12/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 shkurt 1998

Berisha i pafajshëm?!

Përfundon raporti i parë i Ngjelës. Hetimet e revolta ve, nuk gjenden shkaktarët Deputetët të pakënaqur nga Komisioni. Nën akuzë 12 emra. Faqe 3 Përfundon raporti i parë i Ngjelës. Hetimet e revolta ve, nuk gjenden shkaktarët Berisha i pafajshëm?! Deputetët të pakënaqur nga Komisioni. Nën akuzë 12 emra. Faqe 3

Dëshmi apo marrëveshje

Mbrëmë, në ora 22.10, mbaroi diskutimi i deputetëve rreth raportit fillestar për ngjarjet e janar- qershorit 1997, të paraqitura nga kryetari i komisionit parlamentar, z. Spartak Ngjela. Duhet pranuar se raporti, përveç disa fakteve të cilat dihen tashmë publikisht nga të gjithë, nuk nxorri ndonjë gjë të re, përkundrazi la të nënkuptohej se “Qeverisja e Berishës nuk është shkaku i revoltave dhe i shkatërrimit të shtetit”. Të habit fakti se raporti, përpara se të kalonte në parlament, është miratuar edhe nga deputetët socialistë të komisionit. Në të vërtetë, revoltat erdhën si pasojë e qeverisjes së keqe të pushtetit të Berishës, e vjedhjes së parave nga firmat rentiere dhe e votave të 26 majit 1996. Gjatë revoltave të vitit të kaluar u vranë me qindra të sh- qiptarë. Lotët e nënave dhe motrave nuk janë tharë ende, ndërkohë që ato presin jo hak-

Mali Zi, kapen 100kg drogë shqiptare Arrestohet kreu i mafias

F 11

Ministria e Brendshme propozon masat antitrafik Qeveria të bllokojë skafet

F 2

Brindisi, tërhiqen italianët që kërkonin viktimat

F 2 Otranto, stop kërkimeve F 9 Futet në rendin e ditës abrogimi i ligjit anti PKSH Komunistët: Duam ditën e Enverit F 4 Sot, socialistët e rretheve mblidhen në Tiranë Akuzat e bazës, tani në kupolë F 5 Lëvizje edhe në Devoll, Berat, Kolonjë, Pogradec Furtunë mbi blu-të e rretheve F 9 ME 1 MARS ÇDO DITË Çdo ditë me 32 faqe Çmimi: 50 lekë

Ikën nga Vlora Komisar Abazi

Tragjedia e fundit në Otranto, shkak për ndryshimet Protagonisti flet nga shtrati: “Lëvizjet janë të natyrshme”. Në vend të tij drejtuesi nga Tirana sojë me qindra të shqipëtarë. që ato presin jo hakmarrje, por vetëm drejtësi. Këtë pakënaqësi e shprehën dje pothuajse të gjithë deputetët. Deputeti i pavarur, Lesi, tha se nuk ishte dakort me frymën e raportit dhe kërkoi që drejtësinë ta vendosin ata që kanë premtuar dhe kanë fituar votat e njerëzve më 29 Qershor. Megjithatë mbrëmë u dha të kuptohej se drejtësia nuk ka për t’u vendosur në lidhje me ngjarjet e vitit 1997. “Ka ndryrë politika dhe kompromisi në mes popullit, të vrarëve dhe drejtësisë”, tha Lesi. E kur ndërhyn kompromisi politik në dëm të interesave mbarëpopullore atëherë diçka nuk funksionon në mekanizmin shtetëror”. Nga raporti aludohej sikur pushteti i PD nuk ka krijuar firmat rentiere nga ku morën shkak revoltat; gjithashtu nënkuptohej se në Shqipëri nuk kanë patur gisht agjenturat e huaja, ndërkohë që ato janë ulur këmbëkryq edhe sot në mes të Tiranës. Raportet zyrtare deklaruan se agjenturat e huaja morën pjesë edhe në revoltën e Shkodrës para disa javësh. Agjentët e shërbimeve sekrete të huaja janë maskuar nën petkun e presidentëve të firmave private, të të interesuarve për të investuar në Shqipëri, e madje edhe në piramidën e lartë shtetërore. Por dje, nga raporti Ngjela, u krijua ideja se ishte opozita e djeshme, pra pozita e sotme, ajo që i dha ngjyrën politike revoltave dhe më pas u shkatërrua Shqipëria. Shkaktarë e vërtetë (sipas dokumentave sekrete) janë: Sali Berisha, Bashkim Gazidede, ish-kryetar i SHIK, Agim Shehu, ish-zv.ministër i Brendshëm, Xhait Xhaferri, ish-komandant i Gardës së Republikës, pa harruar edhe deputetin Shaban Memia, i cili hapi depot e armëve në Tiranë. Këta janë peshqit e mëdhenj. Të tjerët dalin pas tyre, thjesht si vegla të verbëra në duart e regjimit. Pak a shumë kështu diskutuan një pjesë e deputetëve mbrëmë në parlament, duke kritikuar punën e komisionit, por edhe duke i kërkuar atij që në raportin përfundimtar që do të paraqitet pas dy muajve, të vihet gishti mbi fajtorët. Deputeti Spartak Ngjela, i cili mbajti dje raportin në emër të Komisionit. Foto A. BABANI Largohet nga Vlora Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Nënkolonel Gjon Abazi. Kështu njofton dje agjencia zyrtare e lajmeve në Shqipëri. Ish-kreu i Policisë vlonjate largohet nga qyteti bregdetar mesa duket për të shkuar në ndonjë rreth tjetër. Burime të Drejtorisë së Policisë të rrethit pohojnë se qysh dje ka mbërritur një grup nga Ministria e Brendshme nën drejtimin e Ilir Çanos, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë.