06/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 shkurt 1998

Nano, duam të besojmë

NGA FATOS LUBONJA “Zgjimi i vonuar i Nanos”, “Nano - zëri i shqetësimit qytetar”, “Nano bën gatëpaten”, “Nano jemi të dështruar”. Këto ishin disa nga titujt e gazetave mbi lajmin e mbledhjes së qeverisëse ku fjala kritike e kryeministrit tërhoqi vëmendjen ndoshta si asnjëherë tjetër. Fjala e Nanos e befason disi opinionin, që ishte mësuar, më të shpeshtën, të dëgjonte prej tij fjalë për trashëgiminë e mbrapshtë dhe mbështetjen evropiane që gëzon qeveria. Interpretimet lidhur me shkaqet e ndryshimit të kësaj gjuhë mund të jenë të ndryshme, por një gjë është e sigurtë: fjala e Nanos u prit pozitivisht nga opinioni i gjerë. Ajo u prit pozitivisht para të gjithash sepse tregoi që ai dhe qeveria e tij janë të ndjeshëm ndaj kritikave, çka nuk ishte zakon i qeverisë Berisha - Meksi. Dhe kjo ndjeshmëri ngjall besim. Fjala e Nanos u prit pozitivisht edhe pasi heqja dorë nga justifikimi me trashëgiminë e mbrapshtë tregoi se qeveria kërkon t’i mbajë vetë përgjegjësitë, çka krijon ndjesinë se kabineti tash e mbrapa do të jetë më serioz, më i përgjegjshëm dhe më i shqetësuar për fatet e njerëzve. Tjetër gjë është trashëgimia e mbrapshtë dhe tjetër gjë është puna që bën qeveria për të kapërcyer mbrapshtësinë. Megjithatë shqiptarët, duke u nisur nga prova e deritanishme, nuk mund të mos ruajnë dyshime lidhur me fjalën e Nanos. Dyshimi i parë ka të bëjë me atë se mos përseri Nano do të mbetet në nivelin e fjalëve? Dyshimi i parë ka të bëjë me atë se mos përseri Nano do të mbetet në nivelin e fjalëve? Përgjithësisht qeveritarëve të rinj nuk u kanë munguar fjalët e bukura, por përkushtimi, vullneti dhe energjia për t’i shndërruar ato në vepra. Transmetimi menjëherë i fjalës në televizor, kritikat gjithsesi të përgjithshme, nuk mund të mos ngjallin dyshimin se Nano, duke e ndjerë pakënaqësinë në rritje, luajti një kartë më të zgjuar, por që mbetet demagogjike. Ndoshta do të kishte qenë më mirë sikur Nano të bënte një mbledhje të mbyllur për median, por ku të drejtonte më hapur gjithë përgjegjësitë që veçantë dhe t’u vinte atyre fakte të prera. Në fjalimin e Nanos gjithashtu u ndje një farë distancimi nga ministrat e tij, sikur përgjegjësia të mos binte kryesisht mbi të, përderisa është kryetari i kësaj qeverie dhe njeriu që i ka zgjedhur ata. “Do t’i heqim, me konsensus apo me urdhër” ishte toni autoritar i një lideri që e sheh të keqen tek të tjerët. Nano duhet të jetë më i vetëdijshëm se figura e tij, shembulli i tij, puna dhe përkushtimi i tij, janë vendimtare në suksesin apo dështimin e qeverisë që ky qeveron. Gjithsesi shqiptarët duan të besojnë se do të shohin të parin “visual action” të qeverisë së konkretizuar të kësaj fjale, dhe pas tij, sa më shpejt, të tjera vepra, gjithnjë e më të dukshme dhe më të rëndësishme.

Nano: Tani keni një muaj afat

Faqe 3 Fatos Nano në një nga studiot e BBC në Londër Foto REUTERS

PD heq dorë nga zgjedhjet

Berisha pranon kushtet e Perëndimit. Nuk ka më qeveri teknike dhe 22 mars Demokratët firmosin deklaratën e Trojkës europiane Lideri i PD Sali Berisha, hedhë përfundimisht firmën mbi dokumentin zyrtar të Trojkës Europiane. Kreu i demokratëve, nëpërmjet një letre dërguar Ambasadorit të OSBE në Tiranë Everts, deklaron se i pranon të gjitha rekomandimet e bëra në dokumentin final të delegacionit tre parlamentarë (KE, PE, OSBE) të kryesuar nga Leni Fisher. Everts dhe me parë, u kishte kërkuar të gjitha partive politike në vend, që t’i deklaronin me shkrim qendrimet e tyre ndaj këtij dokumenti. F 4