Nano: Berisha po përdor armë, bomba, lirim të kriminelëve... Faqe 3
Kryeministri Nano mban fjalimin e tretë të ashpër për situatën e tensionuar në vend
Kulaçi dhe kërbaçi
NGA EMIN BARÇI
Pas ngjarjeve në Shkodër, Kukës, Berat dhe Tiranë, përëndimi duket se ka vendosur të zbatojë me Shqipërinë politikën e kulaçit dhe kërbaçit. Dje, Komisioni Evropian i akordoi qeverisë shqiptare një ndihmë prej 5 milion ECU (kulaç), duke theksuar se do të ketë edhe fonde të tjera, nëse Shqipëria bën përparime në reformat e nisura ekonomike dhe administrative (kërbaçi). Po dje, ministri i Jashtëm gjerman Kinkel, pasi theksoi se ngjarjet e Shkodrës nuk janë fotografia e gjithë Shqipërisë (kulaçi), nuk harroi të kujtojë shqiptarët se janë vetë fajtorë për ç’ka ndodh në vendin e tyre (kërbaçi).
Nxitimi i përëndimit për të përkrahur qeverinë e kryeministrit Nano, nga njëra anë është e merituar nga ky i fundit. Nga ana tjetër, kancelaritë janë të detyruar të mbështesin stabilitetin në Shqipëri, pasi një krizë e re si ajo e marsit ’97 do të krijonte sërish probleme për gjithë komunitetin ndërkombëtar.
Lidhur me trazirat e Shkodrës, kryeministri italian Prodi u shpreh i sigurt se ngjarja ishte e lokalizuar dhe e organizuar vetëm nga disa dhjetra persona. Por 72 orët që vijuan, plotësuan kuadrin e rishfaqjes në miniaturë të dramës “pranverë ’97”. Një ngarkesë tritoli la pa jetë të paktën 40 mijë banorët e Kukësit. Banditë me kallashnikovë bënë masakër në mes të Beratit, duke detyruar 50 mijë banorët e tij të mbyllen nëpër shtëpi në mes të ditës. Së fundi në kryeqytet, të burgosurit tentojnë lirirën si një vit më parë.
Pavarësisht se nga pikëpamja gjeografike ngjarjet janë të shpërndara, në mendjet e gjithë shqiptarëve për katër ditë rresht është rikthyer pasiguria e jetës që u përjetua në pranverën e kaluar. Ai besim që kjo qeveri kishte filluar të ushqente tek shtetasit e vet, brenda katër ditësh u lëkund ndjeshëm. Siguria për jetën nuk do të dijë nëse sulmi organizohet nga Serbia apo Sa- lliu. Paqa e qytetarëve nuk lidhet me ashpërsinë e deklaratave të drejtuesve të rendit, apo edhe të vetë kryeministrit, i cili mbremë e cilësoi PD, si maternitet të krimit, pasi ky i fundit ngriti krye deri në frikësim. Në kushtet që po përjeton vendi, një vizë për jashtë shtetit mbetet partia apo zgjidhja më e preferuar për shqiptarët.
Ndërsa përëndimi po dënon nxitësit moralë dhe politikë të dhunës që këto ditë ka shpërthyer në Shqipëri dhe po mbështet qeverinë e koalicionit pa rezerva, shqiptarët duan të dinë se deri kur do të vazhdojë ky qëndrim. Ndihma me fjalë dhe deklarata mund të vazhdojë edhe pafund, por Shqipërisë i duhen investime, kredi, korridore, naftësjellës, punë dhe para. Edhe nëse kancelaritë e përëndimit do të ftonin investitorë e tyre të vraponin në Shqipëri, gropat e tritolit, plumbat e kallashit, gjuhë e flakës, trembin edhe një dollar investim. Ndaj kulaçi dhe kërbaçi përëndimor për Shqipërinë është shumë i thjeshtë: “Jeni të mirë, dhe i detyruar nga vetë ne: ‘Jeni të mirë, por paratë tona tek ju janë të rrezikuara’.”
Burgu, ja si u shtyp revolta
Faqe 2
Dje në burgun e Tiranës pas ndërhyrjes së forcave policore
Foto REUTERS
Kapet “Rambo” nga Mali i Zi
Dyshohet për lidhje me ngjarjen e Milotit. Në makinë, 4 automatikë, 35 bomba dhe 2 mijë fishekë
Kukës, arrestohen tre persona të armatosur
Policia ka arrestuar brë Kukës një “rambo” nga Mali i Zi. Dy tëproponjë dhe një shqiptar me nënshtetësi malazeze, janë arrestuar natën e të mërkurës nga policia ndërsa kanë kundërshtuar kontrollin e policisë. Burime të policisë së Kukësit, bëjnë të ditur se të mërkurën në mbrëmje ora 20.00, një automejt tip “benz” me targë MRRJ 7678, tek po ecte me shpejtësi nuk i është përgjigjur sinjalit të postbllokut të policisë, për kontroll të dokumentave të mjetit.
F 7
Tragjedia nuk përsëritet
Kinkel, Fasino, Andreata dhe Këshilli i Evropës
F 3