Superkontroll i policisë, mbërrijnë dhe qentë specialë. Faqe 2
Politika e ngrirë
NGA BLENDI FEVZIU Një deklarim i Mejdanit, ka mjaftuar për të rikthyer në skenën politike, një ndër problemet e mprehta të kohës, kontaktet midis liderit të mazhoranës dhe atij të opozitës. Në shtër-pasën politike të javës, problemi është komentuar dhe rekomentuar nga shtypi, shpesh, duke i kaluar përmasat reale. Por nëse tejkalimi i masës lidhet më shumë me tirazhet e gazetave dhe efektet e tij, thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar. Në Shqipëri mungon dialogu pozitiv - opozitë dhe kjo nis së pari tek liderët e dy forcave kryesore, Nano dhe Berisha. Kronologjia e marrëdhënieve midis tyre, e treguar me detaje nga gazetat, ka shënuar edhe njëherë se dy liderët, rezulton të jenë takuar së fundi gati pesë vjet më parë dhe se ky rast, është padyshim unik në botën e qytetëruar Dy njerëzit që janë prezantuar së pari në mesin e nëntorit 1990, në një intervistë të përbashkët në gazetën “Zëri i Popullit”, janë mbyllur në bunkerët e tyre duke tërhequr pas vetes, siç ndodh në rastin e Berishës, edhe partinë. Por nëse evidentimi i këtij fakti nuk ka sjellë asnjë zhvillim, pyetja logjike që rrjedh prej tij, është se çfarë efekti mund të ketë takimi Nano - Berisha në politikën e ditës? Komentet dhe deklarimet fatkeqësisht kanë qenë pesimiste. Së pari, është absurde që një takim midis dy shefave të grupeve politike në vend të kërkojë ndërmjetësimin e një personi në tretë. Qoftë ky edhe Presidenti. Një precedent i tillë duket se po e fut politikën në një udhë pa krye dhe po komplikon pakuptuar elementët më të të thjeshtë të saj. Ai po ushqen mosbesimin, një ndër efektet më negative të politikës sonë. Në këtë kontekst nuk është aspak çudi që shpesh të kërkohet monitorizëm ndërkombëtar i takimit, apo i gjithë kontakteve midis mazhorancës dhe minorancës në përgjithësi. Së dyti, takimi duhet pranuar se ka kryesisht vlerë simbolike. Ai mund të shërbejë për të ulur tensionin në vend dhe për të instaluar, qoftë edhe formalisht, institucionin e dialogut dhe debatit. Njëherazi, mund të jetë dëshmia më e mirë se politika shqiptare është realiste dhe se ajo i njeh parimet bazë të civilizimit. Natyrisht, takimi midis Nanos dhe Berishës nuk mund të jetë mrekullia e pritshme. As zgjidhja që do të riparojë politikën e ngrirë. Për të mekur këtë apo atë, ose efektet që mund të sjellë, dy palët duhet të ulin heshtat dhe të censurojnë gjuhën e urrejtjes. PD duhet të kthehet në parlament dhe njëherazi të japë kontributin e saj në hartimin e kushtetutës. Këto hapa të domosdoshëm dhe njëfarë të tjerë, janë kushte bazë për realizimin e një kontakti real. Të tillë, që të të bëjë të besosh se politika shqiptare i është rikthyer sentencës së vjetër të Aristotelit: “Forca e bindjes nuk ka tempuj tjetër përveç fjalës”.
Ikën kreu i Durrësit
Otranto shkakton stuhi mbi policinë
F 7
Rihapen letrat e Gjallicës
Akt i ri ekspertimi mbi financat e kompanisë
F 6
Asnjë nga ish-et nuk shkel në zyrat e PD
Braktiset selia e Berishës F 5 Sherr mes rendit dhe policisë doganore Kapën 17 “maune kontrabandë” F 11 Presidenti malazez takohet me “Rozafa Moraca” Shkodër, do hapet Hani i Hotit F 9 Meidani në Ankara për marrëdhëniet shqiptaro-serbe Turqia: SHBA të jetë palë e tretë F 4 ME 1 MARS Koha Jonë Çdo ditë me 32 faqe Çmimi: 50 lekë
Komisioni Ngjela dhe prapaskena e Majkos
Faqe 24
Pandeli Majko mes Nanos dhe Tritan Shehut
Foto GENT SHKULLAKU
Pandeli Majko mes Nanos dhe Tritan Shehut. Foto GENT SHKULLAKU
PS, e pakënaqur nga Qeveria
Akuzë për drejtuesit e shtetit. Malaj, Bufj, Ceka... ministrat që u vunë nën goditjen e bazës së partisë
Dje, mbledhje e krerëve socialiste të rretheve
Drejtuesit lokalë të PS, të ardhur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, kritikuan dje me tone të ashpra qeverinë e Fatos Nanos, për moszbatimin të reformës administrative, në një mbledhje ku Gramoz Ruçi u rikujtoi socialistëve autoritetin e tij të dikurshëm. Ministrat Arben Malaj, Ylli Bufj dhe Nertan Ceka, u gjendën dje në shënjestrën e kritikave të drejtuesve të degëve të PS.
F 3
Orë paniku në godinën e Kryeministrisë. Telefonata anonime shkakton alarmin e rremë