11/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 shkurt 1998

Takim Nano - Berisha

. Po kërkohet një palë e tretë për të garantuar dy kundërshtarët e mëdhenj të politikës shqiptare. Faqe 3

Të kërcënuarit e krimit

Ndërsa u kthye nga Italia, pas një vizite, kreu i Prokurorisë së Shqipërisë, Arben Rakipi tregonte gati me naivitet se si e kishin shoqëruar grupin e prokurorëve që ai kryesonte gjatë takimeve. “Dhjetëra makina e motçikleta policie, supermasa sigurie në vendet ku strehoheshim…” - kështu, ndoshta për herë të parë numri një i prokurorisë shqiptare duket se e kishte ndjerë veten të tillë dhe ishte kujtuar se ishte një njeri jo pak i kushueshëm. Pasi është kthyer në Tiranë ai sërish ka hipur në BMV e tij të zakonshme dhe ka shkuar në apartamentin e tij të zakonshëm, i pa shoqëruar nga makina të blinduara dhe eskorta policore. Ndërsa të tjerë nuk kanë as makina. Për të shkuar në gjykatë marrin dosjen nën sqetull dhe i hipin urbanit. Kështu punojnë njerëzit që merren me hetimin dhe ndëshkimin e krimeve të rënda, trafikut të drogës, kontrabandës e të tjera të këtij lloji. Gjithnjë i tërheqin vëmendjen sirenat e policisë që bllokojnë kryqëzimet për tu hapur rrugën makinave të zeza, brenda të cilave ndodhen ministra, apo deputetë të cilët vështirë se mund të kenë bërë ndonjë punë të rrezikshme që të ruhen kaq shumë. Ndërsa të tjerë vijnë shpenguar deri në klubin e gazetarëve, pinë nganjë gotë, shkëmbejnë ndonjë barcaletë, ndërkohë që tek dera bodigardë me radio në duar vështrojnë me vëmendje këdo që hyn. Këta janë njerëzit që drejtojnë qeverinë dhe shtetin dhe, është normale që të ruhen, por duket se ka edhe më të ekspozuar ndaj rrezikut se këta dhe pse jo edhe më të rëndësishëm. Janë njerëzit e drejtësisë, ata që përballen me krimin, pjesë e të cilit mund të jenë dhe këta njerëz që ruhen kaq shumë. Janë ata që mbrojnë ligjin, ata që thërresin të japë llogari edhe presidentin. “Nëse ju nuk doni kokën tuaj, mendoni për fëmijët e mi” - gati i revoltuar një nga zyrtarët më të lartë të prokurorisë u fliste gazetarëve të kronikës së zezë, të cilët e kishin cituar atë në një shkrim “me spec”. Kështu, në këtë situatë, kur të gjithë ndiejnë frikën e një plumbi, janë njerëzit e drejtësisë ata që tremben më shumë, duke përjashtuar ata që bëjnë pazaret me krimin. Dhe kanë të drejtë. Ata që tashmë kanë marrë në dorë frenat e kësaj arme nuk kanë viza të re-?uara me kangjella e kamera vëzhguese - të paktën të rinjtë - nuk kanë makina të blinduara, as rojë tek dera e apartamentit. Ata thjeshtë ngrihen në mëngjes shkojnë në zyrë, punojnë dhe në mbrëmje shkojnë sërish në shtëpi. Njësoj si ai që punon tek fabrika e këpucëve apo në njëj sallameri. Dhe të mendosh se një nga këta prokurorë ka në dorë dosjen e një organizate mafioze që merret me trafikim e klandestinëve dhe drogës. Një tjetër heton një bandë kriminalësh, apo të tjera dosje të këtij lloji. Dhe janë politikanët, ata që kanë qenë të akuzuar e lidhura si lunkera, që bërtasin më shumë për lirinë ... kundër krimeve e mafias. Tashmë karriera? ... punon? ... Ndonëse ... Falkanë, nuk është e thënë që shteti të presë për të kuptuar kur ai të jetë vrarë.

Oficeri i policisë rrëmben femrën

Pranga për dy trafikantë nga Vlora. Filon hetimi F 8

Thyhen radiot e policisë dhe shulet trau i kufirit

Fshatarët sulmojnë doganën e Kukësit

F 9

Takimi me donatorët e huaj në Tiranë

Burokracia mban peng ndihmat F 13 Parlamenti kritik on krerët e rendit për vonesën e ligjeve Deputetët socialistë kundër Qeverisë F 5 Patrullime nga policia shqiptare dhe “Guardia di Finanza” Pas tragjedisë, kordon bregdeti F 7 Alarmi i bulmetit: “Është antihigjienike” Ushqimet: 50 vetë në spital F 11

Vlora përkujton revoltat në Sheshin Artur Rustemi

Një vit më parë, varrimi i të riut Artur Rustemi Foto ARMANDO BABANI

MAFIA kërcënon prokurorët

Telefonata anonime në zyrat e prokurorive: Lironi të arrestuarit “Kërkohet lirimi i të akuzuarve për krime të rënda e kontrabandë”. Hetuesit të trembur: Nuk munohet në këto kushte Terror mbi drejtësinë shqiptare. Me dhjetra prokurorë dhe hetuesa në të gjithë Shqipërinë, kanë provuar ditët e fundit pushtetin e kërcënimeve dhe të presionit deri dhe me jetën, nga persona shumë të afërt të njerëzve që aktualisht hetohen për krime tepër të rënda. Thirrje të tilla “lironi të burgosurit, se do t'ju zhdukim”, kanë qenë për ditë me radhë, referimi i anonimative trima nëpër zyrat e hetimit. Pikërisht, kur tashmë fjalen po e thotë ligji me anën e përfaqësuesve të tij, dhuna psikologjike dhe kërcënimi i hapur, është urdhër këmbëkryq. F 2

Iniciativë e Meidanit për të ulur në tryezën e Presidencës liderët e PS dhe PD

[Pjesë teksti e prerë në skajin e sipërm dhe të majtë] ... por besoj ... epunim ... et. ... mar- ... me Sh- ... n, keni ... tonë ... peda- ... zhdojë ... hen? ... të se ... niveli ... më të ... tepë- ... m për ... hmen ... onike ... vojtej. ... resor ... në ... Kjo ... se po ... në ... është ...