Kryeministri: “Politika e vjetër e PD po instalon terrorizmin” Faqe 3
Cila është puna jonë
NGA FRROK ÇUPI
Po na ngjet një fatkeqësi e madhe dhe absurde: Nuk e dimë cila është puna jonë. Sikur të pyesim secilin: Cila është puna jote sot? Njëri do të përgjigjet se po pret Parlamentin çfarë do të vendosë për imunitetin; tjetri do të thotë se e shqetëson butësia e qeverisë; një i tretë do të thotë se komunistët po hakmerren me demokracinë... etj., etj.
A është punë, kjo?! Sigurisht, qytetari i një vendi ka për detyrë qytetare që të dijë çfarë ndodh në vendin e tij, me politikën, me ekonominë, me kulturën, etj. Por kjo nuk është e vetmja detyrë qytetare. E para është angazhimi i tij në punë për t’i dhënë vlera vetes e pastaj edhe shoqërisë. Ndërsa në vendin tonë po vazhdon të ndodhë që të mos dihet cila është puna e individit. Në vend që shoqëria të përfitojë gjërësi, e ka ngushtuar qenien fillestare të saj. Për fat të keq këtu hapet shtegu për dy të këqijat e mëtejshme.
E keqja e qeverisjes, së cilës i përshtatet një individ i skllavëruar për arsye se nuk njeh vetveten. Edhe në këtë periudhë qeverisëse të ardhur nga kriza më e egër e shqiptarëve, po vërehet e njëjta pamje e qeverisjes së rrëzuar në raportet e saj me angazhimin e individit. Në vend të punës, qeverisja para të qeverisurve servir përditë pak krim, pak fterë-sa nga Europa, pak parlament, një letër nga Bota, pak spektakël me opozitarin që flet turbull ose edhe një ngatërresë mes institucionesh- përpiluar në zyrat e vogla. Dhe më në fund pak shpresë se mund të dalësh në rrugë dhe nuk të vrasin. Vetëm kjo është puna e qeverisjes?! Në momentin kur qeverisja i thotë qytetarit se po i garanton jetën, atëherë edhe qytetari nuk kërkon më shumë. Pak bukë dhe tërë ditën: si u tha e si u bë. Një qytetar i “rrahur” në këtë mënyrë, nuk është në gjendje që të mendojë se cila është puna e tij dhe cila është puna e qeverisë.
E “mira” e anti-qeverisjes që po quhet “opozitë”, fillon aty ku qeverisja dhe qytetari nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin dhe nuk njohin punën e secilit. Këtu po hyn pjesa e katërtare e politikës së shtetit dhe gjen terren. Duke krijuar akte spektakolare me armë, me bomba, me shpifje, këta kanë të siguruar një sukses: Është e sigurtë se mbas karrocës së tyre do të marrin me vete qeverisjen dhe të qeverisurin. Në këtë mënyrë askush nuk shkon në punën e duhur. As qytetari, as qeverisja dhe as opozita. Të gjitha i vuan vendi ynë, secili nga një në një për një. Çfarë të bëjmë? Duhet ta fillojmë nga e para: Të mendojmë cila është puna e secilit.
Gjirokastra përsëri nën frikën e shpërthimeve
Sulmohen depot e tritolit
Mbërrijnë forca speciale nga Tirana, terroristët fshihen në shpellat e malit të Sopoti
Rreth orës 04.00 të ditës së enjte forca të Policisë vendase sëbashku me atë të RENEA-s që mbërritën nga Tirana ushtruan kontrolle në katër banesa të këtij fshati për ndalimin e personave të dyshuar, thënë burime të Komisariatit të rrethit. “Kontrolli ka vazhduar edhe në terren - pohoi Drejtori i Policisë Rajonale, Nënkolonel Islam Qirini - dhe megjithëse terroristët janë fshehur diku në shpellat e malit të Sopoti, ne kemi besim se do të arrijmë t’i ndalojmë dhe t’i çojmë ata në bankën e të akuzuarve”. F 9
Fotos Nano në një konferencë shtypi para 29 qershorit. Foto GENT SHKULLAKU
Vritet shoferi i Gjynushit
Aksident misterioz nga një makinë me targë të huaj F 2
Aksident misterioz nga një makinë me targë të huaj
Vritet shoferi i Gjynushit
F 2
“10” e madhe për zgjedhjet e reja
Mbërrin rezoluta nga Parlamenti Evropian F 5
Mbërrin rezoluta nga Parlamenti Evropian
“10” e madhe për zgjedhjet e reja
F 5
Hajdari “zhvishet” javën tjetër
Kryeprokurori Rakipi në komisionin e mandateve F 3
Kryeprokurori Rakipi në komisionin e mandateve
Hajdari “zhvishet” javën tjetër
F 3
Lino takohet me Milon
Ambasadorja e SHBA në ministrinë e Jashtme F 4
Ambasadorja e SHBA në ministrinë e Jashtme
Lino takohet me Milon
F 4
Vlorë, gjimnazistët kapen me armë
Policia fillon kontrollin në shkollat e mesme F 8
Policia fillon kontrollin në shkollat e mesme
Vlorë, gjimnazistët kapen me armë
F 8
Kapet vrasësi i A.Sykes
Shkodër, arrestohet i kërkuari që prej 8 muajsh F 9
Shkodër, arrestohet i kërkuari që prej 8 muajsh
Kapet vrasësi i A.Sykes
F 9
Miratohet paketa antikrim. Fjalim i ashpër i Nanos: Opozita po përdor bombat dhe armët