe 3
Drejtësia e nxituar
Me ndërrimin e pushteteve pas zgjedhjeve të 29 qershorit, ndër të tjera opinioni priste me shumë interes edhe rishikimin e një serie procesesh e skandalesh të bujshme, hetimi i të cilëve gjatë qeverisjes së PD-së la shumë për të dyshuar. Kështu, duke filluar që nga procesi i ngjarjes së 2 prillit, skandali “Arsidi”, “Hakmarrja për Drejtësi”, çështja “Nano” etj. përfaqësojnë në vetvete raste, mbi të cilat rëndojnë dyshime për politizim. Me të vërtetë, në proceset e bujshme të hetuar nga drejtësia gjatë këtyre viteve e kanë pësuar gjithmonë kundërshtarët politikë të Berishës në kohën që bashkëpunëtorët e këtij kanë dalë “pa u lagur”. Për këtë arsye është e natyrshme kërkesa për të rishikuar një pjesë të mirë të rasteve të mësipërme. Në fakt ka njerëz që duan të heqin ndonjë njollë të vënë padrejtësisht, të tjerë, thjeshtë për të mësuar të vërtetën, për të mos përmendur atë më të rëndësishmen, vënien në vend të drejtësisë. Në këtë mënyrë, sinjalin për rishikimin e ngjarjeve të rëndësishme e dha dje, Prokuroria e Përgjithshme duke bërë të ditur për rihëtimin e çështjes së 2 prillit. Po, dëshira e ligjshme për t’i u rikthyer proceseve të bujshme kontraston me disa faktorë të tjerë, si pasojë e të cilëve, nuk është çudi që pas disa vitesh të flitet përsëri për një tjetër rishikim të tyre. Në radhë të parë, situata e acaruar politike do të krijonte edhe një herë përsh typjen se rihëtimi i ngjarjeve në fjalë është organizuar për motive politike. Kjo, sigurisht edhe për faktin se në to janë protagoniste politikanët e forcave të ndryshme. Reagime e opozitës ndaj njoftimeve të fundit të komisionit “Bezhani” shërbejnë si paralajmërim në këtë drejtim. Nga ana tjetër, drejtësia është e angazhuar totalisht me çështje të ditës, të cilat nuk janë të pakta. Rrjedhimisht, njerëzit e saj nuk kanë mundësi të braktisin këto çështje për t’i u rikthyer atyre që kanë të bëjnë me të kaluarën. Po, kryesorja është se në kushtet aktuale, drejtësia shqiptare nuk i ka mundësitë për të bërë një hetim në shkallën e duhur të proceseve që nuk i u ndanë politikës gjatë gjithë këtyre viteve. Në radhë të parë, organet e drejtësisë ndodhen në fazën fillestare të riorganizimit të tyre. Kështu, në momentin e tanishëm në drejtësinë shqiptare po krijohen struktura të reja si ato të luftës kundër krimit të organizuar e të trafikut të rëndë. Gjithashtu organet e drejtësisë po përballen me sfidën e vështirë për t’u shkëputur nga kthetrat e pushtetit politik, i cili praktikisht e ka shndërruar drejtësinë në një bisht organizik të tij. Ndodh që pas kësaj mund të fillojë për një rihëtim të vërtetë të atyre proceseve.
Peticione nga Vlora: Të lirohet Zani
Gjatë revoltave të marsit të kaluar në qytetin e Vlorës
Foto REUTERS
Gjatë revoltave të marsit të kaluar në qytetin e Vlorës. Foto REUTERS
Mafia kërcënon investitorët
Ceka: “Bëhet me qëllim për dëbimin e tyre”. Ministria hap dosjet e të gjitha atentatave ndaj të huajve. “Lidhen me njëra-tjetrën”
Prokurori Rakipi: Do mbledhim vrasjet në një dosje
“Krimi i organizuar ka si qëllim që të largojë investitorët e huaj nga vendi ynë” - ky është konkluzioni i ministrit të Brendshëm Nertian Ceka, bërë vetëm dy ditë pas vrasjes së një sipërmarrësi italian në Tiranë, por pa thënë se përse bëhet kjo. Ndërsa kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Rakipi thotë se “shumë shpejt do të krijohet një dosje e veçantë ku do të përfshihen të gjitha rastet e goditjeve kriminale ndaj investitorëve të huaj në Shqipëri”. F 6
Dy demokratë në koktej. Berisha i shmanget Meidani
Bajrami bashkon politikanët shqiptarë F 3
Bisedë telefonike e Nanos me kryeministrin italian
Investitorët sjellin Prodin në Tiranë F 4
Hajdari e Xhaferi takojnë delegacionin e NATO
PD fillon jetën parlamentare F 5
Në tre orë prangoset banda e akuzuar për marsin
Operacion në Vlorë, 9 të arrestuar F 8
Prokuroria i kthehet ikjes së 10 kilogramëve
Ku u zhduk zhiva e kuqe? F 7
Shteti zgjidh qesen për uniformat blu
Pagat e policëve rriten 80 për qind F 2
Alimucaj reagon ndaj deklaratave të Ellis
VEFA: Kemi para për kreditorët F 12