Presion mbi krerët e PS
Zgjerohet gjeografia e rebelimeve nga socialistët e rretheve. Pas Vlorës dhe Beratit
Ultimatum nga Vlora: Ruçi këtu, ose të dielën grevë urie. Faqe 3
Koalicioni i rrezikuar
NGA ANDI BUSHATI Nëse Nano i qëndron ende fjalës së disa ditëve më parë për ndryshime në qeveri, atëherë përpara kryeministrit dhe kryetarit të PS shtrohet sëriozisht problemi i koalicionit pesëpartiak. Menjëherë pas fjalimit të fortë të Nanos, me të njëjtën gjuhë kanë reaguar thuajse të gjithë partnerët e tij, të cilët në rastin më të mirë nuk kanë pranuar shkarkimin e njerëzve të tyre nga qeveria. Socialdemokratët, aleancistët edhe PBDNJ kanë qenë me një mendje. Të gjithë kanë deklaruar se kanë njerëz: “të aftë”, “kurajozë” apo “të përkushtuar”. Ata kanë propozuar se edhe nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, një gjë e tillë të bëhet me konsensusin e arritur midis pesë partive dhe jo vetëm sipas dëshirave të kryeministrit. Ndërsa nga selia e kryeministrisë një ide e tillë është hedhur poshtë (me pretendimin se nuk kanë qenë pjesë e koalicionit që zgjodhi kryeministrin, por partia që fitoi zgjedhjet) problemi duket ende i pazgjidhur. Në thelb të gjithë aleatët e PS kanë lënë të kuptohet se nëse ju preken karriket, koalicioni rrezikohet, duke e vënë kryeministrin përballë zgjedhjes: ose të respektojë bindjet dhe postin e tij, ose marrëveshjen midis partive. Rreth shtatë muaj më parë, Nano u bëri ftesë të gjithë aleatëve të tij të natyrshëm për të marrë pjesë në qeveri. Megjithëse numrat e lejonin të ndërtonte një qeveri rozë, ai deklaroi se kishte nevojë si për Aleancën ashtu edhe për PBDNJ, si për PSD ashtu edhe për partinë Agrare. Nano konfirmoi se donte të ruante pak a shumë formulën e qeverisë së pajtimit dhe se donte të drejtonte me një bazë sa më të gjerë. Ai e pati këtë një nga flamujt e fushatës në perëndim, duke dashur ta ç’ngjyrosë sa më shumë njollën e kuqe që i kish mbetur trashëgim. Por, që në momentet e ndërtimit të qeverisë, Nano e ka ditur se detyrën që i duhet të përdorte, nuk qe nga më i miri. Ai ka qenë i vetëdijshëm se mund të gjente një ministër më aktiv se Apostoli, më i njohur se Solis, apo më në modë se Xhuveli. Por kjo qe zgjedhja e tij, si për t’i shpëtuar kaluasë, ashtu edhe për t’i dhënë garanci Perëndimit se, Shqipëria, ndryshe nga tradita e saj 555 vjeçare, tani udhëhiqet nga një spekter i gjërë forcash politike. Shtatë muaj më pas, qeveria Nano nuk ka më të njëjtat probleme. Preokupimi kryesor i saj nuk është më fillimi i kredibilitetit apo dhënia e garancive, por aktivizimi i njerëzve që mund të thithin të ardhura, përmes projekteve tashmë të miratuara nga Perëndimi. E për këtë Nanos më shumë se të t’u bëjë me imazhin, tani i nevojitet të luajë me shumë të atë. Qoftë edhe me riskun e rishikimit të koalicionit.
Më kërkoi 100 mijë dollarë
Nga Franca, dëshmia për zv.prokurorin e Përgjithshëm
Cizia Zyke tregon pas tre vjetësh arrestimin e tij dhe presionet e agjentëve të SHIK-ut
Dosjet e Bezhanit djegin funksionarin e lartë të ministrisë së Mbrojtjes
Me “dashamirësi” më bënë të kuptoj se mund ta linin në harresë dosjen time, në shkëmbim të një shumë parash. Pazari drejtohej indirekt nga një prej juristëve më në zë të shtetit, Fatos Dervishi. “Ata” kërkonin 100 mijë dollarë. Unë ju propozoja 5 dollarë, që të mund të blinin një sanduiç. Më së fundi i shpora. Përmes disa njohjeve të mia me disa zyrtarë të lartë, mësova se hetimi ishte klasifikuar “për mungesë provash”, por askush nuk donte të firmoste autorizimin për largimin tim.
F 15
Nga makina e PD te shtëpitë me qera
Grevat e urisë, moda që shpërtheu së fundi
F 32
Grekët marrin peng shqiptarin
Lajmi i rrallë çudit opinionin në Greqi
F 13
Ikën pesë oficerë të policisë
Ndryshime të mëdha në doganën e Kakavijës
F 9
Trafikantët e parave, të veshur si diplomatë
Dollarët falsë nga ambasadat
Trafikantët e parave, të veshur si diplomatë Dollarët falsë nga ambasadat F 2