01/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 shkurt 1998

PD mblidhet në Vlorë

Manipulohet votimi, triumfojnë njerëzit e Berishës. Faqe 3

Na nxorrët bojën!

NGA TEODOR KEKO Dje, të gjitha mediat kryesore shqiptare dhanë lajmin e shumëpritur dhe human, se vetëflijimi i juristëve mbaroi, çka nënkupton edhe përfundimin e grevave, ose nëngrevave të tjera të urisë, të shtrira në të gjithë vendin. Ky lajm, do të ishte tepër i mirëpritur, sikur marrëveshjen mes palëve mosmarrëveshëse ta kishin bërë vetë palët shqiptare, pa një arbitër të “jashtëm”. Mirëpo, kur dëgjon se përsëri në mes të “arbitërimit” ishte OSBE-ja, sepse të vjen pak turp. Kam përshtypjen se Shqipëria dhe politikanët tanë po lënë kokrrën e namit me këtë OSBE-në! Sa herë ndodh një konflikt në Shqipëri, konflikt edhe ekologjik, rrezik nuk zgjidhet për 100 vjet, po nuk erdhi përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri. A thua, ai që vjen me “tajare” është Mesi, që i ka ilaçet e shërimit në por po tregojnë realist se s’kanë asnjë ide nga ajo formula elementare, të cilat ata duhet ta kenë si ABC, kompromisin. Puna ka arritur deri aty, sa Vranicki, etj. të kenë “mid” nga Labëria deri në Tropojë! Nuk ka asnjë çudi, sikur një i madh albanet t’i bëjë një telefon Vranickit dhe t’i lutet: “Aman, bëji një telefon atij Mucos në Jug, se nuk del për gamet nga greva”. Dhe Vranicki... Pika që s’na bie! OSBE-ja më mirë ta ngrinte selinë në Tiranë! Të paktën, ato lekët e varovingove t’ia falte partive politike “kryesore”, që këto të investonin për “arritjen e kompromisit”. Se sherri këtu, siç duken bathët, as ka nisur tamam e as ka mbaruar. Dje, për shembull, u rihap një tjetër sherr i ri. Një i PS-së tha, se po nuk bëri rotacionin Gjykata Kushtetuese, me këtë të fundit do të merret Parlamenti. Pa mbaruar ai, u hodh PD-ja e tha: po u mor Parlamenti me Gjykatën Kushtetuese, ne nuk do të zbatojmë marrëveshjen e Trojkës... Me dy llafe, nesër prapë OSBE në Tiranë unjë dhe pasnesër prapë OSBE në Tiranë! Ne, si popull, nuk jemi kaq karagjozë, kaq palaco dhe kaq pa karakter. Ne kemi dëshmuar në ditë të tmerrshme vesh, dimë t’i zgjidhim hallet tona në shtëpi dhe jo në pazar. Edhe politikanët tanë duhet të kenë ne traditë, ta ulin pakë bandën dhe mos dalin në Europë për hiç gjë. Ndryshe, nëse nuk njohin partneritetin dhe kompromisin, ke të zhduken nga skena politike, sepse nuk vlejnë për hiç gjë tjetër. S’janë as të bukur. Dhe po nuk ikën vetë, i heqim ne! Ta bëjnë një letër OSBE-së dhe t’i themi: O na hiqni këta, ose te do bëjmë grevë urie!... Mos na nxehni! Kaç po ju themi!

Sulmi i depove, dora e UDB

Kundërzbulimi i ushtrisë, kontroll në zonat kufitare. F 11 Kundërzbulimi i ushtrisë, kontroll në zonat kufitare Sulmi i depove, dora e UDB F 11

Zhduken në det 9 shqiptarë

Humbet skafi, tjetër tragjedi në Otranto. F 2 Humbet skafi, tjetër tragjedi në Otranto Zhduken në det 9 shqiptarë F 2

Prokurorët italianë kërkojnë të dhëna nga Shqipëria

Vijon: f...[?] Vizat fallso, alarm në Itali F 7 Deklarata e kreut maqedon, përshëndetet në Tiranë Kosova: Nuk duam shpëtim nga Gligorov F 4 Die, raporti i ministrisë së Mbrojtjes Ndjekje penale për trafikantët e armëve F 6 Tjetër drejtues në redaksinë e frikshme të TV Rrjedh në krye të informacionit F 25

Rregullore e re e Nanos: Higni minifundet

Në kryeministri: Stop minifundeve dhe pantallonave që provokojnë seksualisht qeveritarët

Agim Shehu kundër Jugut

“Operacioni për shtypjen e protestave në Vlorë e qytete të tjera ishte ideuar e drejtuar nga gjenerali i Berishës” Zbulohen dokumentat sekrete në arkivin e ministrisë “Operacioni për shtypjen e kryengritjes në Vlorë mban firmën e Agim Shehut” - kështu ka rezultuar nga hetimi i dokumentave në ministrinë e Brendshme, për trazirat e vitit të kaluar. Në qendër të hetimit është viti ’97, duket se po merr zgjidhje përfundimtare. Megjithëse komisioni parlamentar që është ngarkuar për të hetuar mbi shkaqet e trazirave të periudhës shkur-nëntor, duket sikur është në letargji, një dosje e tërë me fakte, po nxjerr në dritë edhe emrat e të mëdhenjve, të përfshirë në kohë për autorësinë e veprimeve ushtarake në Jug. F 2