Partitë fituese: Nano të na llogarisë edhe ne për vendimet që merr kabineti i tij
Fino: “Ne nuk mund të presim koalicionin për punën tonë” Faqe 3
Fund çmendurisë kriminale
NGA FATOS LUBONJA Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë, Shqipëria të jep përshtypjen e një të sëmuri psiqik që me ardhjen e pranverës ka filluar të shfaqë simptoma të forta marrëzie. Kush e fillon ditën në mëngjes me dëgjimin e pasqyrës së shtypit, që tashmë jepet nga disa stacione televizive, zor se del nga shtëpia me ngrohtësi në zemër. Asnjë lajm se diku po ndërtohet një shkollë, një urë apo një spital. Asnjë lajm për ndonjë investim serioz. Vazhdon granata në komisariatin e Shkodrës, luftë në depot ushtarake të Kukësit, hidhet në erë ujësjellësi, tritol në Gjirokastër, thirrje për braktisje të parlamentit e gjithfarë bëmas[h?], që gjithkash di se kanë burimin tek aktiviteti destruktiv i bandave të PD. “Si është e mundur që tre milion shqiptarë të vazhdojnë të mbeten peng i çmendurisë së disa nuk frenohet dot energjia negative që prodhojnë këta pak njerëz?”. Këto janë pyetjet që dëgjon nga goja e njerëzve gjithandej. Të pafuqishëm për të bërë diçka me duart e tyre, njerëzit zënë e mallkojnë shtetin. Pastaj fillojnë akuzat se pushtetarët tanë e kanë mendjen si të mbushin xhepat dhe më në fund dikush thotë se Shqipërinë e vitit 1998 nuk do ta qeverisin më as Nano as Berisha, por krimi, prandaj duhet ikur sa më parë që këtej. Kjo është gjendja shpirtërore e shumë shqiptarëve sot. Është një gjendje që kërkon t’i jepet fund një ore e më parë çmendurisë kriminale në kokën e Shqipërisë. Mirëpo, paradoksalisht, sa më shumë rritet nevoja për t’i dhënë fund kësaj çmendurie aq më shumë njerëzit bien dhe konfuz[i?]oni. Këtë flet për zbulimin e vjedhjeve të mëdha të piramidave, andej pronarët e tyre nuk arrestohen, por kundërsulmohen nga televizorët e tyre privatë. Këtë kryetari i Kushtetueses dhe agjent i UDB-së dhe i Sigurimit, ata vazhdon të japë konferenca shtypi dhe të mbrohet nga opozita, këtej bëhen hetime për gjakun e Vlorës, andej autorët e gjakut kryejnë krime të tjera. Endërkan Nano, këtij i bën një fjalim të ashpër kundër kriminelëve politikë - kuptohet, e ka fjalën për Berishën dhe të tijtë - andej boton në “Zëri i Popullit” se u ka thënë gazetarëve të huaj që Berishën nuk e konsideron armik politik. Si do të frenohet kjo rrokopu[j?]ë moralo-politike? Njerëzit ngushëllojnë se më së pari kjo është detyrë e atyre që kanë marrë përsipër barrën e votës që i dha populli shqiptar. Gjer më rëndë të votës që i dha populli shqiptar. Gjer më sot liderët tanë nuk kanë koordinuar veprimtarinë, por janë dominuar nga pasione spontane politike dhe janë gërryer nga ambiciet ndaj njëri-tjetrit, kombinuar këto me nënshtrimin ndaj këshilltarëve të huaj të huaj. Kjo ka krijuar një situatë probleme më shumë të shpërthimit sesa të zgjidhjes. O sot o kurrë duhet që ata të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit për të zgjidhur, më në fund, disa probleme. Dhe i pari problem që duhet zgjidhur është dhënia fund e çmendurisë kriminale.
Shkodër, dy shpërthime në mesnatë
Sulm me granata mbi policinë
F 2
Dy rivalët politikë nisen drejt Korçës
Gjinushi siguron Berishën
F 3
Shtohen radhët e komunistëve nga jashtë
Lumë spiunësh, dalin edhe 35 të tjerë
Komisioni Bezhani: Në SHIK 4 njerëz me dosje, në ministrinë e Brendshme 31 të tjerë
Faqe 5
Pa ujë 50 mijë banorë
Atentat i rëndë në Veri në orët e para të mëngjesit
Hidhet në erë me tritol Ujësjellësi i Kukësit. Ministria e Brendshme: Ky është krim politik
Atentat i rëndë në Veri në orët e para të mëngjesit
Pa ujë 50 mijë banorë
Hidhet në erë me tritol Ujësjellësi i Kukësit. Ministria e Brendshme: Ky është krim politik
Në orën 03.00 të mëngjesit të ditës së djeshme, janë tronditur banorët e fshatrave Mulosian, Domje e Grabçicë, 20 kilometra larg qytetit të Kukësit. Një sasi e madhe tritoli është vendosur 30 metra në thellësi të tunelit ku ndodhet tubi kryesor, ku si rezultat i shpërthimit është shkëputur tubi në gjatësinë 2 metra, duke shkaktuar kështu ndërprerjen e ujit. Ndërkohë sapo kanë marrë njoftimin forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar fshatin për të rënë në gjurmët e atentatorëve, por pa mundur as t’i kapin e as t’i identifikojnë vrasësit.
F 9
Berisha
F 3
Shtohen radhët e komunistëve nga jashtë
Bodigardi i PD anëtar i PKSHA
F 4
Kryeministri shqiptar takohet me Cërvenkovskin
Nano, një natë në Ohër
F 4
Mbi 100 leje për biznesmenët e mëdhenj
Vlorë, armë për tregtarët
F 8
Speciale/ Shqiptarët që luftojnë për Kosovën
UÇK, ushtria me maska
F 16